Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Projekti i AER-it, „Mbėshtetje e mėtutjeshme Parlamentit tė Kosovės“ („Further Support to the Assembly of Kosovo“),  nė kuadėr tė sė cilit parlamentet kombėtare nga Gjermania, Franca, Belgjika dhe Sllovenia kishin dėrguar me mision nė Kosovė, njė numėr tė madh ekspertėsh, pati pėrfunduar nė janar tė vitit 2008. Pas suksesit tė arritur dhe me kėrkesė tė Parlamentit kosovar, qeveritė e vendeve pjesėmarrėse vendosėn qė edhe nė tė ardhmen tė mbėshtesin pėrfaqėsuesit e popullit kosovar, gjatė pėrpjekjeve pėr reformim dhe pėr zhvillim tė qėndrueshėm tė administratės.

„Miratimi i legjislatures se mirė mund tė bėhet vetėm me ndihmėn e partnerėve profesionistė dhe eksperteve te ndryshėm, ēfarė ėshtė edhe qėllimi i kėtij projekti“-theksoi me rastin e nėnshkrimit tė marreveshjeve, ambasadori gjerman nė Kosovė, Hans Dieter Steinbach.

Zhoal Ahtishar, drejtoreshė e Institutit Kombtar pėr Studime Krahasuese tha se ėshtė e lumtur pėr lidhjen e urave tė reja, qė kanė pėr qėllim zhvillimin e institucioneve demokratike nė Kosovė. Ndėrsa, kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, tha se marrėveshjet e Kosovės me tė dyja vendet mike kanė nje domethėnje tė madhe pėr Kosovėn nė pėrgjithėsi dhe pėr Kuvendin e Kosovės, nė veēanti. 

„Republika e Kosovės, qenėsisht ėshtė e orjentuar drejt Bashkimit Evropian dhe integrimeve  euroalantike. Prandaj, ndihma tė tilla i konsiderojmė si investim nė demokratizimin, zhvillimin dhe shpejtimin e procesit tė integrimeve“.

Pėr kėtė qėllim, shtetet partnere nė muajt e ardhshėm do tė sjellin nė Kosovė ekspertė tė sektorėve tė ndryshėm tė administratės parlamentare. Pikat e perqendrimit tė tyre do tė jenė: mbikėēyrja dhe zbatimi i rregulloreve, kualifikimi i mėtejmė i anėtarėve tė parlamentit dhe kėshilltarėve ligjor, si dhe vendosja efikase e proceseve tė punės brenda administratės sė parlamentit.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele