Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Qyteti i
Gjakovės shtrihet nė perėndim tė Kosovės. Ai
ėshtė I pasur me njė sėrė monumentesh tė lashta kulturore e fetare. Qarshia
e Madhe, ėshtė zemėr kulturore e kėtij qyteti tregtie dhe artizanatesh.
Rruga me kalldrem shpie ne Xhamine e Hadumit, e ndėrtuar qė nė shekullin
XVI-te, nje pjese e se ciles, ne vitin 1999, u dogj e u shkaterrua nga
forcat serbe, bashkė me bibliotekėn qė datonte qė nga kohė e themelimit.
Djegjeve dhe shkaterimeve te luftes se fundit, te cilat nuk kursyen as
objektet kulturore dhe fetare nuk iu shpetoi as
Teqja Bektashiane, nė
Gjakovė, e cila me 1999, u dogj e u rrėnua me themel nga forcat serbe, eshte
i vetmi objekt i ketij lloji ne Kosove.
Bektashinjte konsiderohen atdhetare te shquar. Per ta, besimi dhe atdheu ecin barabar. Gjurme te ndritshme te kesaj atdhetarie jane fotot e rilindasve Teqja bektashinj, Avdyl, Naim e Sami Frasheri, te radhitura qe ne hyrje te hollit te Teqes, ndersa fotografia e kryegjyshit boteror reshat Bardhi e shrire ne shqiponjen me flamurin kombtar nder kthetra, eshte simbolike e qarte e maksime se bektashinjve, se: ”Pa atdhe nuk ka fe!” „Bektashizmi gjithmone ka pas rezistence, per arsye se ne maksimen e bektashive eshte „Pa atdhe nuk ka fe“. Kur dikur njerezit e tjere na kane quajt edhe ateiste, se nuk e kane kuptuar. Por, eshte shume e vertet qe kemi kerkue atdheun ma s’pari. Po nalem vetem ne luften e ‚99-tes kur Teqja edhe u dogj. Se nuk patem atdhe, sikur ta kishim atdheun tone…“-rrėfen Baba Mumin Lama, kreu i Teqes se bektashinjve ne Gjakove, tė cilit fjalėt e fundit i mbeten nė grykė, per tempullin e dikurshem te djegur e te rrenuar nga forcat serbe. Por, tempulli I rrėnuar para tetė vjetėsh, me ndihmėn e qeverisė sė Kosovės tashmė ėshtė renovuar Rilindasit Frasheri ne hollin e Teqes dhe serish ka hap dyert pėr besimtarėt. Kjo e lumturon udhėheqėsin shpirtėror dhe atdhetar, i cili pohon i ngazellyer: „Ne ishim tė pushtuar. Tash kemi atdheun tonė dhe tash prapė kemi Teqe!”-
“Tarikati eshte udhe e besimit islam, brenda se ciles qendrojne udhet e tjera, 12 prej te cilave jane te pranueshme-sqaron Baba Mumini. Kjo lind me perqarjen e fillimit sunit dhe shiit, ku ata qe ishin dashamire te imam Aliut, imam Hasanit dhe te imam Hysenit quhen Tarikat, se nuk e pranuan ate qe e thane ata qe nuk ishin per ne besimtare te devotsheme. Keshtu qe tarikati eshte ajo qe ruan vertet pastertine e fese islame. Ne baze te ketyre 12 imameve, jane te dymbedhjete tarikateve qe vine me vone. Secili tarikat e ka prijesin e vet, ndersa bektashinjte e kane imam Aliun, imam Gjaferin, imam Sadikun dhe Haxhi bektashin si bir por I respektojme natyirsht, sepse jane 12 imame qe jane te gjithe djemte, lidhje e gjakut e imam Aliut, se nuk kane mujt me dale jashte fisit per arsye se eshte ajet kruanor, eshte porosi e profetit:”Ta ruani Librin e shenjte, Kuranin dhe Elibejtin-qe eshte familja profetike”. Ata Kuranin e ruajten por familjen profetike I prene, I vrane te gjithe. Keshtu qe ky the fillimi I ndarjes”. Perqarja besimtareve islam dhe ndarja e tyre ne dy dege: Sunite dhe Shiite, fillon me nderrimin jete te Baba Mumin Lamaprofetit Muhamed. „Ketu fillon Sheriati dhe Tarikati, se profeti Muhamed ne takimin e fundit kur kthehet prej Qabes, pra eshte viti 23 I shpalljes se Kuranit, asht nje vend I quajtur Gadiruhum, aty ndalet me njerezit me shku ne Haxh dhe aty thote se I vjen nje mesazh, qysh kane ardhe ajetet kuranore, qe detyre per te cilin je angazhu e ki kry. Atehere e kuptoi qe per ata qe jane ne kete jete une I kreva dhe vjen koha me kalu prej kesaj jete. Aty ne Gadihurum ju tregon shokeve te vet qe pas meje le te jete imam Aliu“.
Imam Aliu eshte i vetmi qe u lind sipas urdherit hyjnor ne Qabe, e cila
eshte xhamia me e shenjte ne bote-kerthiza e „Vjen koha, profeti kalon prej jetes, ata qe ishin pretendues per me zene vendin me qene prijes fetar, pra atebote I shteti dhe I Imam Aliu r.a. besimit ata bene nje takim tre ditesh dhe s’ mujten me e perfundu takimin e cilin me e ba. Nderkohe, imam Aliu varros profetin, I kryen te gjitha ritualet dhe ata pas tri dite vine. Dmth.ketu eshte fillimi I erpqarjes. Imam Aliun e kane mbyt ne xhami tuj u fale, me shpate. Imam Hasanin e kane helmu, imam Hysenin e kane mbyt ne Qerbela, me shume shpata, shtiza e shixheta. Ai ishte vec fundi I diktatures te atyre individeve!“ Sipas dijetareve islam, te gjitha fete monoteiste jane krijuar mbi bazen e 100 broshurave dhe kater librave te shenjte qe Zoti i madheruar zbriti per njerezimin ne kohe te ndryshme sipas zhvillimit te tij botekuptimor. Islami ze fill ne librin e fundit, ne Kuran, i cili iu shpall Muhamedit, te birit te Abdullahut, profeti i fundit i Zotit derguar njerzimit. Tarikati eshte vetem nje dege islami dhe nuk perben fe ne vete, ndersa Bektashizmi eshte njeri nga te 12 deget e Tarikatit. “Bektashizmi njihet si dogmė mistike islame qė merret me pėrsosmėrinė shpirtėrore tė njeriut. Bektashizmi i ka rrėnjėt nė Kuran dhe nė mėsimet e Profetit Muhamed e tė 12 imamėve, prej tė cilėve vinė edhe tė 12 degėt apo Tarikatet Shiite tė mbrujtura nga misticizmi islam”-sqaron Baba Mumin Lama, duke treguar karakteristikat e Udhės sė tij. Misticizmi ose „tessavufi“, eshte pasqyra e gjallerise shpirterore, forma me te cilen njeriu zhduk egoizmin dhe zhvesh shpirtin nga lakmia e botes materjale mes rregullave te vecanta fetare dhe behet zoterues i fronit te zemres. Misticizmi islam u zhvillua gradualisht pas nderrimit jete te profetit Muhamed. Ne shekullin I-II te Hixhretit, Tarikatet qene te izoluara vetem te familja profetike. Ndersa, kah mesi i shekullit III Hixhri, mistiket islame filluan organizimin e tarikateve apo sekteve, duke i vene secilit regullat e veta. Me kalimin e kohes ato shumoheshin dhe ato tashme jane shtrire nga Kina ne lindje e deri buze Adriatikut, ne perendim.
Cdo bektashi eshte i lindur dhe i emeruar musliman si dhe ka pranuar islamin si fe. Ne bektashizem nuk ka trashegimi klerikale. Bektashinjte duhet te frekuentojne si teqene ashtu edhe xhamine. Ata festojne te gjitha festat islame, por e vecante eshte Novruzi, ditelindja e Aliut dhe Ashureja. Bektashinjte mbajne 10 ditet e Matemit dhe agjerojne ne muajin e Ramazanit. Ne bektashizem, lutjet behen ne gjuhe amtare, faljet jane mistike, ndersa kreu bektashian eshte i menjanuar teresisht nga bota materjale dhe i zhveshur teresisht nga pasionet e kesaj bote, ndersa burri dhe gruaja respektohen si krijesa te barabarta te Zotit. „Te bektashijtė mbulesa ėshtė nderi dhe turpi. Pra, ėshtė njė veshje normale, njė veshje me njė edukate. Ėshtė vetėm njė dhomė e ritualit se aty jemi tė gjithė vėllezėr e motra, Dhoma e dites ne Teqen e Bektashinjve jemi tė barabartė”. Kėtė e konfirmon edhe kujdestarja e Teqes, Lili: „Nė Teqe, prej ngado qė vinė tė gjithė janė vėllezėr e motra. Psh. nė festat bektashiane vinė nga tė gjitha qytetet e Shqipėrisė…” Dhe, jo vetėm prej atje. Sot, nė hollin e Teqes Betkashiane gjejmė njė grup vizitorėsh nga Zvicra dhe Amerika. Shėndet Nazarko, bektashian nga Korēa me banim tė pėrkohshem nė Detroit, ka ardhė nė Gjakovė me tė bijėn dhe dhėndėrin. „Ėshtė herė e parė qė vizitojmė Gjakovėn dhe Teqen, meqė jemi bektashianė. Pėrshtypjet janė shumė tė mira. Bektashizmi ėshtė mė liberal, respekton tė gjitha fetė monoteiste dhe ka rrėnjėt nė islam“-thote Shendet Nazarko. Ukshin Dobelanca, 42 vjeē, nga fshati i Ri i komunės sė Vitisė, i cili qė 20 vjet jeton nė Gjenevė, ėshtė musliman sunit. “Mua mė pėlqejnė shumė gjamitė. Por, edhe kjo Teqe mė pėlqen shumė. Gjithnjė kam dėshiruar tė vizitoj njė Teqe. Kjo ėshtė herė e parė dhe pėrshtypjet nga kjo vizitė janė shumė tė mira. Ėshtė diēka impresionuese!” -thote Ukshini i impresionuar. Nga kati I dyte i Teqes, qyteti I Gjakoves shihet si ne shuplake. Mejdani si vend faljeje, nga betkashinjte kosiderohet si nje Qabe e Vogel. Riti I faljes behet te premten pasdite, ndersa zgjat varesisht nga numri I besimtareve. “Ceremoni fetare ku I lutem Zotit I kendojme profetit Muhamed, 12 imameve dhe baballareve qe kane sherby ketu. Libri I bektashinjve eshte libri I I shenjte, profetet, hjazreti Muhamedi. Nuk mjundemi me ba dallim!” Vizitoreve nga Zvicra dhe Amerika, baba Mumin Lama ua tegon edhe biblioteken me pak tituj te mbledhur, nder te cilet edhe ca libra gjysme te djegur, gjithe cfare ka mbetur nga biblioteka me mijėra libra e dhjetėra dorėshkrime, pas djegjes qe pesoi ne vitin 1999. “Ndėr to edhe 58 dorėshkrime, njė dorėshkrim ka pas 100 faqe por ka pas dorėshkrime me 400 faqe. Tė gjitha janė djeg!”
Nderkohe, zilja e portės sė oborrit paraljmeron ardhje te vizitoreve te
tjere, ne Teqen madheshtore rrethuar me „Aty jane shtate kobure por dy kobure nuk jane, sepse baballaret qe kane shku ne turqi, kane nderru jete gjate rruges, keshtu qe jane varrosur ne Turqi. Ketu jane shtate te varrosur ndersa dy prej tyre jane ne Anadoll. Ne tyrbe hyme dhe ndezim qirinjte se kemi qejf me pas drite dhe aty vine nejrezit qe besojne ne bektashizem“. Teqja Bektashiane ne Gjakove u themelua qe ne vitin 1790, nga baba Shemsi. Ndersa, tė shatė varret apo koburet, sic quhen ne bektashizem, nga besimtarėt konsiderohen vende te shenjt tė cilet udhėheqin njerėzit drejt Zotit si dhe ndihmojnė nė tejkalimin problemeve tė jetės. Kujdestarja e Teqes sjell shembuj konkret: „Uuhh!…Ka plot raste! Nuk di si me e pėrshkru. Ka lloj-lloj rastesh nė jetė. E di sa njerėz vinė kėtu? Tė tė gjitha moshave se ju ndihmon!“ Pėrkundėr faktit se me librin e shenjt islam, alkooli ėshtė I ndaluar, pėrdorimi i tij ėshtė njė karakteristikė tjetėr e bektashinjve. Besimtare ne tyrben e Teqes „Sipas dietarėve islam, profeti Muhamed teksa po I shkonte nė vizitė njė mikut, sheh njė grup njerėzish tek pinin verė…-rrefen Shendet nazarko, shqiptar me banim ne Amerike.„Teksa shkonte e i pa nė qejf, iu tha: “Ju bėftė mirė!“ Kur u kthy e i gjesti duke u grindur e rrahur, e mallkoi. Mirėpo, duket bektashinjtė gjetėn njė mesatare dhe thanė: „Ne do pimė derisa t“mos dehemi!“ Kosova ėshtė njė gėrshetim besimesh tė ndryshme, e cila njihet pėr tolerancen fetare dhe harmoninė mes besimtarėve. Ndersa, lufterat ne mes te suniteve dhe shiiteve, per ta jane jo vetem vellavrasje por vrasje e vetvetes. „Ėshtė kėnaqėsi tė kemi besime tė ndryshme me marrėdhenie tė mira mes vete. Kjo tregon se tė gjithė ne jemi besimtarė tė vėrtet tė Zotit!“-thotė baba Mumin Lama. Por, a ka shkėmbime me pėrfaqėsues tė besimit ortodoks serb, pas konfliktit tė vitit “99?
“Nuk kisha pritu me kontaktu me asnjė njeri, sepse profeti thotė: “I madhi
ka me fal...Ai di te fal, sepse ka ēfarė tė fal!” Ata po me duket janė mbyll
nė kishėn e vet. Nėqoftėse dalin, edhe ata janė pjesė e popullit, krijesa tė
Zotit! Por kur ata ngrehin mure prej gjashtė metrash, ne nuk kemi
“Eshte kenaqesi qe kemi besime te ndrysme dhe kemi marredhenie shume te mira. Ajo tregon nje afersi dhe tregon se jemi besimtare qe e besojme zotit. Une nuk pertoj me fol me asnjeri per arsye se vet profeti thote:”I madhi ka me fal. Ai din me fal se ka shka me fal!” Na atyne kurgjo nuk iu beme. Ne nuk iu dogjem kishen ne ‘99, ata na dogjen Teqen e na I rrezuan shume gjamia. Ndodhi ajo e marsit. Por, duhet me hy e me studiu ma thelle, se kujtoj se nuk jane tonet. A jemi ne gjendje ne te harojme kaq shpejt? Isha lut mos me harru, lutem mos me fal njeiru. Jam ai qe lutem te falim, por jo te harrojme, sepse ishin tre femije. Femijet jane engjejt!” Ringritja e Teqesė Bektashjane ne zemer te Gjakoves, eshte nje ngjarje kulmore e bektashizmit, per te vazhduar traditen e te qenit vater diturie dhe atdhetarie. Sepse, klerikėt bektashianė, me shpirtin, dijen, guximin e tyre dhe urtėsinė, kanė qėnė dhe mbeten shtylle e fuqishme e pavarėsisė kombėtare e gjuhės dhe e tolerances ndernjerezore. Teqja Bektashiane-Gjyshata e Kosoves Ajete Shaban Beqiraj, Radio Kosova |