Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari
Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Dite plot vape, kolona te tera makinash dhe frekuentim I pandalur njerezish, eshte perditshmeria e qyteteve ksoovare, qe nga gjysma e korrikut, kur diaspora ka ardhur per pushime ne vatrat e veta. Turma njerezish dhe trokitje dere me dere per pajisje me dokumente, jane imazhe nder me te rendomtat. Qyteza e Decanit nuk perben ndonje perjashtim. Njerezit presin radhe radhe, per t“u paisur me pasaportat e Republikes se Kosoves. “E kam nxjerr qertifkaten e lindjes, mirepo ne te njeten qertifikate fshati i ka kater emra. Une s“po di as vet qysh e kam zyrtarisht emrin e fshatit tim. Tash kur ta dorezoj ka gjase se s“ma pranon. Pra, edhe vet jeni deshmtiare se cka mund te ndodh ketu…-thote Martin Halilaj me banim ne Ratish te Decanit, perballet me veshtiresi te tjera. Sipas Departamentit pėr Prodhimin e Dokumenteve nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme te Kosoves, brenda ditės personalizohen nje numer rekord prej 4000 pasaportash. Ne kete department, sikur se edhe nė Qendrat Komunale tė Regjistrimit Civil punohet me orar tė zgjatur, prej ores 8-te deri ne oren 20-te. Ne te gjitha qytetet, zyra te vecanta ne sherbim te diaspores. Por, sa jane te kenaqur diaspora me sherbimet rreth paisjes me pasaportat e shtetit te tyre te ri? „ Ka ngapak parregullsi, vine njerezit e hyne pa rend. Mirepo, korrupcion nuk besoj se ka, pune jane tuj kry dhe rendesi ka se ne po pajisemi me pasaportat e shtetit tone. Nuk ka ndjnje me te mire se kjo!”-thote 29 vejcari, Veton Mushkolaj, i cili jeton ne Münster te Gjermanise. Ministri i Puneve te Brendshme te Kosoves, Zenun Pajaziti, eshte i vetdishem shqetesimit te qytetareve. „E dime se ka shqetesime per qytetaret qe kane pas nevoje te udhetojne. Kjo kohe ka qellu ne kohen kur kane qellu edhe bashkatdhetaret. Por, pasaportat e Kosoves kane dale per here te pare dhe do te jene me afat dhjete vjecar. Rendesi ka fakti se kemi nje pasaport i cili po na njihet edhe nderkombtarisht“-thote minsitri Pajaziti. „Eshte nje gabim i pafalshem te Pasaportat e Republikes se Kosoves. P.sh., perpara e kemi pas shtetesi jugosllave, identiteti shqipar. Tash, Republika e Kosoves, shtetsia kosovare, identiteti, hah…kurfare hic! 98 per qind po krahasohemi me pakica. Na humbi kombi!“-veren Skender Curri, 65 vjecar, I cili tash 30 vjet jeton ne Hamburg te Gjermanise. Nysret Haxhnikaj, koordinator nė Qendrėn Komunale pėr Regjistrim Civil ne Decan, shpreh keqardhje pėr shqetėsimet e arsyeshme tė qytetareve, duke shprehur perkushtimin maksimal te stafit te tij per te permbushur kėrkesat e shumta ditore me nje emsatre prej 100 aplikimeve ne dite. Jane kater lloje te pasaportave te Republikes se Kosoves: Pasaporta e Rendomte, Pasaporta Diplomatike, Pasaporta Zyrtare si dhe Dokumenti i Udhetimit. Lidhje Englisch -> Passports of Republic of Kosovo
Albanian -> Pasaportat e Republikės sė Kosovės
Serbian -> Pasoši Republike Kosova
Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova |
|
|
| ©2006-2009 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kalender 2009 - Kalender 2010 - kosova.org - Kontakt |