Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

“Unmiku, KFOR-I, institucionet e Kosovės dhe partnerėt tjerė kanė mundėsi tė pėrgjigjen ashtu siē kėrkohet. Prandaj, mendojme se shpallja e gjėndjes emergjente nuk ėshtė e nevojshme, meqė kjo nėnkupton edhe kufizimin e tė drejtave civile dhe tė tė drejtave tė njeriut”-tha me kėtė rast, shefi pėr informim I administratės sė UNMIK-ut, Aleksandėr Ivanko.

Pas vlerėsimit tė gjendjes sė krijuar nga temperaturat e larta apo nga vet faktori njeri, qeveria e Kosovės nė bazė tė Ligjit pėr Fatkeqėsitė Natyrore, nė Kosovė, vendosi qė nė gjithė territorin e vendit tė shpallė gjendjen e gatishmėrisė emergjente, por qė sipas saj, nuk ishtė gjėndje e jashtėzakonshme. Qeveria ndau njė fond rezervė prej 700 mijė eurosh si dhe mori vendim pėr aktivizimin e gjithė potencialit per menagjim tė situatės. Thirrjes sė  qeverisė pėr ndihmė iu pėrgjigjėn edhe trupat e NATO-s, nė Kosove.

“Kurdo qė lejojnė kushtet, helikopterėt e KFOR-it do tė jenė nė dispozicion shtatė ditė tė javės, qė nga lindja e diellit e deri nė perėndim tė tij”-premoti zėdhėnėsi, Knut Peters.

Tė premten, Kėshilli Ndėrministror pėr Menaxhim tė Emergjencave raportoi se falė masave tė qeverisė, angazhimit tė zjarrfikėsve, kontributit tė trupave tė KFOR-it dhe tė TMK-sė, si dhe falė angazhimit tė vullnetarėve nė shuarjen e vatrave tė zjarrit, intenziteti i tyre ėshtė nė rėnie. Ministri i Punėve tė Brėndshme, Blerim Kuēi, kėrkoi hartimin e planit tė veēantė operativ pėr tė pesė komunat e Rajonit tė Pejės, tė cilat edhe me tej janė tė rrezikuara nga zjarret. Drejtori i Agjencionit Pyjor pėr Rajonin e Pejės, Miftar Lokaj, raporton pėr vatra tė reja:

„I kishim dy vatra, nė Deēan. Njė nė Gjakovė e cila ėshtė pėrhapur nga Shqipėria nė pyjet e Pashtrikut. Njė vatėr nė pyjet e Lumbardhit si dhe tė katėrtėn, nė Istog. Tė gjitha janė lokalizuar, pėrveē vatrės sė Istogut”.

Pėr shpėrthimin e tri zjarreve nė pyjet e Istogut me ē’rast u dogjėn 100 hektarė pyje, gishti u drejtua kah vet banorėt serb tė kėtyre fshatrave. Tė ejten, Njėsitė e Specializuara tė Shėrbimit Policor tė Kosovės raportuan pėr tetė tė arrestuar, si tė dyshuar pėr pėrfshirje nė 42 raste tė pėrhapjes sė zjarreve nė Rajonin e Prishtinės. Ndėrsa, Shėrbimi Policor I Kosovės po heton raste tė tjera tė zjarreve, shumica prej tė cilave besohet tė jenė shkaktuar nga faktori njeri.

 „Njėsiti I gjyqėsisė e ka marrė kėtė qėshtje shumė seriozisht. Jemi duke punuar dhe qė policia shume shpejt do te dalė me informata konkrete”-premton toger Mirsad Kelmendi, nga Policia Rajonale e Pejės.

Vetėm nė dy javėt e fundit nė tė pesė komunat e Rajonit tė Pejės, janė djegur mbi 1900 hektarė sipėrfaqe me kullosa, pyje dhe shkurre-raportojnė nga Agjencia Pyjore e Kosovės, sipas tė cilės nga djegja e vargmaleve tė Bjeshkėve tė Nemura, qė janė mė cilėsoret nė Kosovė, dėmi nė masėn drurore vetėm nė 300 hektarė do tė jetė hiē mė pak se 4.5 milionė euro.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org