Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari
Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
„Nga siperqafet e teresishme te tokes bujqesore nga 11 mije e e 551, komuna e Decanit ka mbi 7000 hektare me kullosa natyrale, kryesisht ne zonat natyrale te bjeshkeve e poashtu ne kullosat artificiale te zonave rurale“-shpjegon Bajram Qeku, zyrtar I Departamentit per Bujqesi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ne Kuvendin Komunal te Decanit. Fane Gjukaj, 66 vjecare
nga Strellci i Poshtem, tash kater vjet del ne Bjeshken
e Strellcit:
Fane Gjukaj “Une jam dal me plak dhe me tre fmije te djalit. I kam nente lope me vjeta edhe 11-te dhen. Uje ka, po osht pak larg. Vec e baj me kolice, ka kater pese kanta te dhjete killave i bi prej atjehit e te stani. Se, nuk mundet me u afrue se asht poshte e stanishta asht nelt. Drute I bime me traktor prej mas majes. I marrim te thata se te njoma nuk na len "shumari"...Besa edhe gjynah me i pre! Edhe rrugen e kane hidis me buldozer, fort mire. Uuuu, me kerr vjen deri n´dere te stanit" . Rruga e rrepiret, uji i larget dhe drute ne faqen tjeter te malit,nuk ndalojne perpjekjet e strellcjaneve per ndertimin e nje vendi sa me te bukur per te kaluar verimet. Qafa prej se ciles Rrafshi i Dukagjinit shihet si ne shuplake te dores, po gjallerohet perdite dhe nga te 5 stanet sa ishin ne pranevere, tashmë jane ndertuar 25. Dhe, Bjeshka e Strellcit eshte vetem njera nder Bjeshket e Decanit, ne te cilat popullata e ketushme kalon Duke ndertuar rrugen e stanit te ri stinet, muajt, javet apo qofte edhe vetem nje piknik ditor, me familje. Ajete Beqiraj, Radio Kosova |