Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Ėshtė mesnatė shtatori dhe nuk ėshtė ngrohtė. Por, pėr tė zotin e shtėpisė matanė rrugės sė pluhurt nuk pėrbėn problem qė ai tė qėndrojė jashtė dhe me volumin e ngritur tė radios, t'I bėj qejf vetes. Ulėritja e tij nė ēast tė bėn tė tė vie keq pėr ndonjė tė metė tė lindur. Por, ai nuk ėshtė i sėmurė mental. Ai ėshtė njė ish narkoman, I cili pėrkrah mundimit t'i rikthehet jetės normale, dėshton pėrherė. I pafuqishėm tė pėrballet me fuqinė e ligė qė e mbėrthen kohė pas kohe, nė mėngjes-kur jeta duket mė e bukura apo nė mbrėmje-kur I zhytur nė tė zezėn e saj, humbet rrugėn pa mundur tė kuptoje se cilit lloj qėnieje I pėrket vertet, ai kohė pas kohe pėrsėrit veprime monstruoze. Nė kėtė mesnatė, ai ka ngujuar nė makinė tė ėmėn plakė, pėrderisa si pėngje pėrreth tij mban bashkėshorten qė ndrydh duart dhe tė tre fėmijėt e vegjėl, qė janė strukur si zogj drithėrueshėm. Ėshtė ky vetėm njėri prej 160 konsumuesve tė drogės, tė evidentuar nė Rajonin e Pejės, prej tė cilėve janė 13 femra dhe 151 meshkuj, mosha mesatare e tė cilėve ėshtė 25.6 vjec. Sepse, droga nė Kosovė nuk ėshtė mė vetėm njė lajm nė gazetė apo njė film nė ekran, por ėshtė njė problem real dhe pjesė pėrbėrėse e shoqėrisė kosovare. Por, sipas Reshat Nurbojės-autor I dy librave pėrmbajtėsor pėr dėmet qė shkakton droga, narkomanėt nuk njihen si pėrpara, kur ishin levizjet e hipikėve tė cilin dalloheshin nė bazė tė flokėve. Sot narkomanėt duken krejt normal dhe jo si nė litarturėn shkencore, ku thuhet se janė tė papastėr dhe tė crregullt. nuk e mbajnė pastėrtinė. Ata mund tė njihen vetėm nga bebėzat e syve, nga fytyra e zbehur, dridhja e duarve, hundet,etj. Z. Nurboja rrėfen edhe pėr arsyet qė I shtynė tė rinjtė t'I futen kėsaj eksperience tė rrezikshme. "Dikur ishte njė teori, sipas sė cilės nuk duhet t'I jepet shumė hapėsirė problemit tė drogės pert shkak se kurreshtja eshte nder elementet kryesore qe nzit tinejgjerin ta provoje dhe se gjithe cfare shte e ndaluar, eshte me terheqese. Mirepo, kjo me kohe ka rene poshte, per arsye se pasojat e mosinformimit jane shuke me te medha. Ketu ka nje rol te madh familja. Sepse, femija pervec ushqimit dhe veshjes ka nevoje edhe per biseda. Prandaj, prinderit e kane obligim qe me femijet e tyre te flasin pėr cdo problem, sepse kur veprohet keshtu gjithnje gjendet menyra e tejkalimit, sepse marrin informatat adekuate per parandalim te ketij hapi." Nė Kosovė, sipas Reshat Nurbojes, ndihma profesionale kundėr drogės ėshtė tejet e vogėl. Fushatat, nė tė shumtėn e rasteve janė tė atypėratyshme dhe ato qė shtrohen janė statistikat- jo problemi. Atje nuk ka njė senatorium pėr shėrimin e sėmundjeve tė varshmėrise, pėrvec disa shėrbimeve tė vogla nė Prishtinė tė cilat ndihmojnė nė pėrballimin e krizave. Sipas statistikave tė disa shoqatave qė merren me problemin e drogės, nė Kosove janė rreth 5000 deri 7000 narkomanė. " Nėse vazhdojmė me njė trend tė tillė, sė shpejti ky problem do tė jetė alarmant dhe sigurisht nuk do tė mund ta kthejmė nėn kontroll, sikur qė s'ka mujtė asnjė shtet tjetėr. Per me teper, qasja e shoqerise ndaj kėsaj problematike ėshtė joadekuate dhe nuk lejon hapėsirė tė mjaftueshme, qė vėrtet nė mėnyrė tė gjithanshme tė analizohet, shtjellohet dhe tė tjekalohet problemi I drogės nė Kosovė? Ėshtė koha e fundit qė tė fillojė evidentimi nė mėnyrė profesionale, tė ekzistojne kartotekat e cdo narkomani nė Kosovė, sepse narkomani e ka shumė tė vėshtirė ta tejkalojė kėtė krizė vetėm". Dikur ekzistonte bindja se ka probleme mė prioritare sesa droga dhe devijimet tjera shoqėrore. Mendim naiv dhe joprofesional-mendon Reshat Nurboja. "Edhe pas luftės ka vazhduar kjo bindje, qė ėshtė mendim naiv dhe joprofesional, sepse tani kemi nje problem kyc qė ėshtė problemi I Pavarėsisė sė Kosovės. Ndėrsa nesėr do tė vazhdojė me hyrjen e Kosovės nė Evrope, e kėshtu me radhė. Qasja joprofesionale e problemit tė drogės, nė Kosovė, krijon hapėsirė shumė tė pėrshtatshme pėr zhvillim duke hapur njė treg tė ri pėr bimet narkotike"-thotė Reshat Nurboja. Fakti se nė fushat e Kosovės kanė filluar tė kultivohen bimėt narkotike, mbase ėshtė njė dėshmi mė shumė se ėshtė koha pėrfundimtare pėr mobilizim tė institucineve pėr tejkalimin e kėtij problemi. "Pėr kėtė arsye, 'Bosėt' e mėdhenj ndėrkombtar kanė vlerėsuar se nė Kosovė, nė kushtet e tanishme me pengesa krejt tė vogla, mund tė zhvillohet ky biznes. Prandaj edhe jemi dėshmitar tė dukurive tė tilla qė nė tokat tona shoqėrore tė mbillen bimė tė kėtilla, sepse leverdia ėshtė shumė e madhe. Pėrvec kėsaj, vlerėsohet se kualiteti I kėsaj droge nė territoret shqiptare ėshtė e kualitetit shumė tė lartė"-thotė Reshat Nurboja. Kjo ėshtė njė dukuri e re nė Kosovė. Megjithatė, jo rrallherė zbulohen bimė narkotike tė mbjellura nė pronat shoqėrore apo tė askujt-njė praktike e kultivuesve tė kėsaj bime. Ėshtė fjala pėr Cannabis Sattiva e njohur si Litari Indian, prej se ciles perfitohen drogat Marihuana dhe Hashishi. Zbulimi I 506 bimėve narkotike nė fshatin Leshan dhe poashtu te 1180 bimėve tė tjera, eshte aksioni mė I fundit qė ka marrė Skuadra pėr Hetimin e Narkotikeve pranė Njėsitit Rajonal tė SHPK-sė, nė Pejė. Por, jo I vetmi, kur kemi parasysh kur bima e ashtuquajtur Cannabis Sattiva nė sasi mė tė vogla u zbulua edhe nė lagjen Dardania 2 ne Peje, fshatin Prilep tė komunės sė Decanit si dhe nė fshatin Raushiq tė komunės sė Pejės. "Bimet nė fjalė I shkulim me rrėnjė nga ngastrat ku janė kulivuar dhe tė njėjtat I marrim pėr dėshmi fizike dhe pastaj, me urdhėr tė prokurorit, asgjėsohen nėpėr furrat e parapara"-njofton zėdhėnėsi I Njesitit Rajonal te SHPK-se ne Peje, toger Avni Xhevukaj. Perderisa Reshat Nurboja mendon se: "Pikėrisht pėr kėtė arsye, 'Bosėt' e mėdhenj ndėrkombtar kanė vlerėsuar se nė Kosovė, nė kushtet e tanishme me pengesa krejt tė vogla, mund tė zhvillohet ky biznes. Prandaj edhe jemi dėshmitar tė dukurive tė tilla qė nė tokat tona shoqėrore tė mbillen bimė tė kėtilla, sepse leverdia ėshtė shumė e madhe. Pėrvec kėsaj, vlerėsohet se kualiteti I kėsaj droge nė territoret shqiptare ėshtė e kualitetit shumė tė lartė". Ajete Beqiraj,Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |