Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari
Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Njė park i vogėl matanė Lumbardhit tė Pejės, ėshtė vendi ku tė moshuarit e kėsaj ane kalojnė tė shumtėn e kohės. Karriket nėn hijet e drunjve, janė pikėtakimi i pėrhershėm ku ata mblidhen dhe qajnė hallet e njėjta, tash sa vjet... “Pensionin “e mirė” jemi tuj e marrė: 35 euro prej qeverisė Kosovės, se 40 euro tė pleqnisė nuk po i numėroj. Se me punue katėrdhjetė vjet pesė muaj punė efektive e me i marr 35 euro, kurrfarė nderi nuk asht! Jemi nė gjendje tė ligė, tė holla s“kėmi, me shėndet nuk jemi mirė, jemi tė lanun krejt mbas dore. As pensionet nuk na i kanė ndreq qysh ka hije. Pushtetarėt tanė po thirren nė atė se fondet e pensionistėve i ka marrė Serbia. Serbia ka vra edhe gji, ka marre edhe krena...-thotė Ahmet Hulaj, 78 vjec, nga Jabllanica e Pejes, ish-punonjės i Administrates Komunale tė Pejės. Ramiz Ganiē, boshnjak nga Peja, ish-punėtor i “Birrarisė Peja”, tash jeton me ndihma nga farefisi. “Fabrika prapė punon me njė numėr ma t“vogėl punėtorėsh. Ne, me njėfarė kotnrate kemi marrė dicka, por tash nuk marr kurrgjo as prej askujt”. Ramė Kadrija, 80 vjeē, nga Prekazi me banim nė Pejė, megjithėse pėr 40 vjet pėrvojė pune merr 75 euro, tregohet i arsyeshėm. “Jam i kėnaqur se e di se na hala nuk i kemi sendet. S“punojnė fabrikat, ka ngec ekonomia...Jam i kėnaqun se e di se nuk ka!” Por, Naser Berisha rom nga Firaja, ėshtė lodhur nga jeta nė karrike parku dhe ekzistenca nga shitja e kanaqeve. “Mbledh limenka e shes edhe blej me hanger...Cka me ba? A me vjedh?! E kta kryetart tanė, qė shkojnė nėpėr vende tė huaja e shesin mend, nuk duhet me u livdu e me thanė se Kosova asht e mirė. Duhet me tregu tė vėrtėtėn se nė Kosovė s’ka kurrgja! Njerėzit jane tė pa jetė...Kurrfarė jete nuk asht n“Kosovė, hiē!” Ismet sheremeti, kryetar i Organizatės Rajonale tė Pensionistėve nė Pejė, e cila nė gjirin e saj i ka 9500 anėtare nga tė pesė komunat e rajonit, sjell shqetėsimet e kėsaj shtrese: “Pėrgjithėsisht, deri mė tani muj me thanė lirisht si s’ka pas kurrfarė pėrkujdesjeje, jemi marrė me vetveten, i kemi kriju vetes hapėsirė. Problemi kryesor ėshtė sigurimi i medikamenteve dhe vizitat mjeksore.” Sindikata e Pensionistėve dhe Invalidėve tė Punės e Kosovės, me 31 dhjetor tė vitit 1998, numėronte gjithsejt 91 mijė e 635 kontributdhėnės, (91.635), tė cilėt kanė deponuar kontributet pėr sigurim pensional invalidor. Por, megjithėse qeveria e Kosovės tashmė ka marė vendim qė pensionistėt kontributdhėnės tė dallohen me 35 euro nga pensionsitėt e pleqėrisė, ata tashmė gjenden pėrballė njė sfide tjetėr. “Dokumentacioni nė Etin pėr sigurim social po thonė se ėshtė asgjėsu. Serbėt kur kane shku prej kėtu i kane marrė me vete. Mirėpo, me dėshmitarė e me dokumetne tė ndryshme, njė pjesė e tyre kanė apliku dhe kėshtu kanė filluar tė marrin nga 75 euro, si kontributdhėnės”-sqaron z.Sheremeti. Pėrderisa, porosinė e njėzėshme tė pensionistėve sjell Ahmet Hulaj: “Porosis qė qeveria e Kosovės me u ēu prej gjumit. Klasėn punėtore, pensionistėt e fukaranė me i kqyr pak ma tepėr, se pleqtė nė treg janė tuj shku me kolica me mujt me e fitu naj euro. Nė Pejė e nė Prishtinė, pleq tė mbetur i kam pa me sy tė miė, nga tetedhjeteė vjet e kusur tuj u mundu pėr kafshatė tė gojės!” Me rrėnimin e autonomisė sė Kosovės nė mėnyrė antikushtetuese dhe jolegjitime, kontributet pėr sigurim pensional e invalidor qė kapin shumėn prej 2 miliardė eurosh, me ligjet e Serbisė u bartėn nė kėtė republikė ku vazhdojnė tė mbeten edhe sot e kėsaj dite. Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Blue Sky |