Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Mundėsia e koalicionit nė mes tė Partisė Demokratike tė Kosovės dhe tė Lidhjes Demokraktike tė Kosoves, po zbehet pėr shkak tė refuzimit nga kjo e fundt, tė disa kushteve tė parashtruar nga I mandatuari pėr kryeminitėr tė Kosovės, Hashim Thaēi. LDK pranon numrin e ministrive, por jo edhe llojin e tyre. Ajo ka refuzuar edhe kėrkesėn e PDK-sė qė asnjė nga ministrat aktuale apo, siē quhen nė tė shumtėn, „ministrat e korrptuar“, nuk mund tė jenė nė krye tė ministrive. „Po tė isha nė vendin e Thaēit, ndoshta edhe unė do tė dėshiroja tė njėjtėn, le tė kuptohemi. Njė gjė e tillė mund tė jetė e kėshillueshme apo e deshirueshme. Mirėpo, pėrjashtime tė tilla nuk ka!-thotė nėnkryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Eqrem Kryeziu. Kundėrshtimet e LDK-sė mund tė jenė njė mundėsi pėr koalicion, pėr Aleancėn Kosova e Re dhe pėr Lidhjen Demokratike tė Dardanisė, meqėnse tė dyja partitė kanė pranuar parimet e PDK-sė. „Ne nuk jemi kundėr askujt. Ne vetėm dėshirojmė njė qeveri tė suksesshme. Prandaj presim pėrgjigje nga vet Lidhja Demokratike e Kosovės“-thotė, nėnkryetari PDK-sė, Fatmir Limaj. Nė njė komunikatė pėr media, lėshuar nga Lidhja Demokratike e Kosovės, presidenti Sejdiu dhe mandatari Thaēi janė pajtuar qė ndėrtimi i institucioneve dhe koalicionit qeverisės, duhet tė pėrfundoje sa mė shpejt duke respektuar afatet ligjore. Njėsoj pohojnė edhe zyrtarėt e PDK-sė. Mirėpo, kjo do tė ndodh vetėm pas festės sė fundvitit, edhe pse me Kornizėn Kushtetuese, parlamenti duhet tė mblidhet deri me 5 janar tė vitit 2008. Ajete Beqiraj, Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |