Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
Festa e Krishtlindjeve - Besimtarėt e katolikė nė Kosovė, pėrkujtojnė lindjen e Krishtit
|
Besimtarėt e katolikė nė Kosovė, pėrkujtojnė lindjen e Krishtit, si nje festė tė ardhjes sė dritės pėr njeriun me urimet pėr njė jetė nė paqe, begati dhe lumturi. Ipeshkvi i Ipeshkvisė sė Kosovės, Dodė Gjergji, ka pėrgėzuar tė gjithė besimtarėt, duke thėnė se kjo ėshtė festa e pajtimit, solidaritetit dhe e paqes me Zotin. „Kershendellat mbi tė gjitha ėshtė festa e paqes nė mes tė Zotit dhe njerėzimit. Kosova ėshtė nė pritjen e fundit tė Krishtlindjeve dhe tė Vitit tė Ri para hapit vendimtar tė pavarėsisė. Kjo e drejtė themelore dhe e shenjtė na takon edhe neve, andaj falėnderojmė Zotin qė gjatė kėsaj kohe tė Kėrshėndellave, e tėrė bota e qytetėruar e cila kėtė begati e shijon qė moti, pėrgatitet tė na i njeh kėtė tė drejtė edhe neve“. Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, me rastin e Krishtlindjeve, i dėrgoi Shenjtėrisė sė tij, Papa Benediktit tė XVI-tė njė telegram urimi ne emrin e tij dhe tė mbarė popullit tė Kosovės, me lutjen qė tė vazhdojė pėrkushtimin pėr pavarėsinė e Kosovės. Presidenti Sejdiu, i pėrgėzoi edhe besimtarėt katolikė dhe tė gjithė qytetarėt e Kosovės me rastin e festės sė Krishtlindjes. Urime tė pėrzemėrta presidenti iu shprehu edhe komandantėve dhe ushtarėve tė KFOR-it/ NATO-s, pėrfaqėsuesve tė UNMIK-ut dhe tė OSBE-sė, si dhe pėrfaqėsive diplomatike nė Prishtinė. Ndėrkohė, nga shefi Zyrės diplomatike tė Britanisė, David Blunt, vjen njė urim I veēantė: „Tash nje vit kam thėnė se ka ardhė koha qė kaptina e errėt nė historinė e Kosovės tė lihet prapa nesh. Dhe, kjo mė sė tepėrmi vlen tah, nė dhjetor 2007. Secili nė Kosovė ka tė drejtė tė shikoje kah e ardhmja mė e mirė. Miqtė tuaj nė Britaninė e Madhe bashkė me partnerėt tuaj kyq, dėshirojnė t“iu ndihmojne juve, popullin e Kosovės, qė ta arrini kėtė!“ Populli i Kosovės, Natėn e Krishtlndjeve e shėnoi me manifestime tė shumta, ndersa mesha solemne u mbajt mbrėmė nė mesnatė, nė kishėn katolike Shėn Ndou, nė Prishtinė. “Kirshtlinjdet I festojmė me ushqime tradicionale, nė gjirin e familjes-rrėfen Maria, e cila tashmė po pėrgatitet pėr meshėn e Krishtlindjeve. Pėr darkė hamė peshk, me patate apo me oriz. Pastaj, kemi grurė tė tė zier, paqa tė ndryshme, pite me arra, kungull etj.ndėrsa si pije tradiconale pėrdorim raki tė vluar me pak sheqer. Pas darkės, shkojmė nė kishė ku ėshtė shfaqja e fėmijėve tė Famullisė. Pas shfaqjes, ėshtė mesha solemne e Kėrshėndellave ku pas saj dalim dhe festojmė me shoqėri“. Maria me shoqėrinė e saj, ka pritur kėtė festė nė njė atmoferė tė dyfishtė gėzimi: nėn pėrcjellje tė festės sė Kurban Bajramit dhe nė pritje tė Krishtlindjeve; dy festa sublime tė dy besimeve tradicionale nė Kosove, tė cilat kosovarėt i festojnė nė frymėn e tolerancės fetare tė njohur ndėr shekuj. „Kisha ėshtė e mbushur pėrplot, pa marrė parasysh se cilit besimi dhe etnie i takojnė. Poashtu, shokėt dhe shoqet vinė nė shtėpinė time t“mi urojnė Krishtlindjet siē veprojmė edhe ne, me rastin e festės sė Bajramit“. Meshat me kėngė kishtare, lutje, lexim tė fjalėve tė Zotit e gjunjėzim para tij, nė mbarė Kosovėn pėrfunduan me mesazhin e Krishtlindjeve: “Paqe nė Tokė dhe vullnet tė mirė ndaj gjithė njerėzimit”. Ajete Beqiraj, Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |