Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Tragjedi ne Shqiperi |
|
Pas njoftimeve per shpėrthimin nė bazėn ushtarake shqiptare nė Gėrdec tė Tiranės, presidenti I Republikes e Kosovės, Fatmir Sejdiu, me anė tė njė telefonate, ua shprehu dhėmbjen e popullit tė Kosovės, presidentit Bamir Topi dhe kryeministrit, Sali Berisha, duke uruar qė tė plagosurit tė shėrohen sa mė shpejt, ndėrsa qeveria dhe populli i Shqipėrisė tė gjejnė force pėr tė pėrballuar pasojat e tragjedisė. Nė telegramin e ngushėllimit tė kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, dėrguar kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, ndėr tė tjera, thuhet: “Institucionet dhe qytetarėt e Republikės sė Kosovės ndajnė dhėmbjen e madhe me familjet e tė ndjerėve dhe shqetėsimin e thellė pėr kėtė ngjarje tragjike qė ka tronditur opinionin dhe institucionet kosovare”. Zėvendėskryeministri I Kosovės, Hajredin Kuqi, nė njė konferencė tė jashtėzakonshme pėr media, shpėrthimin nė Shqipėri e quajti njė tragjedi kombtare, duke dėshmuar gatishmėrinė e institucioneve tė Kosovės pėr mbėshtetje tė vazhdueshme. „Qeveria e Kosovės menjėherė ka mobilizuar tė gjitha ministritė, tė cilat janė nė gjėndje tė lartė gatishmėrie. Angayzhim tė veēantė kemi me KFOR-in dhe TMK-nė, tė cilet kanė vėnė nė dispozicion efektivat e veta pėr sanimin e gjėndjes nė Shqipėri“. Kryeparlamentari I Ksoovės, jakup Krasniqi me kėtė rast tha se insitucionet e Kosovės dhe opulli I saj, po I pėrcjellin me shqetėsim ngjarjet nė Shqipėri, duke treguar gatishmėrinė pėr mbėshtetje nė ēdo kohė. Ministri i Shėndetėsisė, Alush Gashi, pėr mediat kosovare deklaroi se, „Pėr ne ėshtė njė gjėndje emergjente dhe tė gjitha kapacitetet e vendit tonė janė nė gjėndjen mė tė lartė tė gatishmėrisė, kemi kėrkuar nga transfuzioni I Kosovės qė tė fillojė grumbullimin e gjkaut. Pėrgjegja e qytetarėve tė Kosovės ka ardhur shumėe shpejt. Tė gjtha spitalet e Kosovės janė tė udhėzuara qė tė pėrgatisin kapacitete pėr kėtė gjėndje. Kemi nė dispozicion tė eskadrilėn e helikopterėve tė KFOR-it, kėshtu qė kemi kapacitete t“iu pėrgjigjemi kėrkesave qė do tė vinė nga Tirana“. “Qeveria e Kosovės do ta percjell me vėmendje ēdo lėvizje pėr tė marrė tė gjitha masat qė qeveria e Shqipėrisė dhe populli shqiptar ta pėrballojnė me lehtė kėtė tragjedi”-ky ėshte qėndrimi i autoriteteve kosovare, lidhur me shpėrthimin e sė shtunės, nė Gėrbec tė Tiranės, tė cilin qytetarėt pohojnė ta kenė dėgjuar edhe nė Kosovė. Ajete Beqiraj, Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |