Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Komuna e Decanit ka nje pozite te pershtatshme gjeografike, kushte te volitshme klimatike, toke te plleshme, burime te shumta uji dhe te gjitha parakushtet per nje zhvillim te suksesshem te bujqesise. E vetdishme ketyre perparesive, shoqeria civile decanase e mbeshtetur nga USAID-i, pėrmes IREX-it dhe ATRC-se dhe duke inkorporuar eksperte tė  Drejtoratit tė Bujqėsisė, ka rezultuar me Hartimin e Strategjisė Komunale per Zhvillim te qendrueshem te bujqėsisė, projekt ky i implementuar nga Shoqata e Intelektualėve tė Pavarur, nga Deēani.

 “Qellimi eshte te shtyme proceset, gjithmone duke pasur per baze interesin e qytetareve. Projekti yne eshte orjentu ne fushen e  pemtarise, bletarise, turizmit dhe te gjitha fushat ngerthehen ketu, ndersa qytetaret me teper kane qene te orjentuar ne bletari, blegtori dhe pemtari. Por, me rendesi eshte qe te shikojme edhe me tutje prioritetet strategjike qe kane dale prej dokumenti ,edhe me tutje do te punojme ne kete drejtim“-thote drejtori I kesaj OJQ-je, Adem Lushaj.

Ndalimi I papritur I shume produkteve ushqimore nga Serbia ne vitin e kaluar si dhe, ngritja vazhdueshme e cmimeve e cila vazhdon edhe sot e kesaj dite, ishte nje sprove e rende per te gjitha shtresat sociale ne Ksoove. Por, njekohesisht nje lekcion I mire per rizgjimin e fermereve dhe kthimin e fokusit kah bujqesia e cila, per shumicen konsiderohej si "démodé". Mehmet Maksutaj, fermer nga Kodralia e Decanit, deshmon nje qasje te tille nga fqinji I tij:

“Bile bash qetu, nje shoq tuj pru une lopet me tha:"Sefa je kah bon me to!" I thashe:"Besa as nuk jam kah heqi keq, se edhe ha sa t`muj edhe shes e boj pare. E ti more shoq, cice lope n“shpi s“ke e pse po shpurdh si s“te duhen, kur bon lazem me t“pru ka nje kille tomel ne tri dite, per sevap?!" E une ungji kryet e s‘foli mo. E lypi, se po thone nuk kemi hesap! Ka hesap edhe fort,se sot nje deng sone po I ban gati dy euro. Ketyne here plqete thojshin: "Mos me shkue bile nje here ne dy jave me  e kqyr token, kan toka se thote:"M“paska harru i zoti i shpise!"

Hartimi i kėsaj strategjie zhvillimore ėshtė i bazuar nė potencialin e madh tė resurseve pėr avancimin e prodhimtarisė, duke i nėnvizuar kėtu tė gjithė treguesit e zhvillimit tė qėndrueshėm tė cilėt do tė realizoheshin nė bashkėveprim tė komunės, institucioneve pėrkatėse tė vendit dhe tė vet fermerėve. Musatafa Gara, drejtor I Institutit per Politika Sociale, ne Kosove keshillon:

“Insistimi I qeverise me pas edhe kontakte me te shpeshta me donatoret e jashtem, qe ne bujeqesi te kete me shume perkrahje kete vit, pasi qe sistemi I Iber Lepencit funksionon ne nje pjese te madhe te Kosoves dhe sistemi I Radoniqit, atehere donacionet e siguruara nga jashte, sado simbolike te jene ato, do te ndihmonin qe ne Kosove te kete edhe me shume peme e perime qe jane me interes per qytetaret tane dhe per t’I eksportuar jashte, por edhe per dritherat praneverore qe ne rast se ato mbillen me kohe dhe ujiten, do te jene nje ndihmese e madhe per te siguruar buken ne Kosove qe eshte aq e nevojshme”.

Komuna e Decanit disponon me 11 mije e 551 hektare toke bujqesore qe perfshin 31 % te sipqefaqes se teresishme te komunes se Decanit, prej se ciles siperfaqe 10 mije e 591 hektare jane ne pronesi private, ndersa 960.00 hektare ne prone shqoerore, me te cilen menagjon Agjencioni Kosovar i Mirebesimit. 

Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org