Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Varferi ne Kosove |
|
Sh.N., tash tri vjet mund varferinė duke shtrirė dorėn pwr lėmoshė. Nėnėn e katėr fėmijėve, sot halli e ka sjell prej Drenicės nė Rrafsh tė Dukagjinit. "Se s'kam! Njė grusht miell s“di si del-rrefen ajo,duke shtrenguar duart. Dru s'kam edhe njė krahė. Po e shty qeshtu, sot o nesėr, mos po vdes krejt-ma mirė. O mos I marrsha lakmi burrit si asht n“dhe, mos shkofsha n“shpi shnosh! Si ma lehtė hy n“varr. Ty t'kallova tė drejtėn, po as thmija e mi nuk e dine. Qysh me ju thanė? Cka me iu thanė?“ Egjiptianin 26 vjeēar, Ujkan Gojaj, nga Peja, baba I dy fėmijėve, e gjejmė tek gėrmon nė njė mal mbeturinash. "Vallahi, me terrnakop, me qekiq shpurdh qeshtu nėpėr berllok me gjet hekura e me I shit”-thotė Ujkani, I cili mėngjes e mbrėmje bart hekurishta me karrocen e vjetėr, se ky ėshtė burimi I vetėm I ekzistensės. Por, ai ka edhe shpresėn pėr ditė mė tė mira nė shtetin e Kosoves. "Qind per qind, po! Shpresoj ma s' pari me hy n' punė e mos me dal qeshtu, se m'vjen keq me m'pa shoqnija. Po, s'kam cka me bo!” Dhe, kjo shpresė ka njė bazė-thotė drejtori I Institutit pėr Politika Sociale, nė Kosovė, Mustafa Gara: "Sepse, njė shtet I pavarur ka mė shumė shancė pėr tė biseduar me shtete qė kanė nevojė pėr punėtorė sezonal. PAstaj,varėssht nga qasja e qeverisė sonė por edhe nga mirėkuptimi qė do ta kenė shtetet e tjera qė ta ndihmojnė kėtė shtet tė ri, atėherė bėhet me domerthėnėse shpresa se nė kėtė pranverė qė po hymė, do tė ketė vende tė reja tė punės. Kėtė e ka deklaruar edhe qeveria nė programin e saj“. Plaku Ramadan Ukaj nga Lumbardhi i Decanit, eshte I revoltuar nga realiteti kosovar: Qekjo ministri, cka faqen e zeze ban polici me nje rroge 200 euro, e ministri 7000 euro rroge. Si t“hip minister i ban 20 pallate per vete, i ben 20 grada per veti. Po a e din ti si cka se bajsh me djerse tone, ke me ia pa sherrin? nuk ka me ia trashegu djali as ai vet! Ti nuk e mrrin ti Gani Begin, 120 killa o kone edhe qeni ee ka pas rrogen 400 qese, prej Serbise ne muaj. E ka shti Kosoven neer serbi. Po kur hini partizani, osht ardhe ne 22 killa o dek.Edhe ktyne ka m“u ardhe qashtu,kam e ua pru Zoti si me mbet ne qengela,a more vesh?!“. Sido qė tė jetė, qeveria e Kosoves ende nuk ka dalė me njė qėndrim tė qartė se ē'pėrkrahje do t'I bėhet ekonomisė sė vogėl, si vendi mė I sigurt pėr hapjen e vendeve tė punės, ndėrkohė-pohon drejtori Gara. Dhe per kete, "Si rrjedhojė e gjėndjes sė rėndė sociale, nė Kosovė, nė buxhetin e deklaruar mbi 1 miliard euro, Ministria pėr Punė dhe Mirėqenje sociale merr pjesė me mbi 17-tė per qind. Pra, mbi 36 mijė familje me 180 mijė anėtarė varen nga ndihma sociale, qė ėshtė njė pjesėmarrje e lartė nė kėtė buxhet tė varfėr qė kemi". Sipas standardeve te Bankes Boterore, shkalla e varfėrisė nė Kosovė ku njė individ brenda dite shpenzon 1,42 dollarė, ėshtė 42 per qind, ndėrsa ajo e varfėrisė ekstreme, ku njė individ brenda dites shpenzon 0.86 dollarė, ėshtė 15 per qind. Ajete Beqiraj, Dojēe Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |