Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari
Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
Kanė kaluar 18 vjet, qėkur Gjermania, me anė tė protestave
paqėsore dhe pa derdhje gjaku, fitoi betejėn mė tė madhe nė historinė e saj.
3 tetori i vitit 1990, kur pjesa e ish-Republikės Demokratike tė Gjermanisė,
iu bashkua Republikės Federale tė Gjermanisė, u kremtua edhe nė Brigadėn
Shumėkombėshe-Jug, nė Prizren; njėra nga tė dy bazat, nė tė cilat me 12
qershor tė vitit 1999, u vendosen njėsitė e para tė Forcės Ndėrkombėtare tė
Kosovės(KFOR), tė cilėt pėrmes kufijėve me Shqipėrinė dhe ish-Republikėn
Jugosllave tė Maqedonisė, marshuan drejt Kosovės. Gjeneral Brigade, Ėilhelm
Grun, ėshtė komandant I Kontigjentit Gjerman, me 2500 ushtarė,
ndėrkohė. “Bashkimi i Gjermanise ėshtė ditė e ribashkimit tė popullit tonė. Dhe, ne jemi kėtu tė ofrojmė tė njėjtėn mundėsi pėr popullin e Kosovės”-thotė gjenerali Gryn. ![]() “Dhe, tė shėrbesh nė Kosovė ėshtė ndjenjė e mirė, sepse atė qė e kam mėsuar nė Gjermani-respektin ndaj kulturave tė ndryshme, mund ta bart kėtu”-thotė Markus Berndloder, i cili pėr tė tretėn herė sherben si ushtar i kontigjentit gjerman, nė Kosovė.
Gjenerali Gryn gjate ceremonise “Nė kėtė festė tė ribashkimit tė Gjermanisė, unė shoreh bindjen time se edhe
Kosova, si shtet i ri, nė njė tė ardhme tė afėrt mund tė jetė njė shtet me
marrėdhėnje tė mira me shtetet fqinje dhe me liri dhe drejtėi pėr tė gjithė
popujt brėnda tij, sic ėshtė edhe nė Gjermani”-thotė Burkrad Kostern,
historian, i cili shėrben pėr herė tė parė nė Kosovė. |