Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Qe dola, valla moj none, me i mbledh do rrema, do dege,me punu,me ronug, me pjek pbuke e qeshtu,cka me bo? Jo,s“kem dru. Me shka me i ble? 40 euro mooo! Besa vet jam e semute moj none, prej zemre. Deri po vine ato pare,, po hy borxh per barera, atje e atje-e! Projekti Me dinjitet nė pleqėri, i cili financohet nga Ministria e Jashtme Italiane dhe implementohet nga organizata Intersos, gjate javes inauguroi 14 qendra pėr tė moshuarit nėper komunat e Rajonin e Pejės. Samir Zajmi, nga Organiazat Joqeveritare Intersos, sjell hollesi: Kjo eshte qendra e 14-te. Kemi hapur te hene pese qendra ne Kline dhe istog, ne Decan dhe ne Isniq tri qendra, ndersa ne Peje, me kete qender ne Dardania 3 po behen Shtate Qendra per Pleq. Pleqve nuk iu eshte dhene nje vend qe iu takon, nje vend qe ata e meritojne dhe nje trajtim me i dinjitetshem. Qellimi yne eshte te kthejme vemendjen pak kah kjo Inaugurimi i Qendres per te Moshuar, ne lagjen Dardania III kategori e ndjeshme, sepse keta njerez kane bere shume per kete vend dhe ne njefare menyre, t“ua kthejme mundin. Sllobodan Petrovic, sapo eshte kthyer nga inaugurimi i Qendres per te Moshuar ne fshatin Gorazhdevc, ku ishin prezente 50 te moshuara thote se: Ky eshte nje hap i mire
i qeverise italiane ndaj te moshuarve. Ne kete menyre, ne do t“i terheqim
pleqte prej shtepive te tyre, qe se paku ta ndjejne se dikush po kujdeset
per ta. Ismet Sheremeti, kryetar i Organizates Rajonale te Pensionisteve, ne Peje, e cila i ka rreth 9500 anetare: Afer mjerimit! Sepse, me 40 nuk ka njeri ne bote qe mund te ekzistoje. Keto qendra jane te mireseardhura, pesnionistet e kane nje vend ku mund te afrohen, duke iu falenderu Intersos-it italian, te cilet sinqerisht po them, jane te paret qe e kane hap deren, zemren e shpirtin per te moshuarit!-thotw kryteari Sheremeti. Ana Kastelli, nga Zyra e Prokurimit Italian premton vazhdimesi te projektit. Fokusi yne, i cili vecanirisht ka qene i kthyer kah Rajoni i Pejes, nderkohe do te orjentohet ne plotesimin e ekipit mobil-thote z.Kastelli, sipas se ciles, se shpejti, nė Pejė, Klinė, Istog dhe Decan, do te leshohen ne funksion edhe katėr grupe mobile shėndetėsore, me nga nje mjek dhe dy teknike medicionale, tė cilet do t“iu bėjnė vizita mjekėsore tė moshuarve, qe per arsye te ndryshme nuk kanė qasje nė institucionet shėndetėsore. Qellimi i projektit Me dinjitet ne pleqeri, eshte qe tė promovoje pėr popullatėn e moshuar: qasje tė plote nė sherbime shendetsore adekuate; dialogun Inaugurimi i Qendres per te Moshuar ne Gorazhdevc ndėrkulturor dhe dialogun nė mes tė gjeneratave; socializimin dhe integrimin ne mes tė komuniteteve dhe grupeve tė ndryshme etnike si dhe vetedijesimin dhe parandalimin pėr sėmundjet mė tė shpeshta tek tė moshuarit. Ajete Beqiraj, Dojēe Vele & Radio Kosova |