Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
“Komuna e Decanit ka arritur te senzibilizoje opinionin e pergjithshem per kete dukuri dshqeteuses jo vetem ne Decan, por ne gjithe Kosoven. Por, duke qene se komunat e Rajonit te Pejes posedojne vlera te jashtezakonshme te bukurive natyrore, takimi me ministrat ishte njer rast I mire qe te ngrisim keto probleme dhe kjo qeshtje te trajtohet seriozisht ne nivelet me te larta te Kosoves”-tha me kete rast, kryetari I Kuvendit Komunal te Decanit, Musa Berisha. Ministri I Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti, u zotua per angazhime praktike kunder prerjes dhe shakterrimit te pyjeve te Decanit, si nje pasuri e pergjithshme e Kosoves. Ministri Pajaziti permendi raportet shqetesuese te policise dhe mosmarrjen e masave nga institucionet e drejtesise, ku asnjw nga te 120 keqperberesit e identifkkaur nuk eshte trajtuar nga gjykatat tona. Nderkohe, prezenca jone perbashket eshte per te organizuar me mire institucionet tona, per t' I adresuar shqetesimet ne adresa te sakta ku secili do te marre pergjegjesine per punen e vet-tha ministri Pajaziti. Ministri I Bujqesise dhe Pylltarise, Idriz Vehapi ka paralajmeruar masa per personat e involvuar te APK-se, por gjithnje ne baze te fakteve te argumentuara. Nderkohe qe Ministri I Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Mahir Jagxhillar, iu bashkangjit te dy ministrave per masat e paralajmeruara duke thene se "shkaterimi I pyjeve ne Kosoves paraqet armikun me te madh te mjedisit". Sa iu perket qeshtjes se pasaportave, ministri Pajazit tha se ne javen e ardhshme presim nje normalizim te situates. "Krahas fluksit te madh te bashkeatdhetareve tane, nuk duhet harruar se brenda dite personaliziohen nje sasi rekord prej 4 mije pasaportave per qytetaret e Kosoves. Prodhimi I nje pasaporti qe do te njihet nderkombtarisht eshte nje fakt qe gezon-tha ministri Pajiziti duke shtuar se edhe shteti zviceran ka konfirmuar venjen e vizave ne pasaportat e Republikes se Kosoves. Ne pyetjen se kur Sherbimi Policor I Kosoves do te vihet ne Kulle dhe jo afro dhjete kilometra brenda zones kufitare Kosove-Mal I Zi, sic eshte nderkohe, ministri Pajaziti tha se marredhenjet e mira me Malin e Zi do te pershpejtojne qeshtjen dhe se projekti I perbashket I Bashkimit Evropian per piken e perbashket doganore ne marreveshje edhe me Malin e Zi, do te behet se shpejti, sigurisht duke permendur edhe kerkesen e tyre per efikasitet me te madh ne parandalimin e vepirmeve ilegale ne kete zone. Ministrat ishin te shoqeruar edhe nga Gjeneral Nėnkolonel Sheremet Ahmeti, Komandanti Rajonal i Pejės, kolonel Ahmet Hasi me stafin e tij komandues si dhe pėrfaqėsuesit e Autoritetit Pyjor, te cilet per te pasur njė pasqyrė me reale, vizituan edhe lokacionet e demtuara te pyjeve. Ajete Beqiraj, Radio Kosova & Blue Sky |