Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari
Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Programi mbi Dhunėn nė Baza Gjinore(DHBGJ) i filluar nė vitin 1999, nga OJQ amerikane “IRC”, ndikoi ne thyerjen e heshtjes mbi dhunėn, e sidomos tė asaj familjare. Ne vitin 2001, ne bashkepunim me grate e ketij komuniteti, u hap Qendra per Mireqenjen e Gruas, e cila vepron edhe sot e kesaj dite. “Ballkanasit me duket se ne pergjithesi e kane ate prirje qe familjent a marrin si dicka mbi te cilen askush s“ka te drejte,as ligji as shteti. -thote Mehrije Haxhisefa, keshilltare ne kete qender-E, nese viktima me vite te tera ka qene e ekspozuar dhunes, ajo sistematikisht e ka humb ate vetdijen mbi vleren e saj dhe kjo vetedie eshte aq e ulet sa nuk e kupton se dhuna ne asnje rast nuk justifikohet. Ndersa, dhenja e mundesise qe ajo te flas mbi veten dhe mbi problemet e saj, e ndihmon ate qe te ngritet moralisht dhe te kuptoje se edhe ajo eshte e rendesishme, se edhe ajo eshte pjese e shoqerise...E ndihmon,fundja,te jete vetvetja!” Ne dhjetor te vitit 2002, prane kesaj qendre hapet “Shtėpia e Sigurt”, nje strehimore e tipit te mbyllur. e cila ofron te mbijetuarve te dhunės, grave dhe fėmijėve, strehim, sigurimin e ushqimit dhe te veshmbathjes, mbėshtetje psikosociale dhe ne bashkėpunim me institucionet pėrkatėse i ofrojmė atyre pėrkujdesje mjekėsore, juridike, trajnime edukative pėr ngritjen e vetėdijesimit dhe fuqizimit te tyre si dhe aktivitete tjera rekreative. “Me strehim nenkuptojme, strehe dhe ushqim per ate dhe femijen. Kapaciteti is trehimores sone eshte per 18-te persona, mirepo shume shpesh ndodh qe te kalohet edhe numri 20-te 25, sepse nanat ne te shumten strehohen me femijet. Ndersa, e vecanta e kesaj qendre eshte se ajo ka komponenten e edukimit. Qendra ka stafin i cili punon ne ngritjen e vetedijes ne komunitet mbi dukurite e ndryshme, sic eshte eshte dhuna, trafikimi dhe prostitucioni. Pastaj, stafi punon edhe me personat qe ushtrojne dhune, ne kete rast me burrat, ku gruaja, burri dhe keshilltarja bashkebisedojne deri ne zgjidhjen e problemit. Pra, te shpeshta jane rast kur qifti perfundon me ribashkim!” Kesaj qendre, e cila tash nente vjet vepron ne objekt me qira, KFOR-i italian me 30 per qind participim nga komuna e Pejes, do t“i ndertoje strehimoren ne truallin e blere nga organizata gjermane, Diakonia. Ajete Beqiraj, Radio Kosova |