Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

U konstituua Parlamenti i Pavarėsisė

Pas krijimit tė Komisionit pėr Verifikimin e Mandateve, i cili propozoi pranimin e tė gjithė deputetėve tė dalė sipas rezultateve tė zgjedhjeve tė 17 nėntorit, nė seancėn e sotme konstituive, tė 112 deputetėt e legjislaturės sė re tė Kosovės, prej 120-tė, sa ka ligjėrisht parlamenti, dhanė betimin solemn:

„Unė, deputeti i Kuvendit tė Kosovės, i zgjedhur me votėn e lirė, sot, solemnisht betohem se me ndershmėri e me sinqeritet, me pėrkushtim dhe devotshmėri, me tėrė qenien time dhe me tė gjitha aftėsitė e mia, do tė punoj nė interes tė Kosovės dhe tė gjithė qytetarėve tė saj. Do tė angazhohem nė mbrojtjen dhe respektimin e  kushtetueshmėsirsė dhe ligjshmėrisė, nė mbrotjjen e tėrėsisė territoriale dhe integritetit insitucional te Kosoves, ne gfarnitmin e lrivie dhe te te dretjave te nejriut ,ne pajtim me lgijet e vendit dhe me standardet evropiane. Betohemi!“

Pėrbėrja e kėtij parlamenti, ėshtė e rėndėsishme sepse pikėrisht ky parlament nė koordinim me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe me Bashkimin Evropian, do tė bėjė shpalljen e Kosovės, shtet tė pavarur dhe sovran. Por, pika mė e rėndėsishme e rendit tė ditės nė tė cilėn ishte paraparė zgjedhja e kryeparlamentarit dhe e anėtarėve tė Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, nuk u procedua. Siē u tha, nė bazė tė njė marrėveshjeje paraprake nė mes tė forcave paralamentare, kjo pikė do tė shqyrtohet nė vazhdimin e  seancės sė sotme, ndėrkohė qė seanca e radhės do tė mbahet me 9 janar. Por, njeė shtyreje e tillė duket se nuk i ka shqetėsuar asnjė udhėheqės, tė cilėt shprehen bindje se deri me 9 janar, Kosova do t“i ketė tė gjitha institucionet qė i duhen njė shteti.

I mandatuari pėr qeverinė e re, Hashim Thaēi, tha „nė kėtė  kėtė aspekt po bashkėpunojmė shumė mirė dhe se ky parlament do tė jetė parlament i punė dhe i fokusimit nė ineteresat e tė gjithė qytetarėve“. Thaēi, poashtu premtoi njė qeveri tė qėndrueshme, ndėrsa sipas tij, marrėveshja pėr koalicion PDK-LDK, pothuaj ėshtė e arritur dhe vetėm pritet zyrtarizimi i saj.

Ndėrsa, kryeadministratori i Kosovės, Joachim Ryker, i cili pėrcolli seancėn nga afėr, tha se pajtohet plotėsisht me marrėveshjen e arritur nė mes forcave politike dhe se nuk beson se do tė ketė nevojė per ndėrhyrjen e tij, duke marrė parasysh se ai ėshtė autoriteti i vetėm  me tė drejtė ndėrhyrjeje, nė rast se nuk bėhet konstituimi i parlametnit brėnda afateve ligjore.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org