Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Rreze kurores gjelberore te Alpeve Shqiptare, shtrihet qyteza e bukur e Decanit. Njera prej rrugeve te degezuara, con ne Dranoc; fshat i cili merr fryme ne pyjet shtatlarta. “Mireseerdhet ne pjesen historike te Dranocit”-lexojme me te hyre ne rrugen qe shpie ne kompleksin e kullave te mocme te Dukagjinit. Ne balle te ketij tuneli lashtesie eshte Kulla e Mazrekajve. Portat e saj hapura te ftojne me mikpritjen shqiptare e krejt perballe shtrihet, panorama e magjepsese e Bjeshkeve te Decanit. Kullat janė ndėrtime karakteristike tė arkitekturės popullore, numri i te cilave tregon pėrhapjen qė pati ky lloj ndėrtimi nė te gjitha shtresat e popullsisė. Keto banesat e fortifikuara, me nje lartesi deri ne kater kate me nje karakter monumental dhe mbrojtės, jane karakteristike e Rrafshit te Dukagjinit dhe simbol i qendreses shqiptare ne pergjithesi. Ky karakter shfaqet nė volumin e mbyllur dhe masiv prej guri, me frėngjitė e shumta pergjate murit tė kullės. Arqitekti Shkelzen Shehu, me nje pershkrim te shkurter per Kullen e Mazrekajve: “Kulla e Mazrekajve eshte kulle tipike dukagjinase, tri kateshe e ndertuar prej materjalit te gurit dhe drurit. I takon tipit te kullave te cilat jane ndertua ne fund te shekulit 18-te dhe ne fund te shekulit te 19-te.Destinimi i saj ka qene per banim.” Filli i ndertimit e ketij lloji arqitekturor u nis nga mjeshter te Dibres. Plaku 84 vjecar Rama Cana Mazrekaj, deshmon se po nga mjeshter dibran u ndertua edhe Kulla e Mazrekajve, njersa prej 263 kullave ne Rrafsh te Dukagjinit: “Ustahi o kone, usta Alija pej Dibre. E ka maru qato, qeto temen qetu, nja dy I ka maru ne katund. S’ka pas atehere mjeshter, gjashte groshe asht ba kjo kulle.” Nga keta dibrane tw cilet shquheshin me shijen e holle dhe mjeshterine nga pervoja e grumbulluar me gjenerata, vine edhe keto kryevepra arqitektonike te tradites shqiptare me vlera te medha kulturore e historike-pohon arqitekti Shkelzen Shehu, i cili ka nje pervoje te gjate ne mbrojtjen e monumenteve te trashegimise kulturore, ne Rrafsh te Dukagjinit. “Ne fillim kullat jane ndertu nga mjeshtrit dibran. Mirepo, ne fillim te shekullit 19-te kane filluar qe te ndertohen edhe nga mjeshtrit tane”. Si pjesė e thesarit popullor me nje vlerė tė jashtėzakonshme, kulla zė njė ndėr vendet kryesore nė arkitekturėn shqiptare, si nga numri po ashtu edhe nga territori nė tė cilin u shtri. Ekzistenca e familjeve te medha patriarkale, mė njė numėr pjesėtarėsh qė luhatej nga 20 deri ne 30 anėtarė, ka kushtėzuar edhe karakterin e njė grupimi ndėrtimesh familjare. Banesat e fortifikuara ekzistenciale shqiptare, datojne qysh ne kohen e ilireve-thote arqitekti Shehu. “Kullat datojne sikur fortifikatat qysh ne kohen e ilirieve. Mirepo me zhvillimin e tyre, ne Rrafshin e Dukagjinit dhe ne pjesen veriore te Shqiperise i shohim aty kah fundi i shekullit 17-te dhe ne fillim te shekullit te 18-te...Ka disa kulla me dyshekllak prej drurit qe munden me qene edhe me te vjetra...”. Njė grupim i tillė ndertimi pėrgjithėsisht ėshtė i rrethuar me mure tė larta, pergjate te cilit eshte porta e madhe e cila shėrben pėr futjen e qerres se ngarkuar dhe kafshėve ndersa ngjitur me tė, porta e vogėl pėr njerėzit. Oborri i kulles ėshtė i pasur me ambiente tė ekonomisė shtėpiake. Nė tė janė ndėrtuar pozllomi, nje objekt i hapur me shtylla druri pėrpara, qė shėrben pėr mbajtjen e veglave tė punės, druve, barit, pėr pėrpunimin e produkteve bujqėsore etj. Pjese e ketij kompleksi eshte edhe hambari-nje ndertese e gurte qe shfrytezohej per ruajtje te pemeve dhe bylmetit; kosheret e drithit-nje shtepize e thurrur me thupra; bunari-nje pus i thelle perbrenda oborrit te shtepise, prej ku banoret e kulles sherbeheshin me uje, etj. Element tjeter me rėndėsi ne kulle ėshtė oxhaku dhe dyshėkllaku nė divanhane, qe eshte nje pjesė e ngritur nga dyshemeja e katit dhe i mbyllur nga jashtė me mur tė hollė, I cili del tej rrafshit tė muraturės sė katit dhe pėrmban njė varg dritare tė vogla. Nga brenda ka njė sere kolonash druri qė mbajnė trarėt e ēatisė. Nė krye tė korridorit tė ngushtė qė shpie nė nyjen sanitare ndodhet avdeshaneja, dhe pjesa pėr larjen e duarve. Tavani i odes eshte prej druri me nje dekorim te thjeshte deri tek dollapėt me gdhendje druri. Hyrja pėr nė kullė bėhet me shkallė tė jashtme deri nė katin e dytė, perderisa ne katin e trete shkallėt janė tė brendshme, por tė vena ne ate forme qė tė mos kenė lidhje me kthinat e familjes. Nė katin e tretė vendoset gjithnjė dhoma e miqve apo Oda e Burrave, e cila paraprihet nga njė kthinė e gjerė ose divanhaneja, ku dalin shkallėt qė vinė nga kati i dytė. Prej ketu, nepermes korridorit te ngushte kalohet ne nyjen sanitare. Oda e burrave gjithnje e ka hyrjen ne mes, e cila me ane te drureve te cerges shpien ne ogjakun me qemer ne balle te odes. Kjo rrugice e drunjte ndan vendet e ndejės apo ēergat paksa tė lartėsuara, tė shtruara me baltė tė ngjeshur dhe mbi to qilimat dhe postiqet. Ketu dallohen cerga e madhe pėr miqtė dhe cerga e vogėl pėr njerėzit e familjes dhe tė rinjtė. Ne fund te cdo cerge ndertohen trapazanet si lloj podiumi pėr ndejė, por njekoehesisht edhe si arke per futjen e teshave te shtratit. Permes shkalleve te brendshme, zbresim ne katin perdhese, qe eshte nje kthine e erret ku strehe bagėtitė. Matane, shkallet e brendshme cojne nė katin e dytė ku janė tė vendosura kthinat per pjesėtaret e familjes te njohur si qilere. Perderisa, ne katin e trete eshte oda e miqve apo oda e burrave. Plaku Rame Cane Mazrekaj, pershkruan strukturen e kulles se mocme: “Ne fund ka pas lopte…Njeqind dhen, njezet lope, kuaj, kije, s’tlejke tlyni me nirthte…Ne dytin kat thmija, ne tretin kat burrat. Tavanat I mushshim dardha e molla. Shkojshim per cdo nate te sho-shoi. Lujshim tekteri dikur. Gjithqysh! Me filgjan e me kapuca vec cashtu mo. E kush mu hidhnu jo, mu qart nerveti!” Dhe, cfare ndodh sot? Keto kulla te lashta, po i pershtaten bashkekohores ne menyre te mrekullueshme! Kulla e Mazrekaj e ndertuar ne shekullin 18-te dhe ne vitin 2005 e restaruar nga organizata suedeze CHWB me respektin ndaj substances origjinale, iu adaptua kerkesave te kohes. Hajati I madh I cili sherbente si ahur, u shnderrua ne nje atelie arti. Muri i gurte u dekorua me korniza te fotografive me imazhe tradite. Nen shkallet qe shpiejne ne kulle, jane palosur drute per zjarr ndersa dy stufa ngrohin hollin e madh me shtylla druri, qetesia e te cilit krijon nje ambient te perkryer per seminare, simpoziume dhe punetori. Dhe, kjo nuk eshte e gjitha. Brenda mureve te kulles se Mazrekaj, gjejme nje karakteristike tjeter: “Nje amerikan I cili jeton ne nje kulle shqiptare, por nuk flet shqip”. Si rezultat, po meson disa fjale nga gjuha shqipe, si: “Miredita!"," Si je?", "Mire!” 60 vjecari Serge Doucete, I cili vjen nga Virginia, pervec gjuhes bashkekohore ne te cilen ka fillaur te komunikoje, po meson edhe emrat burimor te asaj qe perben traditen shqiptare. Kete e deshmon teksa promovon kullen e Mazrkejave, ne te cilen banon nderkohe: “Kemi nje perzierje te tradiconales me bashkekohoren. Banjat dhe kuzhina jane moderne, ndersa per dhomat e gurit mundohemi te gjejme dekorime te shekullit 18-te 19-te…Edhe oden po mundohemi te bejme sa me burimore. Kam gjetur ca nejrez te moshuar te cilet thone se ne balle te odes kishte…M Mmm..Prit te shoh…Po!…Kishte pra nje ‘trapazan’, I cili per mua eshte nje shtrat kuti ku do mund te lesh lesh gjerat, per te pasur me shume vend te shfrytezueshem, sic ka qene edhe ne histori. Nderkombtaret e adhurojne kullen prej guri, murin e larte perreth oborrit me dyer te hapura dhe ate…pozllomin ne te majte. Pra, sic e shihni, po mesoj edhe emrat! Por, me e bukura cfare ne ofrojme ketu eshte qendrimi ne nje ambient te qete, te rehatshem dhe fjetje ne histori”. Serge Doucete, 63 vjec nga Virgjinia, I cili ne Kosove per here te pare erdhi qe ne vitin 2000, prej 15 dhjetorit te vitit 2006, eshte shpergulur ne Dranoc dhe jeton mes shqiptareve. “Perkunder barrieres se gjuhes, shqiptaret jane aq te gatshem per ndihme saqe po pata nevoje per dicka, gjitha cfare me duhet eshte te kerkoj dhe ate e marr menjehere. Shpresoj vetem qe se shpejti njerezit do te vine ne Dranoc dhe te shohin gjithe ate qe kemi ruajtur ketu”. Keshilltari I pavarur Serge Doucete, ka nje qellim sa interesant aq te pazakonshem per shoqerine kosovare te pjekur e te rritur ne frymen mikpritese te tradites. Ai eshte ketu pert te ndihmuar zhvillimin e projektit Bed and Brekafest, nje sherbim I lansuar ne Dranoc qe nga shtatori I vitit 2006. “Bed and Breakfest eshte nje mikpritje e paguar. Ne bote, shuma e ketij sherbimi eshte 8 euro, dhjete euro e diku tjeter, deri ne 25. Ndersa ketu, shuma eshte tete euro ne nate per person. Per pergatitjen e ushqimit, ne do te bejme nje mareveshje me OJQ ne qytet apo do te trajnojme ndoje grua qe te pergatis ushqimin per Bed and Breakfest, sherbim i cili praktikohet ne bote atje ku eshte trashegimia kulturore, kopshtiet e bukura, fermat. Nese vjen ne Virginia do te shohesh te gjitha kohet e kolonive. Trashegimia shpeshhere zhvillohet nepermes aktiviteteve turisitke. Turizmi jo vetem restauron monumentet e trashegimise, por edhe i ruan ato. Kulla eshte nje shembull I mrekullueshem I trashegimise kulturore! Sali Shoshaj koordinator i organizates suedeze, Trashegimia Kulturore pa Kufij per Kosove: “Eshte me rendesi qe per here te pare eshte lansuar sherbimi ”Bed and Breakfest”, qe don te thote, njerezit kane mundesi te rezervojne dhomat, te paguajne fjetjen aty dhe te sherbehen prej banoreve.Eshte hera e pare qe njerezit mund te paguajne dhe te rrine, te kenaqen ne Dranoc”. Por, ketu ka nje problem, mendon Regjep Maksutaj, anetar I projektit Bed and Breakfest nga fshati Isniq: “Duhet me e thy nje here e pergjithmone barrieren e mikpritjes, se komuniteti edhe sot e kesaj dite e ka ne kry traditen qe nuk ben te paguhet”. Por, cila do te jete menyra e shkembimit te tradites me bashkekohoren? “Ne dy fshatra kemi kriju nje ekipe qe I pranon mysafiret me pagese. E kane kuptu rendesine e projektit keshtu qe nuk do te kete problem qe ato familje te zgjerohen.Psh.ne Isniq jane te pergatitura 12 dhoma nje kreveteshe edhe dhjete oda. Jo vetem ne kulla , por kulla shtepi te gurit dhe shtepi moderne. Pastaj, varesisht prej mysafirit”. Me kete synohet zhvillimi I turizmit rural ne keto treva te mrekullueshme natyrore, kulturore e historike. Falja e vizitoreve nga nje cope jete te Dukagjinit! “Ata bashkebisedojne me njeri-tjetrin keshtu behet nje shekmbim I traditave I kultures, sjell shume por merr edhe shume…-thote, Regjep Maksutaj, Vizite ne vend kulturoro histoirke, pasurite natyrore, shetitijen jashte lokaliteti…qe te kalojne nje dit ne bjeshke.Eshte shume itnereant se eshte mjelja e bagetise, pergatitija e qumeshtit, prej mengjesit derisa ai prodhim serbvohet edhe si nushqim….Permes ketij projekti te depertojme ne grumbullimin e fruteve te pyllit dhe bimeve mjekuese. Eshte nje pasuri shume e madhe qe askujt nuk I bie ndermend te ndermamre nje hap duke fillua nga kepurdhat ne pranvere deri te boronicat, si frut I fundit. Disa lloje te qajerave e mos te flasim per 128 lloje te bimeve mjekuese qe ne vende tjera, sjellin fitime te medha”. Serge Doucete kerkon mundesi te reja: “Psh.kush cfare di te beje perbrenda fshatit, dhe ata do te tregojne aftesite e tyre para turisteve te jashtem, ate qe dine. Here tjeter do te mbajme nje ore se si behet vera, se si nje shqiptar tradite punon nje fyell. Pra, cdo lloj mundesie”. Dhe, ai beson ne ate qe ben: “Mendoj se do te ecen dhe do te ecen shume mire. Por, cdo gje kerkon kohen e vet. Duhet qe t’I mesojme njerezit se si te perkujdesen per turistet, duke pasur paraysh se shume prej tyre nuk kane qene turiste vet. Ata mund te kene udhetuar pergjate veres ne Mal te Zi apo diku tjeter dhe kane qendruar ne formen e sherbimit Bed and Breakfest. Por, ata kane qene ne farefis dhe nuk kane paguar, qe don te thote eshte nje shekmbim mikpritjeje ne mes tyre. Ndersa, turiste te ndryshem kane kerkesa te ndryshme. Udhetari I llojit Bed and Brekafest, do te shohe sa me shume vende ne te njejten kohe, te udhetoje nga njeri vend ne tjetrin, te kaloje kohe ne tavernen locale, te shohe sa me shume nga trashegimia kulturore”. Por, perse pikerisht Kosova? “Sepse, Kosova eshte nje gershetim kulturash, dhe secila prej tyre bart ne vete dicka me unike se sa tjetra. Kur jemi te shqiptaret, Kulla eshte unike shqiptare e cila con pra ne shekullin 16-17-te. Ato kane mure te gjera dhe ka nje ode me nje hyrje te vecante, ku mblidhen burrat dhe marin vendime pa I shqetesuar familjet e tyre. Keshtu, dizajni I kulles eshte shume me teper me kulturen shqiptare dhe aspetki I fortifikimit, e ben poashtu te vecante per mbrojte dhe siguri”. Plaku Rame Cane Mazrekaj, eshte I bindur ne kete: “Kullat e Kosoves jane ne histori. Kurrkund s’ka kulla sikur n’Kosove! Jam kone ne Qabe, Gjermanine krejt e kam kerkues. S’gjone! Gjon me tulla me I mshu shkelem. E ka 80 santin e ka zitin. Me guri e me qereq, tjetergjo hic. Qement hic! S’ka pas qemen atehere!…Nuk nerth n’ato. 80 santin ziti. Zoti na rujt! Po ti me e bo I zjem, pa jorgan kishe nejt n’to.Jo bre ta pasha hajrin,na edhe s;kem pas tesha.besa s’ekm pas as tesha.Me I pas nje pare pantoll per me shku ne naj dasem, I nrrojshim…Jo,qaty lesjhin thmia, qaty u rritshin, qaty…” Ne fund te luftes se vitit ’99, kullat shqiptare ishin ne fokus te shkaterrimit. Kosova ne kete kohe humbi shume nga to. Por, pas luftės u reastauruan disa kulla, shumica prej tė cilave nė vendbanimet e Deēanit. AER-i ishte ai qė pėrmes SIDA-sė suedeze dhe tė shoqatės CHWB “Trashėgimia kulturore pa kufi”, ka realizuar disa projekte nė reastaurimin e tyre. Deri mė tani ėshtė bėrė restaurimi i pesė kullave dukagjinase, tė cilat janė rikthyer nė gjendjėn e mėhershme, dy prej te cilave tė familjeve Kulkeci dhe Osdautaj nė Isniq, kati I pare I se ciles tashme eshte kthyer ne muze. Kulla e Demukaj nė Deēan dhe e familjes Hoxhaj nė Junik, perderisa reastaurimi i kullės sė Mazrekajve nė Drenoc, I cili ka numrin me te madh te kullave qe I rezistuaqn luftes, synohet te shnderrohet nė njė qendėr historike duke I kontribuar keshtu zhvillimit te turzimit rural. Nderkohe, z.Doucete hulumton per vende te reja ku do te promovonte sherbimin Bed and Breakfest: “Po punojme me n jerez te tjere edhe ne Peje, e cila si edhe komunat tjera ka nje pjese te madhe te nderkombtareve qe paguajne mire per qira. Dhe tash do te pyesim dike qe eshte i interesuar per Bed and Breakfest. Dhomat mund te huzaohen 10, 12 deri ne 15 euro ne nate, ndersa ai thote se une merrja 500 euro kur jepja shtepine me qira nje nderkombtari. Por, nderkombtaret nuk do te rrine ketu pegjithmone! Prandaj, ajo cfare ne mundohemi eshte qe t’I mesojme te bejne punen per me pak para, sepse per nje numer shqiptaresh po nuk bejne para brenda nje kohe te shkurter, ata nuk do te bashkepunojne. E ne fakt, po llogarite te marresh 20 euro ne nate per nje dhome, edhe nese jane vetem dy nete brenda jave, behen 40 euro. Dhe nga 40 euro per jave, ne muaj bejne 160 euro, e cila perben nje page mesuesi. Pra, shume njerez nuk e shohin se per kater nete qiradhenje ata fitojne nje shume per te cilen dikush vrapon nje muaj. Prandaj, ne shpresojme se njerezit do te fillojne te mendojne ndryshe dhe te kenaqen ne kete”. Nder ata qe mendojne ndryshe, apo ashtu sic mendon edhe z.Doucete eshte plaku 84 vjecar, Rame Mazrekajn: “Qyre! Asht meromi me nxjerr dicka, me bo dishka meremet, se jo me e lone e mu qart badihava. Po mor po pse jo? Ai asht nje send I madh,nuk aht gja me t’prek ne krye po me bo sefa. Turizmi, vjen prej Amerike vjen ketu, I len paret moj babe.I len paret ne Kosove!“ Regjep Maksutaj,anetar I Keshillit per Porjketin Bed and Breakfest: “Te behet turizmi rural vetem ne fshatrat Insqi dhe Dranoc eshte absurd, kur dihet se duke filluar nga Istogu deri ne qafe te Morines, pse me e nda edhe Bajram Currin, ka vend per turizem. Per momentin ne Isniq I kam te nagazhuar tre kombibuse, qe esht enje lethesim per trasnportin e mysafireve. Jam ne gjendje me marr mysafirin edhe ne aeorport, por edhe ne Peje dhe me I ofru krejt ato cka eshte mysafiri I intereuar. Pastaj, perdorimi I kuajve, nese jane te kerkuar ne ate rast. Ndoshta ky esht enje prpohjekt qe ne nje forme ka me e shty zhvilloimin e blegtorise ne nje forme dhe me gjere, ne komuant qe kane qasje ne bjeshket e Alpeve shqitpare”. Shume njerez nuk shohin gjerat perderisa nuk I prekin dhe se per te vizituar kullat duhet te shpenzosh para, per shumicen edhe me tej mbetet nje gje e cuditshme. I vetdishem ketij fakti, Serge Doucete javen e kalaur ka organizuar punetorine e pare dyditore per motivimin e njerezve ne kete drejtim. Dhe kjo puentori dha frytet e vetsa, sepse shumica e banoreve te te dyja fshtarave i thane ketij projekti: ”Po!” “Se shpejti mendoj se do te kemi disa prej tyre ne Dranoc dhe ne Isniq, ne Peje, ne Istog, pra ne gjithe rajonin e Alpeve shqiptare. Sepse, ne ju tregojme njerezve se kjo eshte shtepia juaj te cilen do ta udhehiqni. Tashme po I trajnojme njerezit qe te jene edhe menagjer te prones se tyre dhe jo vetem kjdestar. Psh. kjo kulle ka kater dhoma gjumi dhe mundesia e perfitimi eshte 80 euro ne nate apo edhe me shume…Qekur kemi filluar me sherbimin Bed and Breakfest, ne shtator te vitit 2006, kemi pase 30-40 cifte, vendor dhe nderkombta”-thote Serge Doucette. Dhe, si funksionon e gjihte kjo? “Kur te vije dikush, une marr nje thirrje nga vizitori per te kuptuar arritjen e tij. Ata do te vine ndoshta vetem te shohin dhe te ikin e ca te tjere, mund te kerkojne te kalojne ketu edhe naten. Prandaj, ne po kurajojme njerezit qe te mbajne portat hapur. Psh. javen e kaluar kishim nje cift I cili festoi 25 vjetorin e marteses dhe si dhurate nga djali e vajza e tyre, ata I kishin derguar per nje fundjave ne Decan. Ishte nje eksperience e re per ta, se ndonese puna i kishte hedhur kendejpari kushedi sa here,ata asnjerehere nuk ishin futur brenda kesaj jete. Me date 24-25 te ketij muaji, kemi nje nderkombatr I cili do ta festoje ditelindjen dhe do te marre me qira kullen dhe oborrin. Disa prej tyre do te flene ne Dranoc, dissa te tjere ne Isniq. Nderkohe do te shohim se cfare duan. A duan muzike? A duan valletar? Se kush duhet t’I argetoje mysafiret ne kete rast, njofton Regjep Maksutaj nga fshati Isniq: “Varesisht nga potencali I atij qe kerkon. Une kam raporte te mira me ansamblin rugova, qe eshte mekat qe mos te perkrahet si Ansambel, bile per Dukagin. Kam raporte te mira me ansamblin e kengeve dhe valleve Dardania te Bajram Currit, por kam edhe ato po[ulore,qofte defin edhe tupanin”. Te dy fshatrat e Decanit, Isniqi dhe Dranoci, jane afer nenshkrimit te Memorandumi te Mirekuptimit, me qellim qe te ndihmojne zhvillimin e turizmit edhe ne fshatra tjera te Rajonit te Decanit. Njerezit bashkebisedojne, bashkohen me shume, duke e kuptuar se edhe ata mund te bejne cfare ka bere dikush tjeter-thote kehsilltari I pavarur, Serge Doucete. “Se shpejti do te bejme edhe nje meny per Bed and Breakfest. Por, para kesaj, une do te flas me nejrezit per te ditur se cfare preferojne me shume? A duan mengjesin tradicional, qe do mund te ishte me shume ve, djathe, speca, lloje te ndryshme te mishit, apo mengjes kontinental? Pra, sic e thashe edhe me lart, Bed and Bvreakfest eshte mikpritje e paguar. Prandaj, po mundohemi te gjejme njerez qe kane pronat ne vende qe nxisin interesin”. Pas te gjithave, Serge Doucete shpreson qe: “Njerezit nje dite te kuptojne se mikpritja e paguar eshte profesion si cdo profesion tjeter.Kulaitieti I larte I hoteleve dhe moteleve nuk eshte I dosmodoshem per shfrytezimin local. Per nje pushim te tille, Bad and Breakfest eshte i persosur. Por ata poashtu duhet te kuptojne se tursitit nuk i pelqen te shohe mbeturina perreth. Pra, duhet t’iu themi se ai qe duhet te perkujdeset per pronen tende je ti. Pusho te hedhesh mbeturinat perreth. Pra, ndal dhe mendo!” Plaku Rame ndan te njejtin mendim: “Paj pasha Zotin s’ka gjo ma nasibet se mi gjujt berllogin ne rruge e ku shkojne fmeija, shkojne lopet qesin shkaomos e me I honger lopet.Ajo asht pastrim. Pa pastrim s“ki gjallni”. “Kisha bere nje apel qe te mos mbettet vetem project I Alpeve shqiptare I iSniqit dhe Dranocit, por le te shfrytezojme cdo pore, secilin mjet te shfryteojme t’I sjellim nje profit”-eshte mesazhi i Regjep Maksutajt, perderisa Serge Doucete ua kujton njerezve te ketij rajoni ne vazhdimesi bukurite me te cilat jane te rrethuar: “Une kam pare shume njerez te cilet nuk jane te vetdishem bukurive te vendit te tyre. Shumica prej tyre, asnjehere nuk kane qene te Ujevarat e Mirsuhes apo shume te tjere, nuk jane futur ndonjehere ne kisha. Jam habitur kur kam degjuar se shume prej njerezve lokal, s’kane qene asnjeher as ne kullen e Mazrekaj. Ata thjesht mbyllin syte apo ndoshta jane mesuar aq shume me to, saqe nuk jane te vetdishem vlerave te tyre. Keshtu qe neve na duhet te zgjojme mendjet e tyre veshet e njerezve locale. T’iu themi:”Shih perreth teje. Shih cfare ke!” Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |