Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Kėshtu Xhevahir Spahiu me pak fjalė pėrmbledh poezinė dhe natyrėn e poetit tė persekutuar, i cili pėrveē se ėshtė i njohur edhe jashtė trojeve mbarėshqiptare, I pėrkthyer nė disa gjuhė tė huaja ai ėshtė pėrfshirė edhe nė Antologjinė e Poezisė Shqipe tė gjysmėshekullit tė artė, pėrgatitur nga studiuesi dhe kritiku i njohur, Ali Aliu.

U lind nė Gjirokastėr, nė vitin 1929-nip i Zoto Tacit mik i Fan Nolit dhe patriot. E emėruan Pano, sipas njė ylli dardan. Mirėpo, shkėlqimi i kėtij ylli u zhyt nė errėsirėn e jetės qė nė rininė e hershme. Sepse, qė nė moshėn gjashtėmbėdhjetė vjeē u pėrjashtua nga shkolla pėr njė dashuri zogjsh, tė cilėn e ndjeu dhe ia shprehu vajzės sė klasės. Pėr njė ndjenjė tė ēiltėr adoleshentėsh, e cila nga njerėzit e athershėm u quajt "dashuri borgjeze". Vendimi i Drejtorit i Shkollės qė ishte mik i Enver Hogjės, patriot nacionalist dhe deputet i disa qeverive tė periudhave tė ndryshme. Sepse, poeti i vogėl u pėrjashtua nga shkolla pėr vargun e tij tė sinqertė dhe konceptin e cuditshėm komunist tė dashurisė sė shpirtit. Mirėpo, ata tė cilėt qė nė nismė ia pėrmbysėn perspektivėn, s'ia prenė dot fjalėn. Ai vazhdoi tė shkruaj poezi e edhe drama, mbi bazėn e dramės se jetės sė tij. Sepse, shpirtin e njė poeti vuajtja e pasuron dhe e rilind gjithnjė nė njė formė tė re. Kėshtu ndodhi edhe me Pano Taēin, i cili nuk ndėrpreu kurrė sė shkruari por edhe sė lexuari, duke kėrkuar gjithnjė ushqim pėr shpirtin e etur.

Nė vitin 1946, u bė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve. Por, pikėrisht nė kėtė vit fillon edhe kalvari i vuajtjeve tė tij. Sepse, pėr herė tė parė nė moshėn 17 vjeē iu vunė prangat qė pasuan me dėnime tė kohėpaskohshme mbi akuzat: tentim arratisjeje, thyes kufiri, poezi direkte kundėr Enver Hogjės dhe nė fund me goditjen mė tė rėndė-pesėmbėdhjetė vjet heqje lirie, "si njeri u cili fut nė klasėn punėtore mendime dekadente perėndimore". Dhe, ishte ky viti 1963, kur pas internimit, Pano Taēi kishte filluar jetėn e vėrtet me njė lushnjare, me tė cilėn ishte martuar qė me '61. Me tė tashmė kishte edhe njė fėmijė, sepse kish kujtuar se jeta e tij po binte nė binarė. Mirėpo, koha e dėshmoi se lumturia e tij kaq e kishte, sepse arrestimi i papritur folenė e familjes se re shthuri qė nė nismė. Nė jetėn e tij mbeti e kalitur pėrjetėsisht vetėm njė tabllo trishtimi e njė burri me pranga ndėr duar, pėrballė nuses me foshnjėn nė krahė.

Pėrkundėr goditjeve tė jetės, poeti nuk jepet. Vargu i tij edhe nė lagėshtinė e burgut mbijeton. Shkėndijat e tij shkėlqejnė nė errėsirėn skėterrė. Por, i vetdishėm se po tė gjendeshin do dėnohej prapė, tė gjitha vargjet nė dorėshkrim ia lė mikut tė tij me porosinė t'i digjte. Miku nuk e dogji por e varrosi dorėshkrimin, I cili edhe sot e kėsaj ditė mbeti nė burgun e Spaqit, varrosur edhe mė thellė nga shembja e njė masivi dheu. Mirėpo, njė poemė nga ky dorėshkrim Panoja e dinte pėrmendsh. Prandaj, kur del nga burgu e rishkruan. Ishte kjo poeme kushtuar bashkeshortes se tij e cila ia dyfishoi fatkeqėsinė. Por, djali I lėnė gjashtė muajsh do t'i kthehet pas njėzet vjetėsh-burrė,si dėshmia e lidhjes sė shenjt-baba e bir!

..."Nėse do tė shkoni nė kafe "Europa", nė cilėndo ditė, tė paraditeve dhe nė prag tė mbrėmjeve do tė shihni nė njė nga tavolinat jashtė njė burrė tė vetmuar, nė moshė tė thyer tashmė, me borsalinė, teksa pi njė gotė birrė apo kafe e, ndėrkaq se c'shkruan i pėrqėndruar dhe pandėrprerė nė ca fletė tė vogla e tė bardha si leshrat e tij, ta dini, ėshtė poeti Pano Taēi..."(Visar Zhiti).

Mikun e Lasgushit, kėtė bohem shpirt-njeriu serish e gjejme dhe e leme te kapur fort pėr boshtin e vetėm tė jetės sė tij;poezinė, teksa pret mėngjeset e ngrys muzgjet e vjeshtės sė jetės nė (Cafe)"Evropėn" e Metropolit shqiptar.

 Ajete Beqiraj, Radio Peja & Zėri Javor

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org