Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Nė qendėr tė fshatit, njė ditė ndėr mė tė zakonshmet. Nė kafenenė nė hyrje tė rrugės, tre katėr burra janė shtruar nė pie. Ca tė tjerė matanė bėjnė muhabet. Se, sot kėtė fshat do tė vizitojė delegacioni i paralajmeruar, tė bėjnė tė mendosh vetėm makinat e UNMIK-ut dhe tė KFOR-it, si dhe ca policė tė Shėrbimit Policor tė Kosovės, qė bėjnė roje pėrreth. Pyetja nėse vėrtet kėtu po bėhej vizita e paralajmėruar, ėshtė e pashmangshme. Tė paktėn kėshtu ishim tė njoftuar pėrmes njė komunikate pėr shtypi, tė lėshuar ditė mė parė nga Zyra e Informimit tė Istogut. Por, nė ēastet e fundit, nga po kjo zyre informohemi se debati ėshtė anuluar.

Tashmė ora ėshtė 12:30 minuta. Nė qendėr tė Osojanit arrin kolona e makinave me pėrfaqėsues tė qeverisė sė Kosovės dhe tė Administratės Ndėrkombtare, nė Kosovė.

„C’ėshtė gjithė kjo fundėrrinė kėtu?!»

„Ata janė kėtu janė pėr ju!“

«Pėr ne?! Oooo! Ata janė kėtu pėr veten e tyre. Ata le tė merren vesh me Koshtunicėn!»

«Do duhej tė flisnin me qeverinė e Serbisė!“

Opinione tė tilla merr Dojēee Vele nga banorėt e Osojanit. Milloshi, serb nga Vitomirica e Pejės, i cili tash tetė vjet jeton i shpėrngulur nė Mal tė Zi dhe kėtu ka ardhė pėr vizitė, ėshtė I vetmi i cili sot jep mendim tė qartė:

„Tė gjithė politikanėt, po bėhen si laviret, t’mė falėsh motėr! Si tė mos pritet pėrfaqėsuesi i shetit tė Rusisė?  Atė e ka dėrguar Putini pėr ne, e kėta serbė nuk deshėn ta pranojnė? Por…Nuk e duan Qekun, prandaj!“ 

 Njė burim yni thotė se debati i sė ejtes me temėn ”Siguria e pėrgjithshme dhe nevojat e tyre”, u bojktoua pėr arsye se nė pėrbėrje tė delegacionit ishte edhe kryeministri i Kosovės, Agim Qeku. Njė burim tjetėr thotė se bojkotimi i debatit nė ēastet e fundit erdhi nėn ndikimin e Qendrės Koordinuese Serbe. Mirėpo, informata e vetme e sigurt ėshtė se mosardhja e kryemnisntirit Qeku nuk ndryshoi asgjė lidhur me debatin e paraparė enkas pėr komuntitetin serb. Vetėm pas takimit tė delegacionit vendor dhe ndėrkombtar me tre pėrfaqėsues serb tė Osojanit, pa prezencėn e mediave, marrim prononcime.

“Ndoshta ranė nė ndikim tė dikujt, qė tė mos takohen me ne. Por, ja qė edhe kjo ėshtė pjesė e Kosovės! Sidoqoftė, ne deshėm t’i sigurojmė se jemi kėtu, tė flasim me ta pėr hallet e tyre. Se, kur diskutojme pėr statusin e Kosovės ėshtė shumė me rėndėsi qė kėta njerėz tė ndjehen jo vetėm tė sigurt por tė ndjehen se janė nė shtėpinė e tyre, nė Kosovėn e tashme dhe nė tė ardhmen”-tha pėr mediat, kryeadministratori i Kosovės, Joachim Ryker.

“Para sė gjithash, takimi I planifikuar kohė mė parė nuk u mbajt, qė ėshtė njė dem! Por, ne do donim qė kėtė ta bėjmė nė njė tė ardhme tė afėrt!”-tha shefi I Zyres Ruse nė Kosovė, Andrej Dronov, I cili me kėtė rast tha se Rusia po bėn pėrpjekje pėr tė gjetur njė zgjihdje tė pranueshme pėr tė dyja palėt, pėr Kosovėn.

Branisllav Grbiē, ministėr nė Minsitrinė pėr Kthim dhe Komunitete, tė Kosovės tha se:“I dėgjuam problemet e tyre, tė cilat jane probleme tė pėrgjithshme. Por, qėshtje prioritare ishte si kthimi individual I serbvė poashtu edhe ai kolektiv”.

Ljubisha Shēepanovic, njėri ndėr tre pėrfaqėsuesit serb i cili bisedoi me delegacionin nga Prishtina tha se:„Kjo nuk ėshtė situata e vėrtet nė terren. Shumica ebanorėve megjithatė janė pėr bashkėpunim dhe pėr bashkėjetesė. Lėvizim mė lirshėm, kontaktojmė me shqiptarėt dhe nuk kemi probleme. Faleminderit nga Bashkėsia Ndėrkombtare dhe nga  qeveria e Kosovės, pėr vizitėn“.

Fadil Ferati, kryetari I Kuvendit Komunal tė Istogut tha se serbėt janė pėr integrim dhe tė vetdishėm se megjithatė, Prishtina ėshtė mė afėr se Beogradi”.

Nė fshatin Osojan janė kthyer 300 serb si dhe janė ndėrtuar 130 shtėpi tė reja. Ndėrsa, pėr kthimin dhe integrimin e komunitetit serb, komuna e Istogut ėshtė ndėr komunat mė tė suksesshme nė Kosovė.

„Nėse ėshtė komuna mė e mirė, kjo ndodh ngase ka qytetarėt mė tė mirė tė tė gjitha komuniteteve!“-tha Kryetari i Komunės sė Istogut, Fadil Ferati.

Po tė ejten, nė Ministrinė pėr Kthim dhe Komunitete tė Kosovės, u nėnshkruan kontratat pėr 36 projekte pėr kthimin e tė zhvendosurve, kryesisht tė komunitetit serb. Shumėn prej dy milionė eurosh, sa kėrkon realizimi i kėtyre projekteve, e ka siguruar qeveria e Kosovės. Me rastin e nėnshkrimit tė ketyre kontratave, Arif Muēolli, kėshilltar i kryeministrit Agim Qeku, tha se qeveria e Kosovės ėshtė e gatshme qė tė ndihmojė nė tė gjitha projektet qė kanė pėr qėllim kthimin e tė gjithė atyre qė dėshirojnė pėr tu kthyer dhe jetuar nė Kosovė.

Ajete Beqiraj,Dojce vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org