Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Deklarata si: "Koha e shpalljes se pavarėsisė ėshtė afruar nė orė", "Kosova po pėrgatitet pėr pavarėsi", apo edhe deklarata mė e fundit e kryeministrit Hashim Thaci, se: "Kjo ėshtė fundjava e fundit para shpalljes sė pavarėsisė", Arsimit, 26 vjec nga Jabllanica e Vogėl, I gjasojne nė deklaratat e njė viti mė parė. "Nėse nuk e shpallin nė kėtė shkurt sic po presim, atėherė s'ka mė besė nė ta, se njėsoj kanė deklaruar edhe vitin e kaluar!"-thotė ai. Sali Ajupi nga Fjerėza, vė nė dyshim seriozitetin e krerėve kosovarė. "Pėr pavarėsi ėshtė heret. Nuk janė pėr me mbajte shtet se janė hajgaregji. Shteti nuk don hajgare e dallavere. Shtetin duhet me e mbajte me idikat! Pavarėsia le tė vjen kur tė dojė. Por, kėta le t' punojnė, le t'pėrparojnė, mos t'vjedhin, se nuk osht mirė me e vjedh shtetin tand, me ia hangėr shtetit bukėn me hile. Nuk asht mirė me kajt fmia e vorfun, e dikush me I marrė ka gjysmė milioni marka". Bashkėmoshatari I tij, Rrustem Brahimi, 65 vjet, beson se Kosova ėshtė e gatshme pėr t'u bėrė shtet. "Po ma merr mendja si kushtet si I ka lyp Evropa, I kemi plotėsu.Sa kemi mujtė...". Haki Hysenaj, nga Decani, profesor nė Universitetin e Prishtinės, mendon se njė inkuadrim mė I gjėrė I elitės intelektuale nga ana e klasės politike, do t'I kontibuonte zgjidhjes mė tė shpejtė tė problemit tė Kosovės. "Unė konsideroj se viti 2007 identifikohet pikėrisht me kėtė mangėsi tė klasės politike, e cila nuk ka dėgjuar sa duhet zėrin intelektualėve pėr hapat qė do duhej tė ndėrmirreshin gjatė bisedimeve, pėr tė realizuar ėndrrėn kosovare pėr shtetin Sovran. Njėsoj nuk ka ndodhur edhe me shtetin rival, prej tė cilit po pėrpiqemi tė shkėputemi!" Ndėrkohė qė pėr serbin, Dragan Petrovic, nga Gorazhdevci, kjo shkėputje ėshtė njė sfidė e madhe. "Ne I frigohemi pavarėsisė sė Kosovės, sepse nuk e dimė se cfarė na sjell kjo pavarėsi. Shqiptarėt duan tė kenė shtet tė ri, ndėrkohė qė neve si serb, ky hap na ndan nga shteti ynė, Serbia. Prandaj pyetja se cfarė do tė bėhet me ne pas kėsaj, ėshtė njė sfidė e madhe pėr ne!" Sido qė tė jetė, cdo deklaratė zyrtare e ditėve tė fundit, qoftė brėnda apo jashtė Kosovės, flet pėr shpalljen e pėrafėrt tė pavarėsisė dhe pėr pranimin e kėsaj pavarėsie, nga njė numėr I madh shtetesh demokratike. Sfidė e madhe pėr Kosovėn mbetet vetėm reagimi I Serbisė pas shpalljes sė Kosovės, shtet I pavarur dhe sovran. Ajete Beqiraj, DW |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |