Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Hapesirat arkeologjike jane nje perle tjeter e thesarit te trashegimise se komunes se Decanit. Gjurme tė vendbanimeve tė lashta, objekte te kultit, shpella e varre deshmojne ekzistencen shekullore te popullit shqitpar ne keto treva, perderisa, projekti “Evidentimi i hapesirave arkeologjike te komunes se Decanit” konsiderohet si ēeles per hapjen e kesaj porte lashtesie. Fondacioni Suedez “Trashėgimia Kulturore pa Kufi” (CHWB), pas realizimit tė disa projekteve pėr restaurimin e kullave nė disa vendbanime tė Dukagjinit, tashme ka mbeshtetur idene e Institutit per Ruajtjen e Monumenteve Kulturore, ne Peje si dhe te Shoqates se Intelektualeve te Pavarur, ne Decan per evidentimin e objekteve dhe hapėsirave arkeologjike.

Adem Lushaj, drejtor i Shoqates se Intelektualeve te Pavarur ne Decan, implementuese e ketij projekti:

“Qellimi jone eshte qe keto vende dhe objekte te merren nen perkujdesje insitucinale, qofshin qeveritare apo komunale. Kemi objekte apo vende te cilat shume lehte, me ane te asamblese komunale mund te futen si zona te mbrojtura, sic eshte Belleja, Shpella e Madhe, pastaj Kulla e Qelise e vende te tjera. Pra, qw te mbrohen institucionalisht prej disa “arkeologeve” joinstitucional, te cilet bejne vetem demtime duke bere germime te paautorizuara”.

Nė 17 vendbanime tė Decanit ėshtė evidentuar njė thesar i ēmueshėm i arkeologjisė i cili u nda ne: objekte kulti, kodrinoro malore si dhe te paevidentuara. Ndėrkohė qė vendet mė tė pasura arkeologjike janė vlerėsuar “Ēelia” dhe “Belleja”.

“Mund te permendim fshatin Belle, Carrabregun, Rastovicen, Shpatejin, Gramaēelin, Dashinocin Ratishin, Pobergjen e shume fshatra te tjera, si dhe zonat malore sic eshte Kulla e Qelise, Shpella e Madhe dhe te gjetura te tjera ne Carrabreg dhe Rastovice, te cilat japin me kuptu se keto vende lidhen me lashtesine tone kombtare”.

Dhe, pas gjithė kėsaj ėshtė e domosdoshme qė kėto objekte dhe hapėsira tė konservohen dhe tė merren nė mbikėqyrje tė institucioneve vendore, por edhe ndėrkombėtare.

“Ne tash kemi pergatitur gjithe materjalin te cilin do t“ia dergojem asamblese komunalee, do te propozojme qe keto objekte te merren nen perkujdesje me nje vendim insitucional apo te ndahen edhe mjete per hulumtime”- thote Adem Lushaj, drejtor i OJQ-sw, “SHIP”, ne Decan.

Ndersa, Avdyl Hoxha drejtor i Institutit Rajonal per Ruajtjen dhe Mbrotjen e Monumenteve Kulturore, ne Peje, iu ben thirrje te gjitha institucioneve relevante te jene te njezeshem ne kerkesen per shpalljen e ketyre zonave, si zona me interes te vecante, ngase sipas tij, gjurmimet arkeologjike e as konservimi i ketyre hapesirave, nuk bie ndesh me statusin e Zonės me Rėndėsi tė Veēantė e as me Pakon e Ahtisarit.

Ajete Beqiraj,Radio Kosova