Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Populli i Kosoves - Gjak per vellezerit e Shqiperise

Permes transmetimeve te drejperdrejta me mediat e Shqiperise, kosovaret shperthimin ne afersi te Tiranes e percollen nga afer, duke u bere pjese e kesaj tragjedie.  Pas thirrjes se Qendrws Kombtare per Transfuzionin e Gjakut, nw Kosovw, që të fillojë grumbullimin e gjakut per viktimat e shperthimit te sotem ne Gerdec te Tiranes, përgjegja e kosovareve ishte shume e shpejt. Sepse, ishte nje clirim nga ankthi dhe me e vogla qe mund te behej per te zbutur tragjiken e bashkekombasve te tyre. Si gjithandej ne Kosove, kush nga shtepia, kush nga puna, kush nga rruga e te tjere nga arat, edhe qytetare e Rajonit te Pejes, u dynden drejt qendres se Tranfuzionit te Gjakut, ne Spitalin Rajonal.

 „Isha tuj shku n´shpi dhe me tw degjuar thirrjen, u ktheva mbrapshte per te dhene gjak per vllaznit shqiptare”-thotw Ilir Rrustemaj, nga Strellci i Decanit.

“Me t´u tkhyer nga puna n´shpi, mesova nga bashkeshortja per tragjedine dhe erdha saora t´iu bashkangjitem te tjereve. Do te dhuroje gjak aq sa t´iu duhet”-thote Bahri Vokshi-nga Peja.

“Jom kone tuj punu ne fshat e shoqja me tha se ka ndodh nje tragjedi. E perjetova rende…Shume rende! Prandaj,vrapova me dhuru gjak, per vellezerit tane…Me shpetu jete!-thote Shqiperi Shatri nga Tomoci I komunes se Istogut.

“Sapo u ktheva nga Prishtina. Kur me thane nena dhe bashkeshortja cka kish ndodh, erdha te dhuroj gjak per vllaznit shqiptare”- thote Nexhdet Ahmeti, nga Peja.

Nderkohe qe, Bajrush Brahimaj nga Jabllanica e Gjakoves, I cili ka kalur 50 kiloemtra per te dhene gjakun e tij, pohon ta kete degjuar shperthimin ne Tirane.

“Vallahi une kam qene brenda dhe aq ka qene detonim I madh sa m´I ka ka dridh edhe xhamat n´shpi. Thashe e kanw shpwrhthy KFOR-I ndonje mjet ne kufi, se pse ka ndodh ajo ne Tirane…”

 Gjendjen nga afer e percolli edhe drejtori i spitalit, dr.  Skender Dreshaj, perderisa Luljeta Hasani, moter kryesore e Repartit te Diagnostikes, eshte vetem njera nder motrat e ekipit te mobilizuar.

„Jemi te merzitur per tragjedine…Njerezit lajmerohen me te madhe t´iu ndihmojne viktimave ne Shqiperi. Prej ores 17 e 30 qekur lajmeruam gjendjen e jashtezakonshme, fluksi i tyre nuk ka te ndalurë

Thirrja e kryetarit te Kuvendit Komunal te Pejes, dr.Ali Berishes, i cili kish arritur para te gjitheve, ishte nje arsye me shume qe korridori te stermbuhsej nga fluksi i qytetareve.

„Asht nje moment pikellimi per gjithe popullin e Kosoves. Fluksi i dhuruesve te gjakut ka fillaur menjehere dhe qytetaret po i peorgjigjen kesaj thirrjeje maosivikisht!”

Grumbullimi I gjakut vazhdoi gjate gjithe naten e se shtunes. Nderkohe qe sipas minsitrise se Shendetesise,

vetem ne 24 oreshin e pare, rreth 1000 qese gjaku te grumbulluar nga populli I Kosoves, u nisen per viktimat e tragjedise se gerbecit, ne Shqiperi.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqës - Lidhje - Kontakt - kosova.org