Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Ndarja e Kosoves nuk lejohet

Diplomati holandez, Piter Feith ka deklaruar se do ta ndihmojė qeverinė e Kosovės nė zbatimin e tė gjitha dispozitave tė Pakos sė Ahtisarit, duke pėrsėritur  mesazhin e Grupit Ndėrkombtar pėr Kosoven, se nuk do tė tolerohet ndarja e Kosovės.

"Ata kanė dhėnė njė mesazh tė fuqishėm, se ndarja e Kosoves nuk ėshtė parashikuar dhe nuk do tė lejohet. Mbi kėtė bazė, ne kemi vijat tona tė kuqe dhe pikat ku nuk duhet kaluar. Ne shpresojmė  se do ta tejkalojmė jostabilitetin dhe tensionet momentale nė vend"-tha z.Feith.

"Situata ėshtė nėn kontroll tė plotė, tha kryeministri I Republikės sė Kosovės, Hashim Thaci, "dhuna nuk do tė tolerohet nė asnje rast, do tė respektohet lėvizja e lirė e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, nė cdo pjesė tė territorit tė saj. Integriteti territorial I Kosovės ėshtė I paprekshem unik dhe I pandashėm".

Megjithatė, ndonėse me intenzitet gjithnjė e mė tė ulėt, nė veriun Mitrovicės vazhdon rrebelimi I serbve. Numri I protestueve tė cilėt kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės dhe cdo gjė qė ka tė bėjė me institucionet e saj, dje ishte 250-tė. Ndėrsa, situata vazhdon tė jetė e brishtė, sidomos pas shpėrthimit tė sė ejtes mbrėma nė afėrsi tė ndėrtesės sė gjykatės, pasi qė zyrtarė tė UNMIK-ut ua kishin ndaluar gjykatėsve dhe prokurorėve serb hyrjen nė kėtė objekt pėr ta themeluar njė gjykatė jashtė sistemit gjyqsor tė Kosoves, e cila do t'I bashkangjitetj atij tė Serbisė.

"Nuk do tė tolerohet funskionimi I strukturave paralele. Adresa e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės jane institucionet legjitime nė Prishtinė dhe tė tjera struktura legale nė nivel local. Poashtu,  misioni I EULEKS-it do ta ushtrojė autoritetin e vet nė gjithė territorin e Kosovės"-paralajmėron kryeministri I Kosovės, Hashim Thaci.

 Ndėrsa, mesazhi I Grupit Ndėrkombtar pėr Kosovėn I pėrbėrė nga SHBA-tė, Bashkimi Evropian dhe nga vende tė tjera tė rėndėsishme, nė ceremoninė inauguruese ishte I qartė: se nuk do tė lejohet ndarja e Kosovės.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org