Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari
Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Me t´u shkeputur nga magjistralja
Prishtine-Shkup, ne anen e majte te qytetit te Lipjanit, pas 13-te
kiloemtrash me fshatra te banuara me serb, gjendet Janjeva. Por, edhe pse
vite me pare, kroatet perbenin rreth 80 pėr qind te banorėve tė ketij
fshati, sot ky numer reduktohet ne vazhdimesi-thote Don Matej Pali,
udheheqesi shpiretor i kishes “Sveti Nikola“.
“Eshte nje situate dramatike-thote Don Matej Pali. Prej 5000 kroateve sa ishin dikur, tashme jane vetem 300. Une perpiqem qe kjo shifer te mbetet e tille dhe te rritet sigurisht, dhe rpandaj jam ketu. Megjithate, une jam optimist sa i perket permiresimit te situates ekonomike ne Kosove e cila do te ndihmoje te rinjte qe perfundojne shkollimin te fillojne me punen dhe te sigurojne per vete dhe per te tjeret nje te ardhme me te mire“-thote don Matej Pali. Janjeva nderkohe eshte venbanimi me numrin me te madh te banoreve kroat ne Kosove, nje vend i lashte mes tri kodrash, ne te cilin 11-te vjecari Josef Josic, do te deshironte te mbetet pergjithmone. “Une do doja te jetoj dhe te puno ne Janjeve dhe jo si shumica e krotaeve tane, te cilet ikin dhe nuk kthehen kurre. Vetem, sa te mabroj shkollen dhe te gjej ndonje pune“. Por, per mbarimin e keaj shkolle ka nje problem. Kjo ,sepse arsimi fillor i afro 600 femijeve kroat kryhet me plan program te qeverise se Serbise, thote Don Matej Pali: “Para pak vjetesh eshte folur qe Prishtina, Beogradi dhe Zagrebi te bejne nje marreveshje me ane te se ciles do te perpilohej nje pgoram qe do t´i pershtatej kushteve te ketushme si dhe do te beheshin tekste te vecanta shkollore per nxnesit kroat. Megjithate, ketu edhe me tutje punohet me plan programin e ministrise se Republikes se Serbise“. Dhe, nje emnyre te tille mesimi, nxenesit kroat nuk do ta deshironin. Kete e verejme tek nxenesja e klases se katert, Anamarija Jozic, e cila krahas deshires qe te behet doktoreshe, ka nje deshire tjeter: “Do doja te kem libra nga Kroacia. Por, nuk kemi te tjera vecse nga Serbia dhe ne gjuhen serbe“. Me objekte te reja shkollore, rritje te pagave per mesimdhenesit dhe tekste falas per 200 mije nxenes kosovare, Kosova filloi vitin e pare shkollor pas pavaresise. Kryministri i Kosoves Hashim Thaci, premton investime te vazhdueshme ne kete fushe, sepse: „Invesitmi ne edukim eshte ivnestim ne zhvillimin tone ekomonik, ne te ardhmen tone te sigurt te perspektives evropiane, qe edhe kosova te ec me trenfet bashkejkohore, e ky eshte vetm fillimi“. Nje fillim i cili do duhej te arrije edhe tek te 600 nxenesit kroat, pasardhes te tregtareve nga Dubrovniku i vjetër, te cilet para 700 vjetesh erdhen ne janjeve per te ushtruar zejen e perpunimit e metalit. Ajete Beqiraj, Dojce Vele |