Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
“Qyre peshkun!...Qyre qika jeme!...Opaa!...Qeshtu
mīka ik ne natje-rrefen plaku, duke u munduar te mbaj peshkun qe perpelitej
ne doren e tij-Nal, nal, nal!…Nal bab nal! Nal, se tash luj une
me ty qysh te du!...
Nje e gjeta atje,qeky i dyti ,edhe nja e kam
qatje, ne kofte bahen tre!...karremat i lshoj nīmengjes, e gjej
ushqimin,skarrajat, kercyellat qe daline dhe i qes aty edhe une i lesjhoj
bagetine. Kur tīkthehna vi e i marr“.
Nje thane e lulezuar si nje kurore e arte, rri ne krye te rrugicesTebana e Qazim Kuqit se rrepiret qe con te stani I drunjte. Majtas saj, dy sana te ngrena pergjysme e krejt ne fund, lugu i drunjte ku pine uje bagetia. Tymi i oxhakut dhe blegerima e kopese na jep te kuptojme se bariu plak ka kthyer bagetine nga kullosat, kahere. Tre qen te lidhur krahas, me tīna diktuar ngrihen me te lehura ne kembe, pernjeheresh. Te lehurat te parreshtura na percjellin deri ne hyrje te stanit te drunjte ne luginen e rrethuar me pyje, matane kulmit te se cilit kish lulezuar qershia. Ne kotecin nen hije te saj po mblidheshin pulat per te fjetur e ne te majte, stalla e bagetise, permes te qarave te se ciles, dhjetera sy bagetie na shohin me kersheri. “Jom, kone punetor i pylltarise-rrefen
Qazim Kuqi-Punoja maqinerist e kur u ndava prej vllazenve, luta drejtorin me
mīlane ketu. E kapa punen une, e kapi
gruaja,e kapen fmijet.
Tashme dielli eshte rrokullisur pas Bjeshkeve te Nemura e muzgu pranveror po hap krahet bashke me qetesine e bjeshkes. Blegerima e kafsheve dhe kembanat kane rene ne qetesi, poashtu. Degjohet vec gurgullima e Lumbardhit, i cili rrugeton dhe naten me rrembim per tīu derdhur neper fushat pjellore te Dukagjinit... Lumbardhi i Decanit Ajete Beqiraj, Dojce Vele |