Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari
Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Riza Ganijaj, eshte 70 vjec nga fshati Gjocaj i Junikut. Gjate luftes, kuzhinjeri i vjeter shtroi buke pandalur per popullin dhe luftetaret e lirise. Por, edhe pse me ardhjen e saj se ai kishte shpresuar dite me te bardha per pleqerine e tij, qe nente vjet pas luftes, jeton si i zhvendosur ne Junik, larg truallit te djegur nga forcat serbe. „Nuk asht me fol, vec vetem ne lufte cka kam dhane kontribut, kam mendu si bile vine me ma ba nje vizite. As nuk nin kush per mua! Zoti i bekofte e i bafte qerak, edhe n´vdeksha une s´po kam dert. Vec, le t´i tuten Zotit cka jane kah bajne!“-terheq verejtjen plaku Riza. E bija e tij, Zyrafetja, e diagnostifikaur me Skleroze te shumefishte tash sa kohe po dergjet ne shtrat. Por, trokitjet dere me dere ishin te kota, se thirrjet e tij hasin ne vesh te shurdher. „Vallahi, jam merzit si…Qe dy vjet i kam dokumentet ne minsitri e s´kqyr kush per mua. Duhet me kqyr more neper popull, a kane mudnesi me u sheru. Kur s´kane, duhet me dhane ndihme. Ketu, s´di cka asht kah bahet me ma dhane tan dynjane!“ Plaku 70 vjecar sprovohet ne vazhdimesi, pa perjashtuar as kushtezimin me dhenjen e votes ne shkembim te terapise per vajzen e semure. Kjo sprove i vie nga nje gazetar i njohur, te cilit ia hapi deren nje nate te vone. Por, mikpritja iu kthy ne menyren qe s´e priti. „Qetash nje dite e thirra e i thashe, „qetash te ka ardhe seftja me ma ba nje te mire, masi e din rastin e din gjendjen ekonomike e te semundjes, per qet cike me me ndihmu ne ministrie, se i ke do njoftesi me ke thane. N´mujsh, per Hater te Zotit!“. „Po b.Rize, kam me u mundu-me tha-Vec, hajde me Thacin. A e ke leshu Rugoven hala?!” E lshova telefonin edhe…Nuk I thom mo!” Por, plaku Riza Ganiaj nuk eshte i vetmi, nga fatkeqeisa e te cileve mundohen te perfitojne individe te pandergjegjshem per t´u thirrur me pastaj se vota e tyre vie nga besimi I popullit. Prandaj, me ekte rast, ai ka nje porosi: “Atyne ju kisha thane, kqyrni se qe besa djale mas djali ka me ua vujt cka jeni kah bani. Se kjo toke asht e shenjt, asht la n´gjak. Kqyrni more mire, se nuk thote Zoti dikush mos me ia dit skajin pasunise e dikush vec si s´asht hy n´vorr per se gjalli!” Ajete Beqiraj, Radio Kosova |