Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Flamuri i Ri dhe Stema e Re Kosoves

“Dihet qė stema e Kastriotėve e ka zanafillėn qė nė shekullin 11-tė dhe se me shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė, me 1912 u mor pėr simbol tė shtetit tė ri shqiptar, ku shqiponja dy krenare e Skėnderbeut u vu mbi sipėrfaqen e kuqe. Ky ka qėnė simbol I tė gjithė shqiptarėve kudo qė ishin dhe ata e kanė pėrqafuar nė tė gjitha rastet, qofshin gėzime, pikėllime….”-sqaron profesor Shyqri Nimani, dizajner dhe historian I artit, ndėrkohė qė Sali Ajupi nga Fjerėza e Pejės, ėshtė dėshmitar I heraldikės sė kėtij flamuri:

“Pėr flamurin e mocem, kuq e zi, hallku janė vra, janė djeg e kall, se Serbia vec si e ka pa flamurin me shqiponjė, i ka vra!”

Pėrkudnėr tė gjithave, tradita qė flamuri i Shqipėrisė t’I prije cdo tubimi tė shqiptarėve kudo nė botė, ėshtė ruajtur deri nė ditėt tona. Ai flamur I prin edhe dasmės sė sotme, nė Isniq tė Decanit. Shkelqimi, 26 vjecar, flamurtar, I cili sap o kthehet nga krushqit tė cilėve iu printe, thotė se “nė ballė tė dasmės sė tij do donte ta kishte flamurin kombtar dhe atė tė shtetit tė ri tė Kosovės”.

Tashmė, dasmorėt u mblodhėn serish nė odėn dukagjinase, nė ballė tė sė cilės, sipas traditės, janė ulur burrat mė tė vjetėr. Por, ndonėse tė shtyrė nė moshė, ata pėrcjellin me vėmendje zhvillimet nė Kosovė. Ata janė tė vetdishem edhe se flamuri I tyre sė shpejti do tė duket ndryshe.

“Pa marrė parasysh cfarė flamuri do t’jetė, vec me konė me shqiponjė”-thotė Hyseni nga Lluka.

“Qeto duhet me e marrė tetanė. Se, njė zot shpie duhet me konė. Njė flamur duhet me konė!”-mendon Smajl Rrustemi nga Prilepi.

“Edhe nė Serbi ka gjithfarė komunitetesh, por asht flamuri serb”-thotė Selim Brahimi nga Fjerėza e Pejės.

“Edhe serbve, boshnjakėve, turqve e tanėve le t“ua japin. Por, qeky joni le t’jetė flamur tamon e jo sikur dhentė syka e lara”-mendon Ali Kamaj nga Strellci.

“Eh, flamurin kuq e zi qė e kemi, kto e mbajmė na nėpėr shpia. Por, dikush duhet me dale e me fol pėr ne nė Evrope”-thotė Ramadan Ukaj nga Lumbardhi I Decanit.

Dasma shqiptare vazhdon me gjallėrinė e zakonshme. Por, pėrkrah gėzimit, kėngėve e valles, nė sytė e tė gjithė krushqve pėr njė cast mund tė lexosh pyetje tė njejta: “Vallė, si do tė duket flamuri me tė cilin Kosova do tė prezantohet si shtet nė botė?” apo “Cili flamur nė dasmėn e radhės do tė valvitet pėrkrah flamurit tė kuq me shqiponjėn dykrenare”?

Lidhje:

Ajete Beqiraj, Radio Kosova

©2006-2009 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kalender 2009 - Kalender 2010 - kosova.org - Kontakt