Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Shefi i Misonit Evropian pėr Polici dhe Gjyqėsi nė Kosovė, Iv de Kermabon, pėrsėriti se misioni qė ai drejton nuk do tė jetė nėn ombrellen e Kombeve tė Bashkuara, por do tė funksionoje si njė mision nė vete dhe me njė mandat tė qartė.

„EULEX-i nuk ėshtė kėtu pėr te zėvendėsuar UNMIK-un. Ai ėshtė njė mission krejt ndryshe dhe ndėrkohė po bėjmė konsultimet e nevojshme me faktorin vendor dhe ndėrkombtar pėr tė saktėsuar fushat e veprimit. EULEX ėshtė kėtu nėn udhėheqjen e qartė evropiane dhe do tė raportojė tek mekanizmat specifik ne Bruksel, tė cilėt merren me krizat civile nė epėrbėrje tė 27 vendeve anėtare dhe para shefit Havier Solana ”-tha Shefi I EUELX-it nė Kosovė, Iv de Kermbaon, pas takimit me presidentin e Republikės sė  Kosovės, Famtir Sejdiun.

Megjithese i vetdishem sfidave pėr vendosjen e misionit tė ri civil ndėrkombtar nė Kosovė, presidenti Sejdiu tha se institucionet e Kosovės janė tė pėrkushtuara pėr tė zbatuar Planin e Ahtisarit dhe nė kuadėr tė tij, tė avancojnė edhe sistemin e gjyqėsisė.

„Do tė bashkėpunojmė edhe me mekanizmat e tjerė pėr tė bėrė njė reformė tė mirėfilltė nė gjyqesor dhe t“i ipet aplikimit edhe tė kėsaj pjese moderne tė ristrukturimit, siē e parasheh edhe Kushtetuta e Kosovės.“

Sa i pėrket themelimit tė qeverisė sė re, nė Beograd, si shefi de Kermabo si presidenti Sejdiu, favorizuan ardhjen nė krye tė atyre qė kanė qasje proevropiane. Ndėrkohė qė, presideti Sejdiu i kėrkoi nga presidenti i Serbise, Boris Tadiē, qė tė dėshmojė nė praktikė qasjet e deklaruara pėr politikat proevropiane.

Shefi i EUELX-it, Iv de Kermabon u taua edhe me Kryetarin e Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqin, ndėrsa nė orėt e pasditės do tė takohet edhe me kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēin.

Ajete Beqiraj, Dojce vele