Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Zhvillimet e fundit nė pjesėn veriore tė Mitrovices, tė cilat rezultuan edhe me incidente nė mes tė shqiptarėve dhe serbve, pėr presidentin e Kosovės Fatmir Sejdiun, janė  “sinjal i qartė, se strukturat paralele serbe tė dirigjuara nga Beogradi, dėshirojnė tė destabilizojnė situatėn, pėr tė penguar procesin e njohjės sė Kosovės nga shtetet e tjera.“

Kėto komente presidenti Sejdiu, I bėri pas takimit me drejtorin politik nė Ministrinė e Jashtme tė Britanisė sė Madhe, Mark Grant, I cili sot nė Prishtinė erdhi me qėndrimin e shtetit tė tij:

“Pozicioni ynė ėshtė qartė: Kosova ėshtė tėrėsi dhe ndarja nuk ėshtė opcion. Ne nuk pėrkahim strukturat paralele tė cilat veprojnė nė pjesėn veriore tė Kosovės dhe Britania e Madhe do tė vazhdojė pėrkrahjen e fuqishme ndaj shtetit tė Kosovės, si nė aspektin politik poashtu edhe nė atė ekonomik“-tha me kėtė rast diplomati Grant, i cili premtoi mbėshtetejne e Britanisė sė Madhe edhe nė aktivitetet lobuese pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, duke kėrkuar njėkohesisht, edhe angazhimin e vet institucioneve tė Kosovės, pėr rritje tė angazhimeve nė kėtė drejtim.

Presdenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, pas takimit me diplomatin britanik Mark Grant, tha se “Ne jemi nė kėtė process dhe s“ėshtė process I lehtė, kjo ėshtė e qartė! Por, ne duhet marrur praktikat e vendeve tė tjera, sidomos tė vendeve tė Evropės Juglindore, dhe tė punojmė me angazhime funksionale”. Ndėrsa, nga qytetaret e Kosoves, presidenti Sejdiu kėrkoi mature, nė mėnyrė qė, ne bashkėpunim me tė gjitha strukturat tė gjendet zgjidhja e problemeve nė mėnyrė paqėsore.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele