Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Reformat e pushtetit lokal, nė Kosovė, filluan me themelimin e tri pilot njėsive komunale: atė tė Junikut, me shumicė shqiptare; tė Mamushės, me shumicė turke si dhe atė tė Graēanicės, me shumicė serbe. Ministri I pushtetit lokal dhe njėherit, zevendėskryeministėr I Kosovės, mendon se procesi I decentralizimit nė kėto komuna ishte I suksesshėm. “Tri pilot njėsitė komunale, tashmė janė funskionale dhe kanė arrit tė tregojnė rolin e vet. Ky ėshtė njė tregues I qartė se nė Kosovė do tė ketė mė shumė komuna, jo aq komuna sa duan disa, por do tė ketė aq sa janė kėrkesat e popullit”-tha zėvendėskryeminstri Haziri. Ministria e pushtetit lokal, tashmė ka hartuar dhe I ka proceduar tri ligjet bazike pėr reformen e pushtetit lokal. Por, sipas z. Haziri, miratimi I tyre do tė ndodh vetėm me miratimin nė pako tė tė gjitha ligjeve tė parapara nė Pakon e Ahtisarit. "Reforma ka fillu vetėm sa iu pėrket zgjedhjeve, ndėrsa riorganizimi I institucioneve lokale do tė fillojė pas marrjes sė detyrės se kryetarėve tė rinj”. Nė shumicėn e komunave tė Kosovės, tashmė ėshtė bėrė inaugurimi I asambleve tė reja komunale tė dala pas zgjedhjeve tė 17-tė nėntorit. Ndėrsa, me njė rregullore tė re, kryetarėt e rinj komunale do tė kenė mė shumė kompetenca nė reformimin e pushtetit lokal, mė shumė tė drejta, buxhet mė shumė dhe besoj se do tė kenė mundėsi tė ushtrojne pėrgjegjėsinė ligjore, me drejt dhe nė mėnyrė mė tė suksesshme se deri me tani”-thotė z.Haziri, sipas tė cilit, zbatimi I procesit tė decentralizimit do tė jetė sfidues, por I domosdoshėm pėr tė vendosur funksionalitetin nė pushtetin local. Sipas zėvendėskryeministrit Haziri, tashmė janė shqyrtuar nevojat dhe kėrkesat e pushtetit lokal dhe me anė tė kėsaj rregulloreje, ėshtė bėrė ndarja e qartė e pėrgjėgjsive, si pėrbrėnda komunės ashtu edhe nė mes tė pushtetit lokal dhe tė atij qėndror. Ajete Beqiraj, Dojce Vele |