Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Sheshi „Eliot Engel“ perballe murit te larte e te veshur  me protretin e tij, eshte vendi ku qytetaret e Pejes presin me duartroktije ndjerin nder perkrahesit me te medhenj te Kosoves dhe te pavaresise se saj, kognresistitn amerikan Eliot Engel.

„Peja eshte qyteti im i preferuar, ngase gjithe cfare duhet te bej eshte te kthej koken dhe te shoh fotografine time ne mur. Dhe, thene  sinqerisht, kjo paksa me ben te skucem, por edhe me jep ndjenjene  te qenit ne shtepine time, poashtu. Prandaj, faleminderit shume!“-thote kongresisti demokrat Eliot Engel, i cili bashke me kongresisten republikane, Geane Shmidt u priten, nga Kryetari i Kuvendit Komunal te Pejes, Ali Berisha.

„Qytetaret e Pejes dhe te Kosoves u jane mirenjohes sidomos  atyre qe ne ditet e para te perpjekjeve per clirimin dhe pavaresimin e Kosoves, kongresisteve: Eliot Engel, Tom lantosh, Bob Dol, dhe kongresisteve te tjere, te cilet perkrahen realizimin e pavaresise se Kosoves. Prandaj, gjithmone do te jene te mireseardhur ne Kosove!“-tha me kete rast, kryetari Ali Berisha.

Eliot Engel do te vazhdoje te jete pjese e historise se Kosoves:

„Pavaresia e Kosoves ka ardhur dhe eshte shume e rendesishme per mua te jem ketu per te shprehur perkrahjen timre te plote. Neser hyn ne fuqi Kushtetuta e Kosoves dhe une dua te jem pjese e historise se ketij populli.Ndersa, me kongresisten republikane nga Ohajo, Jeane Shmidt, me te cilen ne shume gjera nuk pajtohemi, kemi nje te perbashket te pamohueshme: se qe te dy e duam popullin e Kosoves dhe do te punojme edhe me tutje, per te siguruar gjithe ndihmen qe i duhet Kosoves nga ShBA-te“.

Te dy kongresistet amerikane Elito Engel dhe Geane Smidt, te cilet ne percjellje te Hari Bajraktarit paraprakisht kishin vizituar Istogun, drekuan ne familjen e Haradanjve ne Gllogjan te Decanit, per te vazhduar prej aty ne Rahovec. Delegacioni amerikan, me ne krye kognresistin demokrat Eliot Engel, do te qendroje ne Kosove deri me 16-te qershor.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqës - Lidhje - Kontakt - kosova.org