Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Rotary International ėshtė organizatė e liderėve nė biznes dhe profesion, klubi I parė I sė cilės u themelua nė Cikago, tė SHBA-ve, nė vitin 1905, nga themeluesi, Pol Harris. Kjo organizatė, sot ka 1 milion e 200 mijė anėtarė tė shtrirė nė 170 vende tė botės. Dr. Neshad Asllani, asistent guvernator I distriktit 2481, e cila pėrfshin pjesėn veriore tė Greqisė, Serbinė, Malin e zi, Maqedoninė dhe Kosovėn ėshtė themelues I Rotarisė nė Kosovė.

“Dy herė ėshtė debatuar nė Kongresin Amerikan pėr pranimin e Kosovės nė Rotary International. Ka qenė njė angazhim I madh I rotarianėve dhe jorotarianėve. Ne s’ kemi kėrkuar qė Kosova tė jetė e pranuar as si e pavarur as si pjese e ish Jugosllavisė, por tė pranohet me statusin actual: Kosovė e administruar nga Kombet e Bashkuara. Dhe, nė fund ėshtė vendosur qė Kosova tė sistemohet nė distriktin 2480”.

Struktura e Rotary International ėshtė e organizuar nė 17 zona, me 532 distrikte dhe 33 mijė klube. Kosova, nė kėtė organizate u pranua me 5 nėntor tė vitit 2005, ēfare I hapi rrugėn edhe zyrtarizmit tė klubeve.

“Klubi nismėtar ėshtė ai I Gjakovės, ndėrkohė qė zyrtarizmi I “Rotary Club Peja” shėnon njohjėn e parė ndėrkombėtare e Kosovės. Pastaj vjen klubi I Prishtinės si dhe nismat qė kemi nė Prizren, Ferizaj, nė Mitrovicė dhe nė Gjilan.Kėshtu qe, brėnda vitit 2008 Kosova do tė ketė shtatė klube”-thotė dr.Asllani.

Qėllimi I organizimit tė klubeve rotariane nė njė shtet ėshtė, shndėrrimi I njerėzve nga marrėsi nė dhėnės. Tashmė, Kosova ka 180 rotarianė qė angazhohen nėn moton: “Kush punon mė sė miri, ai pėrfiton mė sė tepėrmi”.  Dr.Asllani vjen me disa projekte tė realizuara nga “Rotary Club Peja”:

“Projektet mė tė rėndėsishme janė ndihma e dhėnė tė lėnduarve nga uragani “Katrina”, ndihma financiare mujore e familjeve tė policėve tė vrarė nė detyrė. Pėrkahja nė edukim, nė shėndetsi si dhe projekti mė I fundit, pėrkrahja e vajzave pėr tė vazhduar shkollimin e mesėm nė komunėn e Klinės”.

Projekte tė rėndėsishme globale tė Rotary International janė vaksinimi i 2 miliardė fėmijėve dhe zvogwlimi i paralizės sė fėmijėve dhe kontributi i Rotarianėve nė themelimin e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, ne vitin 1945.

Ajete Beqiraj,DW & Radio Kosova

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org