Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Kompleksi „Birra e Pejes, ne kuader te te cilit jane edhe fabrika e maltit, fabrika e alkoolit te rafinuar si dhe rrjeti tregtar ne nje siperfaqe prej 24 hektaresh, eshte leshuar ne prodhim qe ne vitin 1971, me nje kapacitet fillestar prej 300 mije hektolitrash ne vit. Birraria, deri ne vitin 2006 ishte prone shoqerore, nderkohe qe me privatizimin e saj nga konzorciumi „Birra Llashko“ dhe kompania „Dukagjini“, brendi “Birra e Pejes” u shnderrua ne Birra Peja. Qe atehere jane investuar mbi 15 milione euro ne tekonologji, prodhim, infrastrukture, marketing si dhe ne reparte te tjera.

“Dhe, tregu kosovar eshte nje vend i pershtatshem per investime dhe ka shume prioritete, ne krahasim me vendet fqinje, sic eshte edhe fuqia e re punetore. Kompanite sllovene jane shume prezente ketu dhe Kosova eshte vendi me ku ato investojne me se tepermi“-thote drejtori i Pergjithshem, Sebastian Gergeta.

Dhe „Birra PEJA“ ishte nje storje e suksesshme e ketyre investimeve, thote drejtori komercial, Arber Muhagjeri, sepse:

Sebstian gergeta dhe Arber Muhagjeri       „Kapaciteti i tregut kosovar momentalisht eshte 350 mije hektolitra, ndersa ne kemi arritur te mbulojme diku rreth 79 per qind te ketij tregu. Kemi arritur te minimizojme importin nga jashte, poashtu. Dhe jemi duke eksportuar ne 12-shtete te jashtme, nder te cilat edhe Gjermania, Anglia dhe Amerika. Kapaciteti i prodhimit eshte 1 milione e 100 mije hektolitra“-thote drejtori Muhagjeri, sipas te cilit,

shperndares kryesor per Evrope, do te jete Ndermarrja “Kelmendi GMBH” me seli ne Esen te Gjermanise.

Por, cfare e ben Birren PEJA konkurente ne tregun boteror?

„E vecanta e prodhimit tone eshte uji i cili vjen nga burimi i Drinit te Bardhe dhe komponenti kryesor I cili e begaton birren eshte malti-nje pordhim mjaft cilesor, i cili e perben birren tone njeqind per qind!“

Synimi I “Birres PEJA” eshte qe ta mbuloje tregun kosovar deri ne 95 per qind-thote drejtori Muhagjeri, mesazhi i te cilit do te ishte:

„Te konsumojme birren derisa te mos dehemi!“

Perderisa, drejtori Gergeta, per te cilin birra eshte pije sa e mire poaq e shendetshme, ne Diten Nerkombtare te Birres, ngreh dolline me urimin:

„Gezuar te gjitheve!”

 Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova