Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Pėrfaqėsuesit e Prishtinės dhe tė Beogradit vazhdojnė negociatat pėr statusin e Kosovės.  Pėrderisa pala shqiptare mbetet e vendosur nė qėndrimin e saj, se nuk do tė pranoje zgjidhje tjetėr pėr Kosovėn pėrveē pavarėsisė, pala serbe vazhdon tė thirret nė ruajtjen e integritetit tė Serbisė. Vlladimir Anxheliē, nga Aranxhelovci, pėr udhėheqėsit e vendit tė tij ka njė porosi:

„Le te hiqen prej aty, mė mirė. Le te largohen! Duke menduar se po bėjnė mire, gjithēka po bėhet gjithnjė e mė keq. Pėr qytetarėt e thjeshtė, kjo nuk ėshtė e mirė dhe unė mendoj se ata po udhėheqin njė politikė tė gabuar. Nėse nuk dinė, le t“ua lėnė radhėn njerėzve tė rinj e tė menēur tė udhėheqin politikėn“.

Po politika e udhėhequr nga Sllobodan Millosheviēi, a ishte e mirė pėr vendin e tij?-pyesim kėtė qytetar tė Serbisė?

„As nuk them se ishte politikė e mirė! Kur e pashė se ishte e keqe, nuk desha tė jem pjesė e saj. Por, as kjo nuk ėshtė e mirė, sepse punėsimi ėshtė 50 per qind nėn zero, arsimi, shėndetėsia…ēdo gjė ėshtė pėrmbysur. Le tė hiqen pra, nga karriket! Unė nuk turpėrohem ta them kėtė. Kjo ėshtė porosia ime pėr ta dhe pikėrisht kėshtu mendoj!”

Pas luftės sė vitit “99, Nikolla Aranxheloviē nga Beogradi, si zgjidhje pėr statusin e Kosovės sheh pikėrisht  propozimin e hedhur nė tryezėn e bisedimeve nga krerėt e Serbisė, qė: „Kosova tė jetė pjesė e Serbisė, me njė autonomi nder mė tė mėdhate qė ėshtė e mundur. Mė parė kishte njė autonomi, por ishte formale. Ndėrsa tash, le tė jetė zyrtare dhe e plotėfuqishme!“

Dhe, pėrderisa qytetarėt e Serbisė shohin qėshtjen nga jashtė, qytetarėt e Kosovės janė nė thelb tė saj.

„Na krejt po i dime punėt qysh janė, po tjetėrkush vendos pėr ne. Kur vendos tjetėrkush, treqind mije premtime unė t“i jap ty, po gjo n“dore s“kam, ėshtė e kotė. Mue po ma merr mendja si, na e kemi kėmbanen e Romėn e luan tjetėrkush!“-mendon Zefi nga LLozhani.

 “Mendoj se na jemi vonu, se na gjithmonė e kemi pėsuar nga Evropa…Prej kurrkujt tjetėr, veē prej Evrope! Thone se nėse miratohet rezoluta nė Kombe tė Bashkaura, atėherė do ta pranojmė edhe ne, tuj e dit atje veē u hodh poshtė Plani i Ahtisarit. E nė fakt, ata po frigohen!“-mendon Mustafė Gashi, nga Peja.

Anėtaret e Grupit tė Unitetit, tė mėrkurėn, para nisjes pėr nė Nju Jork paralajmėruan se nėse procesi i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės bllokohet pėrsėri pėrmes Kėshillit tė  Sigurimit, Kuvendi I Kosovės do tė gjejė alternativa me tė cilat janė bėrė shtet edhe vende tė tjera tė botės.

Njė hap tė tillė, Rrustemi nga Deēani, s“do t“ua preferonte:

“Kishin pas dal e pyet dy veta tregtarėt e lėkurave tė gjesė sė egėr: “A po na merr njė lėkurė tė arushės?” “Ku asht?”-e pyet tregtari. “Nuk e kem vra hala!-pėrgjigjen ata. “Aaaa…Pa e pa, s“di qysh me ba pazar!“ Ata shkojnė e i dalin nė pritė arushės. Kur u ni tuj ardhė arusha prej malit, njani tha: “Pasha Zotin, vdiēa nga friga! S“me punon zemra se lėre dora!“ „Shtriju, se arusha s“e ha njeriun e vdekun!“-I thotė tjetri. Edhe une s“asht shteg t“rri vetėm, por po hyp n“lis!“ Kur erdh arusha, merri erė andej e kėndej, ky i vdekun, spice! Kur shkoi arusha, tjetri shtrypi prej lisi e e pveti: “Cka t“tha arusha n“vesh?“ ky iu pėrgjegj:  “M“tha:“Mos ban Pazar pa pasė n“dorė gjo!“… E tashti, ti studio pak ma larg, se mo s“ka!"

Ajete Beqiraj,Dojce Vele & Radio Kosova

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org