Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Ėshtė kjo tėbana e Shaban Regjahmetajt, nga Isniqi, i cili duke pikasur qė nga larg mysafirėt e papritur, iu thėrret me zakonin e bjeshkės.

 “O Nisret Shabaniiii uuuuu....Oooo, a muujjj dolet, oreeeeeeee?!”

E Nysreti, i cili me nėnėn pėrdore i ngjitet bregores, arsyeton me pak humor vizitėn e paparalajmėruar tek daja i tij.

“Kam ardhė ta prek natyrėn me dorė. Ta nxjer nanėn me shetit. Ta ēoj te shpella e gjyshit...”

“Kėtu kam pas gėzime e hidhėrime!”-thotė e ėma, Faza, me zėrin e dredhur duke kujtuar fėmijėrinė me tė atin bari.

Nikoqiri, Shaban Regjahmetaj, ėshtė i lumtur pėr vizitėn dhe ndjehet i nderuar tė tregojė nė vazhdimėsi shpellėn e babait tė tij.

“Tash do tė dalim nė sheti t“ua tregoj shpellėn e babait tim, Miftar Zeqės...Janė tė mirėseardhur, gjithnjė!.”

Profesor, Shaban Regjahmetaj, tash 40 vjet ėshtė shpėrngulur nė Pejė. Por, nė verė ai mbetet pjesė e pandashme e Isniqit, duke e bartur traditėn e bjeshkės edhe nė gjeneratat e reja.

“Kur kam qėnė nė Lug tė Paplit t“mbledh boronica e caj pėr bark, kah u ktheva mė hengri bleta nė vesh....”-rrėfen nipi i vogėl, Besniku. Ndėrsa, tė tri mbesat,  Tringa, Artlinda dhe Nita bashkė me prindėrit jetojnė nė Shtutgart tė Gjermanisė. Nodnėse tė rritura nė zhurmėn urbane tė njė metropoli, nė qetėsinė e bjeshkės sė gjyshit kanė gjetur veten pėr mrekulli.

“Kėtu s“ka semafora si nė Gjermani, me prit derisa tė hapet e gjelbėrta, por vrapoj pa mė ndal kurrkush!”-thotė Artlinda.

“Unė kam parė njė gjarper tė madh, sa Besniku. Unė nuk u frigova se me ha, por...Veē, nuk mė pėlqeu!”-kujton Tringa, e cila njeh gjapėrin nga televizori dhe nga shkolla.

“Unė u nisa me shetit dhe kur s“munda tė ec mė, nėna ma futi shuplakė nė faqe!”-rrėfen Nita e vogėl, duke mbajtur faqen tė cilės sikur iu pėrtėri dhėmbja serish.

Tashmė, qė tė gjithė po i ngjiten bregores, pėrveē dy tė rejave. Serbezja, ndėrkohė po fut njė shalqi nėn gurrėn e ftohtė, pėrderisa Ajetja, po ndez vatrėn nė stanin e drunjtė, pėr tė gatuar ushqimet tradicionale: “Pėrsheh me tamėl” e “Leqenik”, sepse thotė ajo: “Sot m“ka ardhė halla e burrit me djale, me re e me ēika prej rrafshit dhe kunati me fėmijė nga Shtutgarti. Ata po dalin me shetit, e unė po rri me ua ba bukėn”.

Rrugica e gjatė na shpie nė tėbanėn e dytė tė Roshkodolit, ku verojnė 60 familje. Nė njė rrugė me boronica e luleshtrydhe, gjejmė mėrgimtarin, Avdyl Shala, me punė tė pėrkohshme nė Vienė tė Austrisė. I ardhur pėr pushim nė Kosovė, ai ka dalė tė shijojė bukuritė e bjeshkės sė fėmijėrisė.

“Pėr mua tash ėshtė ēdo gjė mė interesant se atėherė kur isha fėmijė, sepse tash di tė vlerėsoj bukuritė!”-thote ai mėrgimtari Shala.

Edhe Vjosa ėshtė me banim nė Vienė tė Austrisė. Ndėrsa, thotė se: “Per pushime vi te axhallarėt, nė Istog, ndėrsa nė bjeshkė kam ardhė tek dajėt pėr vizitė”.

Bjeshkėt e Isniqit shtrihen nė zonėn kufitare, Kosovė-Shqipėri -Mal i Zi, nė njė sipėrfaqe prej 50 kilometrash katrorė. Deri nė shpėrthimin e luftės sė fundit, nė Kosovė, kėto bjeshkė shfrytėzoheshin pėr zhvillimin e blegtorisė. Duke qėnė se gjatė luftės dhe pas saj, fondi i shtazėve u pakėsua nė mėnyrė drastike, kėto bjeshkė pėr shumė vjet mbetėn tė pashfrytėzuara. Gradualisht, u bė ndėrtimi i tėbanave dhe tėrheqja e serishme e isniqasve drejt kėtyre majave. Shkrumbin e staneve tė djegura e kanė shpėrlarė shirat e tetė vjetėve pas luftės. Jeta tashmė po rikthehet nė vazhdimėsi dhe mbi rrėnojat e staneve tė vjetėr, po ndertohen te rinj. Sepse, me tė ēel syri i pranverės, karvanet e bjeshkėtarėve do tė kthehen nė Roshkodol, serish.

 Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Blue Sky

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org