Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Gorazhdevci, rreth 7 kilometra nė jug-lindje tė Pejės i banuar me rreth 1100 banorė, sot ishte i ndarė nė dy taborre: radikalė dhe demokratė. Nė hyrje tė fshatit, pankarta tė Nikolicit dhe Koshtunicės, qasje refuzuese dhe deklaratė larg mikrofonit se “serbėt do tė dalin nė zgjedhjet e tyre, 100 per qind“. Ndėrsa, nė qendėr tė fshatit, nga pala tjetėr, qasje e qytetėruar, bashkėpunim i plotė e madje, edhe deklarim haptas i votės sė tyre tė fshehtė, megjithėse, jo gjithehrė gatishmėri tė identifkohen me emėr:

 „Do tė votoj pėr Boris Tadiēin, sepse ėshtė i vetmi kandidat i cili mund tė sjell paqe nė rajon. Njėkohėsisht, ėshtė mudnėsia e vetme tė heqim hajnat e partisė Socilaiste nga qeveria e Serbisė. Unė jam serb dhe nuk jam pėr pavaresinė e Kosovės. Por, poashtu nuk jam budalla qė tė dal me tre gishtėrinj nė Pejė, siē bėjnė kėta patriotė tė rrjesdhėm dhe hajna, qė vjedhin paratė e popullit, pėrditė”-thotė D.T.

 „Sespe, Tadiēi ėshtė njeriu i vetėm i cili mund tė na nxjerr nga kjo krizė. Unė i besoj, sepse, njė njeri qė ka  vizion dhe mision, s“mund tė zhgėnjej njeri”.

„Sepse, Partia Demokratike e Tadicit ėshtė e vetmja me orjentim          evropian, Sllobodan Petkovic, Sllavko dhe Srboljub Dakic kundėr  vetizolimit dhe ecila sheh nė ardhmėri dhe nė bashkėjetesė me popujt e tjerė”.-thote Sllobodan Petkovic.

Qė nė orėn 7 tė mėngjesit, nė nėntė qendra votimi, qytetarėt serb tė Pejės, dhanė votėn pėr zgjedhjet Parlamentare dhe lokale tė Serbisė. Sepse, thotė Jugosllav Stefanoviē nga grupi punues i Kėshillit Qendror Zgjedhor, nė Gorazhdevc:

„Nuk do doja tė flas nė janė legale apo jo? Ne e dimė se shteti I Serbisė edhe me tej ka pushtet nė kėtė pjesė. Dhe, duke qėnė se Kombet e Bashkuara ende nuk e kanė pranuar pavarėsinė e Kosovės, ne edhe mė tej jemi qytetarė tė Serbisė. Ne nuk njohim zgjedhjet e Kosovės, sic nuk I njohin ata tonat dhe as nuk I pengojnė, sic nuk I kemi penguar ne. Unė do t“iu preferoja pushtetarėve tanė tė cilėt na sollėn nė kėtė situatė, le tė ulen dhe tė merren vesh si njerėz se si tė jetojmė. Sepse, ne dikur jetonim bashkė dhe mirė“.

„Qė edhe populli tė jetojė dhe jo vetėm politikanėt-ndėrhyn Srboljub Dakiē, sepse 10 per qind e popullit jeton e 90 pėr qind tė tjerė janė zhytur nė mjerim! Ne jemi nė duart e fuqive tė mėdha. Ndėrsa, demokracia ėshtė fuqi e tė fortit dhe kur tė thonė se qumėshti ėshtė i zi, ti duhet ta pranosh se ai nuk ėshtė i bardhė mė!“

Sllavko Dakiē, kryetar I Partise Demokratike per komunėn e Pejės, ka votuar edhe nė zgjedhjet e Kosovės, me 17-tė nėntor.

„Pikėrisht pėr kėtė, unė dhe njerėzit e mi jemi nė listėn e zezė. Por, ne vetėm sa jemi bėrė mė tė fortė. Dhe, nė zgjedhjet e reja tė Kosovės, ne do tė votojmė edhe mė fuqishėm, sepse jemi pjesė e kėsaj shoqėrie dhe duam tė jetojmė kėtu-thotė Sallavko Dakiē, duke shtuar se:

“Dalja jonė nė zgjedhjet e Serbisė nuk ka tė bėjė me armiqėsinė ndaj shqiptarėve. Ky ėshtė njė problem pėrbrėnda nesh, sepse vota ėshtė mėnyra e vetme pėr tė eliminuar kėta kriminel dhe pėr t“ua dhėnė vendin e merituar, nėse Zoti do, pas dere ku edhe pėrkasin. Dhe kjo duhet tė ndodh, sepse kėtu vepron njė rrjet I tėrė krimi I udhėhequr nga Mininsitria Serbe pėr Kosovėn e udhėhequr nga qeveria e Koshtunicės. Se, vjedhjet e parasė sė popullit nuk janė bėrė vetėm nė Rajonin e Pejės, por edhe nė atė tė Ana Moravės dhe gjithandej ku shtrihet ku ajo e shtrin pushtetin. Mjerim!”

Nė komunė e Pejės, janė 1411 qytetarė serb me tė drejtė vote, tė cilėt votuan nė 9 vendvotime, njėra prej tė cilave ishte e hapur pėr serbėt e shpėngulur nga vendet e tjera tė Kosovės, me banim nė Gorazhdevc. Me gjithė faktin se, tė ejten, nė Deēan, shefi i OSBE-sė nė Kosovė, Sllavko dhe Srboljub Dakic ambasadori Tim Guldiman deklaroi se: „kjo organizatė nuk ka ndonjė rol nė kėto zgjedhje, madje as atė tė monitoruesit”, nė hyrje tė fshatit Gorazhdevc, janė parė tė parkuara makina tė OSBE-sė.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova