Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

“Kėta me e deshtė atdheun japin dorėheqje dhe i zgjedhin ata njerėz qė munden me udhėheq me Kosvėn dhe munden me iu pergjgj Evropės nė ēdo moment. Me bisdeue veē pėr sene teknike, por jo pėr status. Kosova ashtė pavarėsue nė t’99-tėn!“

Zėri i Mehmet Maksutajt, ėshtė ndėr zėrat e shumtė, tė cilėt mbetur pezull pėr kaq kohė, pandalur shtrojnė njė pyetje tė vetme: Cfarė pas kėsaj?

Ali Kamaj dhe shumė si ai, jane ne skaj te durimit.

„Se rrenė, qetu o ardhė shpirti! Jo po shtyhet sot, jo po shtyhet nesėr, jo pasnesėr. Se ēka dreqin kanė, ata e dinė. Na jemi tė vegjėl me fol pėr ta. Veē, asnjė kafshatė nė ta s’e ngjy!” 

Anėtarėt e Ekipit tė Unitetit jane zotuar se nė pėriudhėn 120 ditėshe pėr bisedime rreth statusit, pavarėsia e Kosovės do tė jetė e panegociueshme, integriteti I vendit do tė ruhet, ndėrsa Pakoja e Marti Ahtisarit, konsiderohet e mbyllur.

Mehmet Maksutaj ėshtė I zhgėnjyer edhe nga bisedimet e para.

“Unė i kam pėrcjell nė Vienė kur tha Samarxhiēi, se Kosova ėshtė djep i Serbisė!“ Haj more, mo Zot ma keq! Vallahi, unė analfabet jam e I kisha thanė: "Cka? Nė cilin shekull ke ardhė nė Kosove? A e solle ti Kosovėn prej Karpateve a e gjete kėtu kur erdhe?!" Edhe kishe te shkolluem.  „Grupi i Kontaktit ka nis kaherė me thanė se Kosova nuk ka m’u nda as nuk ka me iu bashkangjit kurrnji shteti. Por, s’po i nigon as ata kush m’sa kėta tonėt. Tek qetash udhėheqėsat tanė e kanė marrė vesh ēka I ka gjet. E, vallahi, unė veē njė shpresė e kam: inshallah Zoti e Amerika nuk na lėshon dore, se sa pėr Evropė…Qekjo Evropė I ka nda trojet shqiptare me 1912, prej Ulqinit e deri ne Qamėri. E njejta Evrope osht!“

Debati i djeshėm i parlamentit tė Kosovės, i cili vazhdoi edhe mbreme natėn, nxori nė pah qėndrime tė ndryshme tė grupeve parlamentare. Kritika ksithe sidomos ndaj grupitė Unietit pėr ngecjen e statusit.

 „A mos vallė Grupi i Unitetit mori ndonjė vendim kreymėvete, pa e shqyrtuar nė Pralėment? Asnjėherė!”-pėrgjigjet Nekibe Kelmendi, nga Lidhja Demokratike e Kosovės.

 „Fajtori kryesor tashme ka emer dhe e di gjithė bota. Bllokada e Rusisė ėshtė fajtore nė procein e definimit tė statusit tė Kosovės“-tha ministri pėr tregti dhe industri, Bujar Dugolli, nė debatin e Kuvendit tė Kosovės.

Nė fund tė debatit, para deputetėve u prezantua propozimi qė “Tė rikonfirmohet qėndrimi i Kuvendit pėr Rezolutėn e 17 tetorit 2005 pėr vullnetin politik tė popullit tė Kosovės pėr shtet tė pavarur dhe sovran; qė Kuvendi tė jetė nė seancė tė pėrhershme pėr ēėshtjen e statusit si dhe Kuvendi ta autorizojė Grupin Negociator pėr tė hartuar njė platformė unike pėr Kosovėn e pavarur dhe shtet neutral“.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org