Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari
Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Gjakova, ėshtė i pasur me njė sėrė monumentesh tė lashta kulturore e fetare. Zemėr kulturore e kėtij qyteti tregtie dhe artizanatesh ėshtė Qarshia e Madhe, nė krye tė sė cilės ngrihet Gjamia e Hadumit. Njė pjesė e kėtij monumenti tė periudhės otomane, tė ndėrtuar qė nė shekullin XVI-tė, me 1999 u dogj nga forcat serbe, bashkė me bibliotekėn qė datonte qė nga kohė e themelimit. Restaurimi I Gjamisė sė Hadumit, i cili pritet tė pėrfundojė sė shpejti, fillon realizimin e projekteve qė pėrcjellin Konferencėn e Donatoreve, tė mbajtur me 2005, nė Paris, me ē“rast u ndanė 10 milionė dollarė. Implementimin e kėtij projekti, i cili fillon nė bazė tė marrėveshjes sė nėnshkruar nga ish kryeadministratori I Kosovės, Joachim Ryker me organizatėn e UNESKO-s, nė janar tė kėtij viti, e bėn organizata suedeze, “Trashėgimia Kulturore pa Kufi” (CHWB). „Gjamia e Hadumit ėshtė ndėr monumementet mė tė vjetra tė pėriudhės sė sundimit tė perandorisė osmane. Monument mė tė vjetėėr nuk kemi!”-thotė Sezair Gafurri, menagjer i projektit nga CHĖB. Restaurimi I muraleve po kryhet nga Nihad Shengic, nga Bosnje Herzegovina dhe Eliza Stefanini, nga Italia, tė cilėt nė bashkėpunim me gjashtė ekspertė local po nxjerrin nė pah pervojen briliante tė vjelur nga shtete tė ndryshme tė Evropės. „Trashėgimia kulturore ėshtė njė thesar i ndėrtuar, tė cilin vetėm duhet restauruar dhe ruajtur. Dhe, kėtė mund ta bėjė mė sė miri vetėm populli i kulturės pėrkatėse. E, nėse kjo kulturė mungon apo pėson momente tė degradimit, ai thesar mund tė rrėnohet deri nė pakthim“. Piktori Nihad Shengic, i cili ka restauruar muralet e Gjamise sė Begut, nė Sarajevė, tė Katedrales sė Bolonjės, e tė shumė monumenteve tė vlefshme tė kultures evropiane, vjen me vlerėsimin pėr Gjaminė e Hadumit, nė Gjakovė: „Kjo gjami nė mes tė Gjakovės, ėshtė si njė margaritar nė guacė. Ėshtė, njė perlė e Kosovės, me njė kupolė sferike, objekt i renesancės, me njė formė inovative me dimensione tė vogla, por shumė madhėshtore, nė muret e sė cilės mund tė lexohet se si njė objekt kulturor i nėnshtrohet fatit dramatik tė hapėsirave nė tė cilat gjendet“. Sipas Bashkėsisė Islame tė Kosovės, gjatė agresionit serb tė vitit 1999, nė Kosovė, u dogjėn dhe u rrėnuan 209 objekte fetare islame, prej tyre 205 gjami, 3 medrese dhe 1 teqe. Gjamia e Hadum Ages, nė Gjakovė, e cila po restuarohet ndėrkohė, ėshtė nėn mbrojtjen e UNESKO-s, si thesar I trashėgimisė kulturore botėrore. Ajete Beqiraj, Dojce Vele |