Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

"Prona i ėshtė grabitur Manasitirit nė vitin 1946”-thonė pėrfaqėsuesit e Manastirit tė Deēanit. “Prona shoqėrore I ėshtė dhuruar Manastirit me 1997, me ligjet diskriminuese te Serbise”-thonė perfaqesuesit e Komune se Decanit. Ky eshte kontesti, ne te cilin Manastiri dhe komuna ngrehin ne ane te kunderta.

Ne komunikaten per shtyp te Manastirit te Decanit, leshuar pardje(me 5 qershor) nder te tjera thuhet:

 „Si rrjedhoje e refuzimit te komunes se Decanit per te zbatuar vendimin e UNMIK-ut per „korrigjimin“ e pronave te Manastirit te Decanit, te cilat jane kthyer ne prona shoqerore,  peshkopi i Manastirit te Decanit, Teodosije Sibalic, ne letren drejtuar Kryeadministratorit te Kosoves, Joachim Ryker, shpreh brengosje te madhe per te ardhmen e Kishes Ortodokse Serbe ne Kosove si dhe te popullit serb, te cilet, presionet e vazhdueshme te organeve komunale i kane sjell ne nje pasiguri te plote ku e ardhmja e tyre eshte bere krejt e paqarte“.

 Ne komunikaten e Manastirit paralajmerohet se “peshkopi Teodosije do t“iu drejtohet edhe insitucioneve perkatese nderkombtare, sic thuhet, per shkelje te hapur te ligjit dhe per mosrespektim te autoritetit te UNMIK-ut ne dem te Kishes Ortodokse Serbe dhe te bashkesise serbe ne Kosove dhe Metohi”.

Kryetari i Kuvendit Komunal te Decanit, Musa Berisha, sot, me ane te nje komunikate per shtyp, kunderpergjigjet:

Komuna e Deēanit ėshtė  e shqetėsuar  pėr kėtė kampanjė  tė udhėhequr nga kushdo qoftė, e cila ka per qellim qė gjėndjėn nė komunėn e Deēanit dhe atė nė Kosovė ta paraqesin si tė pasigurt ndėrsa institucionet e saj, si tė papėrgatitura mirė pėr marr mbi vete pėrgjegjėsite e shtetit tė ri. Veprime tė tilla kane ne vete porosinė e qarqeve antidemokratike dhe anticivilizuese, me nje cak te vetem: destabilizimin e situatės nė Kosovė, respektivisht nė komunėn e Deēanit. Duke pasur parasysh se ligjet dhe rregulloret nė Kosovė janė demokratike, ne te cilat prona konsiderohet e shenjte dhe tė patjetėrsueshme,  kėrkesa jonė ka pėr qėllim pikėrisht respektimin e ligjit dhe rregullave nė fuqi konform tė drejtės pronėsore. Ndėrkaq, objekte tė tilla  me vlerė, si Manastirin e Deēanit, ne i konsiderojmė pjesė tė kulturės sė pėrgjithshme tė kėtij nen qielli, e cila ėshtė ruajtur  dhe do tė ruhet me respekt nė tė gjitha kohėt nga vet njerėzit e kėsaj ane“- “-thuhet ne komunikaten e nenshkruar  nga Kryetari i Kuvendit Komunal te Decanit, Musa Berisha.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova