Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Pėrfundimi i mbledhjes
sė kryesisė sė partisė sė
LDK-sė, nė tė cilėn ishte prezent edhe presidenti Fatmir Sejdiu, nuk solli
tjetėr veē zvarritjes sė mėtutjeshme. Pas perfundimit te saj, u bė e ditur
se LDK nuk pajtohet me ministrite e ofruara nga mandatari Hashim Thaci.
Ministria e Tregtisė dhe e Industrisė, Ministria e Shėndetėsisė, Ministria e
Kulturės, Rinisė dhe Sportit, Ministria e Shėrbimeve Publike dhe Ministria e
Drejtėsisė, ishin ato qė sipas PKD-sė, duhej tė udhėhiqte LDK nė mandatin e
ardhshėm-mesojmė nga burime jozyrtare. Mirėpo, nėnkryetari i partisė,
Eqrem Kryeziu tha se partia e
tij pajtohet pėr postin e presidentit, zv. kryeministrin dhe 5 ministri, por
jo edhe me ministritė e zgjedhura nga PDK.
„Nuk ka minsitri mė tė parėndesishme. Varet se sa e vitalizon ministri i saj atė si burim! Mirėpo, janė disa qė kanė qarkullim mė tė madh tė kapitalit dhe nė kėtė rast do duhej njėfarė „fer-play“, qė tė kemi tė drejtėn e barabartė tė menagjimitt e resurseve tė Kosovės“-tha me kėtė rast, nėnkryetari Kryeziu. LDK nuk u pajtua as me kėrkesėn e mandatarit Thaēi, qė nė strukturėn e ardhshme asnjė prej ministrave aktual tė LDK-sė tė vazhdojė tė jetė nė postin e tj. Bazuar nė kėto qėndrime, mundėsia e lidhjes sė njė koalicioni vjen duke u vėshtirėsuar, ndėrkohė qė me Kornizėn Kushtetuese, parlamenti duhet tė mblidhet deri mė 5 janar. Mirėpo, pėrgjegjėsinė pėr kėtė zvarritje nuk e merr asnjėra palė dhe pėrderisa nga Lidhja Demoraktike e Kosovės thonė se, procesi nuk ėshtė bllokuar nga ata duke pasur parasysh se mandatin pėr t’i prirė formimit tė koalicionit tė ri e ka Partia Demoratike e Kosovės, PDK nuk i komenton zhvillimet e fundit dhe kėrkesat e LDK-sė. Ndėrkohė, kryeparlamentari i Kosovės, nė largim, Kolė Berisha, nė njė takim me gazetarėt po tė premten deklaroi se Kosova ėshtė mė afėr se kurrė zgjidhjes sė statusit. "Nuk jam njeri I premtimeve tė mėdha e as I deklaratave bombastike. Megjithatė, jam I bindur thellė se jo vetėm Serbia me rezolutat e saj absurde, por asnjė forcė tjetėr nuk do tė mund ta pengonte procesin e pavarėsimit tė Kosovės-tha z.Berisha. Ajete Beqiraj, Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |