Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari
Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
„Jodiciplinė dhe mosrespektim I hierarkisė kishtare“-ishin disa nga deklaratat me te cilat peshkopi I Rashkes dhe i
Prizrenit, Artemije Radosavjlevic arsyetonte vendimin e tij per zevendesimin e peshkopit te Lipjanit me sherbim ne
Manastirin e Decanit, Teodosije Sibalic. Kete vendim, murgjit e manastirit e kundershtuan duke nxjerrur jashte
percjelljen e tij, at Simeon Vilovskin; veprim te cilin peshkopi Artemije e intepretoi si rrahje! Artemije I quajti
te falsifikuara edhe nenshkrimet e te 27 pjesetareve te Manastirit te Decanit, te cilet njezeshem kundershtuan zevendesimin e peshkopit te tyre, Teodosije, i cili kishte edhe mbeshtetjen e popullit te tij.
«Mendoj se peshkopi i Ljipjanit duhet te mbetet ne Mnastir sepse e meriton. Ai ka mbeshtetjen e popullit serb,
te nderkombtareve dhe te vet Kishes. Politika dhe kisha duhet te jene te ndara!“-mendon, Vesna Ilic, nga Decani. «Peshkopi Teodsije ka gjithe mbeshtetjen e vellazerise se manastirit, te Sinodit te Shenjte dhe te Kishes Ortodokse Serbe. Sigurisht qe nuk ndjehemi mire pse ka ardhur deri te kjo dhe eshte bere publike. Por, cfare ka ndodh ka ndodh dhe ne shpresojme qe kjo situate te tejaklohet»-thote Mishko Jovanovic, nga Suto More e malit te Zi. Perderisa, Srboljub Dakic, nga Gorazhdevci i Pejes flet i bindur:„Une e di vetem nje: se peshkopi Teodsije eshte ai qe ka mbeshtetur jo vetem komunitetin serb por te gjitha kombesite. Prandaj, ai duhet vazhdoje sherbimin sepse pa te as fryma ne manastir nuk do te ishte kjo qe eshte».A do te cojne qėndrimet e kundėrta tė peshkopit Artemije dhe te peshkopit Teodosije nė ndarjen e Kishės Ortodokse Serbe nė Kosovė? “Jo. Une jam I bindur thelle se nuk do te vie deri ne ekte pike. Nuk ka shanca teorike. Fjala eshte per nje mosmarrevshje si ne cdo institucion tjeter dhe une mendoj se kesaj qeshtje nuk duhet dhene ndonje dimension tjeter”-thote Mishko Jovanovic.„Jo nuk do te ndodh. E verteta eshte gjithnje vetem nje dhe ajo o te ngadhnjeje“-beson Srboljub Dakic.Ndersa ati Sava Janjic ka kete mendim:
“Ėshtė vėshtirė tė flitet tash pėr tash lidhur me kėtė. Sidoqoftė, ne shpresojmė se do tė mbizotėrojė arsyeja”.
Vendimin e pedshkopit te Rashkes dhe te Prizrenit Artemije per shkarkimin e peshkopit te Lipjani Teodosije, Sinodi I Shenjte I Kishes Ortodkse Serbe, e anuloi. Kete e konfirmoi pėr radion tone edhe zedhenesi i Manastirit te Decanit, Sava Janjic, ne deklaraten e pare zyrtare dhene mediave kosovare. Por, ne manastir dhe jashte tij edhe me tej degjihen zerat, sipas te cileve „Vendimi I Artemijes ishte nje vendim arbitrar si ne kohen e komunizmit, ndersa nje mashtrim tjeter I tij dhe at Simeon Vilovskit ishte edhe alarmi I rrejshem i vitit 2006, per pergatitje atentati ndaj Artemijes, sic thuhej, nga terroristet shqiptar“.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele |