Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
“Kosova do ta fitojė pavaresinė dhe nuk do tė ketė ndarje tė saj”-deklaruan anėtaret e Grupit Negociator pėr statusin e Kosovės, me tė zbritur nė aeroportin e Prishtinės. Pas qėndrimit katėrditor nė ShBA, anėtarėt e Grupit tė Unitetit u kthyen me garanca tė fuqishme nga sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs, se pavarėsia e Kosovės do tė arrihet pas periudhės 120 ditėshe tė negociatave tė paralajmėruara nė mes tė Prishtinės dhe Beogradit. “Jemi nė njė kohė kur kėrkojmė urgjencėn e pėrfundimit tė kėtij procesi. Kjo lidhet me afatin e 120 ditėshit shtesė tė punės sonė tė pėrbashkėt dhe unė besoj se nė njė kohė shumė optimale do tė pėrfundojė me kėtė rezultat”-tha presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu. Mėnyrėn e kėtyre bisedimeve pritet ta qartėsojė Grupi i Kontaktit. Ndėrkohė qė anėtaret e Grupit tė Unitetit, pas kthimit nga Uashingtoni janė tė sigurtė se do te mbrohet integriteti territorial i Kosovės si dhe do tė respektohen parimet e njohura tė Grupit tė Kontaktit, se: nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės; sė nuk do tė ketė bashkim me ndonjė shtet tjetėr dhe se nuk do ketė kthim nė gjendjen para vitit 1999. Hashim Thaēi, njėri ndėr anėtarėt e pesėshes negociatore, ėshtė optimist: „Ne do ta ndėrtojmė pavarėsinė nė partneritet tė ngushtė me botėn perėndimore, para se gjithash me SHBA-tė dhe Brukselin. Ne do t’iu pėrkushtohemi angazhimeve tė pėrbashkėta dhe jo befasuese, qė do mund tė rrezikonin pavarėsinė e Kosovės, qė mund tė shtyjnė procesin apo do tė rrezikonin integritetin territorial tė Kosovės“. Sa i pėrket shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė, pas vizitės nė Uashington, anetarėt e Ekipit tė Unitetit u treguan mė tė pėrmbajtur. Por, ishin tė njėzėshėm nė kėrkesėn pėr caktim tė njė afati. Kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku: Ne duhet tė arrijmė deri tek njė datė dhe ta kemi njė plan. Ne duhet tė mendojmė si tė pavarur, duhet tė veprojmė si tė pavarur dhe duhet tė sigurohemi qė pas 120 ditėve, Kosova tė jetė e pavarur. Ekipi i Unitetit ėshtė i bindur se nuk do tė ketė bllokada tė mėtejshme pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Ndėrsa, kryeadministratori i Kosovės, Joachim Ryker gjatė qėndrimit dyditor nė Bruksel, ka paralajmėruar zyrtarėt e BE-sė pėr tensionet e popullit tė Kosoves, i cili do qartėsi rreth statusit qė pret tash sa kohė. Ryker tha se ka njoftuar autoritetet e Brukselit pėr maturinė e klasės politike dhe tė popullit tė Kosovės pas dėshtimit tė zgjidhjes sė statusit nė Kėshillin e Sigurimit. Ryker: „Unė iu thashė poashtu se, do tė na ndihmonte shumė nėse kemi pėrpara njė hartė tė rrugės ose njė afatizim. Pra, tė kemi mė shumė se veē deklarata nė kėtė pėriudhė tė angazhimeve shtesė“-shtoi shefi i UNMIK-ut, Joachim Ryker, i cili hodhi poshtė zėrat se Bashkimi Evropian ėshtė i pėrēarė kur bėhet fjalė pėr ēėshtjen e Kosovės. Kryeadminsitratori i Kosovės, Joachim Ryker, paralajmėroi se procesi i tranzicionit, qė nėnkupton kalimin e pėrgjegjėsive nga UNMIK-u tek instituconet vendore nuk do tė ndalet. Sipas tij, dokument udhėzues pėr kahjen e procesit vazhdon tė mbetet Plani i Ahtisarit. |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |