Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Teqja Bektashiane, nė Gjakovė, ėshtė themeluar nė vitin 1790. I vetmi objekt i kėtij lloji nė Kosovė, njėherit edhe seli e Gjyshatės sė Kosovės, me 1999, u dogj e u rrėnua me themel nga forcat serbe. Maksima e bektashizmit ėshtė: “Pa atdhe nuk ka fe!”-thotė Baba Mumin Lama. “Ėshtė shumė e vėrtet qė kemi kėrkuar atdheun ma s’pari. Po ndalem vetėm nė luftė e fundit tė 99-tės kur Teqja u dogj...U dogj, pse nuk patė atdhe! Sikur ta kishim atdheun tonė“-rrėfen Baba Mumin Lama, tė cilit fjalė e fundit i mbetet nė grykė.Sepse, Teqja Bektashiane me kėtė rast humbi edhe bibliotekėn me mijėra libra e dhjetėra dorėshkrime. “Ndėr to edhe 58 dorėshkrime, njė dorėshkrim ka pas 100 faqe por ka pas dorėshkrime me 400 faqe. Tė gjitha janė djeg!”-thotė Baba Mumin Lama. Por, tempulli I rrėnuar para tetė vjetėsh, me ndihmėn e qeverisė sė Kosovės tashmė ėshtė renovuar dhe serish ka hap dyert pėr besimtarėt. Kjo e lumturon udhėheqėsin shpirtėror dhe atdhetar i cili thotė:„Ne ishim tė pushtuar. Tash kemi atdheun tonė dhe tash prapė kemi Teqe!” “Bektashizmi njihet si dogmė mistike islame qė merret me pėrsosmėrinė shpirtėrore tė njeriut. Bektashizmi i ka rrėnjėt nė Kuran dhe nė mėsimet e Profetit Muhamed e tė 12 imamėve, prej tė cilėve vinė edhe tė 12 degėt apo Tarikatet Shiite tė mbrujtura nga misticizmi islam”-thotė Baba Mumin Lama, duke treguar karakteristikat e Udhės sė tij. „Te bektashinjtė, mbulesa ėshtė nderi dhe turpi. Pra, ėshtė njė veshje normale, njė veshje me njė edukate. Ėshtė vetėm njė dhomė e ritualit se aty jemi tė gjithė vėllezėr e motra, jemi tė barabartė”. Kėtė e konfirmon edhe kujdestarja e Teqes, e cila thotė se „Nė Teqe, prej ngado qė vinė tė gjithė janė vėllezėr e motra. Psh.nė festat bektashiane vinė nga tė gjitha qytetet e Shqipėrisė…” Dhe, jo vetėm prej atje. Sot, nė hollin e Teqes Betkashiane gjejmė njė grup vizitorėsh nga Zvicra dhe Amerika. Shėndet Nazarko, bektashian nga Korēa me banim tė pėrkohshem nė Detroit, ka ardhė nė Gjakovė me tė bijėn dhe dhėndėrin. „Ėshtė herė e parė qė vizitojmė Gjakovėn dhe Teqen, meqė jemi bektashianė. Pėrshtypjet janė shumė tė mira. Bektashizmi ėshtė mė liberal, respekton tė gjitha fetė monoteiste dhe ka rrėnjėt nė islam“. Ukshin Dobelanca, 42 vjeē, nga fshati i Ri i komunės sė Vitisė, i cili qė 20 vjet jeton nė Gjenevė, ėshtė musliman sunit. “Mua mė pėlqejnė shumė gjamitė. Por, edhe kjo Teqe mė pėlqen shumė. Gjithnjė kam dėshiruar tė vizitoj njė Teqe. Kjo ėshtė herė e parė dhe pėrshtypjet nga kjo vizitė janė shumė tė mira. Ėshtė diēka impresionuese!” Zilja e portės sė oborrit, e cila hapet orė e ēast lajmėron pėr ardhjen e njė turme tjetėr besimtarėsh qė vizitojne Teqen madhėshtore, tė rrethuar me mure tė larta tė veshura me gjethe. Nė tempullin nė tė djathtė, janė varret e 7 prej tė nėntė baballarėve bektashian qė shėrbyen nė kėtė Teqe qė prej shekullit 17-tė, dy prej tė cilėve, pėr shkaqe tė kohės, janė varrosur nė Turqi. Tė shatė varret nga besimtarėt konsiderohen shenjtėri tė cilat udhėheqin njerėzit drejt Zotit si dhe ndihmojnė nė tejkalimin problemeve tė jetės. Kujdestarja sjell shembuj konkret! „Uuhh, ka plot raste! Nuk di si me e pėrshkru. Ka lloj-lloj rastesh nė jetė. E di sa njerėz vinė kėtu? Tė tė gjitha moshave se ju ndihmon!“ Pėrkundėr faktit se me librin e shenjt islam, alkooli ėshtė I ndaluar, pėrdorimi i tij ėshtė njė karakteristikė tjetėr e bektashijve. „Sipas dietarėve islam, profeti Muhamed teksa po I shkonte nė vizitė njė mikut, sheh njė grup njerėzish tek pinin verė…-rrefen Shendeti.„Teksa shkonte e i pa nė qejf, iu tha: “Ju bėftė mirė!“ Kur u kthy e i gjeti duke u grindur e rrahur, e mallkoi. Mirėpo, duket bektashinjtė gjetėn njė mesatare dhe thanė: „Ne do pimė derisa t“mos dehemi!“ Kosova ėshtė njė gėrshetim besimesh tė ndryshme, e cila njihet pėr tolerancen fetare dhe harmoninė mes besimtarėve. „Ėshtė kėnaqėsi tė kemi besime tė ndryshme me marrėdhnie tė mira mes vete. Kjo tregon se tė gjithė ne jemi besimtarė tė vėrtet tė Zotit!“-thotė baba Mumin Lama. Por, a ka shkėmbime me pėrfaqėsues tė besimit ortodoks serb, pas konfliktit tė vitit “99? “Nuk kisha pritu me kontaktu me asnjė njeri, sepse profeti thotė: “I madhi ka me fal...Ai di te fal, sepse ka ēfarė tė fal!” Ata po me duket janė mbyll nė kishėn e vet. Nėqoftėse dalin, edhe ata janė pjesė e popullit, krijesa tė Zotit! Por kur ata ngrehin mure prej gjashtė metrash, ne nuk kemi si tė hymė. Ne atyre s“iu bėmė asgjė! Ndodhi ajo e marsit… Por, ata duhet me hulumtu pak mė thellė, sepse kujtoj se tė tillėt nuk kanė qenė tanėt!“ Qyteti i Gjakovės, ėshtė I pasur me njė sėrė monumentesh tė lashta kulturore e fetare. Qarshia e Madhe, ėshtė zemėr kulturore e kėtij qyteti tregtie dhe artizanatesh. Teqja e Bektashinjve gjendet nė krye tė rrugės me kalldrėm e majtas saj ėshtė Xhamia e Hadumit, e ndėrtuar qė nė shekullin XVI. Me 1999, sikur edhe Teqja Bektashiane, njė pjesė e kėsaj xhamie tė lashtė poashtu u dogj nga forcat paramilitare serbe, bashkė me bibliotekėn qė datonte qė nga kohė e themelimit. Ajete Beqiraj,Dojce vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |