Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
"Me duhet me e rezervu ujin pėr enė, pėr buke, me i la fėmijėt, si dikur qė jemi la me tasa me pacėrrka, tuj mbush shishet me ujė, sik gjatė luftės, nė Shqipėri. Me atė ujė qė duhet ta pimė, ne po lahemi se gypat janė tė prishun. Kur ka rrymė, edhe me pi e rezervojmė prej krojeve. E kur s'ka rrymė, duhet me shku nėpėr mahallė e katund, me nxjerr nėpėr bunare"!-flet e mėrzitur Ajmone Shabanhaxhaj, duke zbrazur shiesh me ujė tė rezervuar. Dhe kjo grua ėshtė vetėm njėra ndėr banoret e fshatrave tė Rajonit tė Pejės, e cila pėrballet me vėshtirėsitė pėr ujė tė pijes. Nė tejkalimin e vėshtirėsive tė tilla, ndihmojnė investimet si ai i Bankės Gjermane pėr Zhvillim, dhėnė Kompanisė Rajonale tė Ujėsjellėsit „Hidrodrini”, nė Pejė, me ē“rast njė shumė prej 2.3 milionė eurosh do tė derdhet pėr pėrmirėsimin e rrjetit rajonal tė ujit nė sistemin e tanishėm. Nė kuadėr tė kėtij programi, donatorė gjermanė i kanė dhuruar “Hidrodrin”-it edhe pajisje mė moderne pėr detektimin e shkarjeve tė ujit nė gypat nėn tokė, I cili ėshtė njėri nga problemet mė tė mėdha tė kompanisė. Drejtori I pėrgjithshėm I Shoqėrisė Aksionare tė Ujėsjellėsit „Hidrodrini“, Lekė Prenaj: “Dy milionė e 300 mijė euro, pėr kompanitė tona tė varfėra janė njė ndihmė e madhe me tė cilat do tė pėrmirėsojmė nė njė masė tė dukshme infrastrukturėn ujore e cila ėshtė goxha e vjetruar. Falė kėtyre donacioneve ajo do tė pėrmirėsohet dhe shėrbimet do tė jenė shumė mė cilėsore“. Donacioni mė i fundit i qeverisė gjermane do tė ndihmojė nė rritjen e efikasitetit, nė zvogėlimin e humbjeve tė uijit, dhe nė ofrimin e shėrbimeve mė tė mira konsumatorėve nė Pejė, Istog, Klinė dhe Junik. Por, kjo nuk vlen edhe pėr komunėn e Deēanit, njėra ndėr tė pesė komunat e Rajonit tė Pejės. “Banka ėshtė prononcuar se, nėse Ujėsjellėsi i Deēanit nuk ėshtė pėrbrėnda kompanisė rajonale, s“do tė mund tė shfrytėzojė investimet e parapara nė pėrmirėsimin e infrastrukturės ekzistuese”-sqaron drejtori Prenaj. Kjo barrė bie mbi supet e banorėve tė kėsaj komune, shumica prej tė cilėve pėrballen me probleme tė ujit nė vazhdimėsi. Shkėlzen Shabanhaxhaj, nga kryesia e fshatit Lloqan tė komunės e Deēanit: “Ky ujesjellės pėrfshin pesė fshatra dhe ėshtė ndėrtuar nė vitin “64, me gypa tė azbestit tė cilet nuk pėrdoren mė pėr pije. Problem tjetėr ėshtė se tė gjithė nxėnėsit e kėtij rajoni e pinė kėtė ujė i cili ėshtė shumė i ndytė”. Me probleme tė tilla pėrballen edhe fshatrat e Lugut tė Trestenikut, qė pėrbėjnė numrin mė tė madh tė banorėve nė Komune tė Pejės, pastaj tė Lugut tė Leshanit dhe tė fshatit Raushiq. “Prioritete e investimeve i kemi caktu sipas nevojes ne terren. Dmth.ne kemi inicu situaten dhe ku ka nevoje te investohet, aty do te investohet”-thotė drejtori rajonal, Lekė Prenaj. Sipas drejtorit Prenaj, nė mes tė tri kompanive tė Rrafshit tė Dukagjinit, Ujėsjellėsi Rajonal “Hidrodrini", ėshtė parakualifikuar edhe pėr njė doancion 1 milionesh, pėr vitin 2008, ndėrkohė qė nė vitin e kalaur kjo shoqeri Aksionare nga Banka Gjermane pėr Zhvillim ėshtė mbėshtetur edhe me 400 mijė euro. Pėr pėrmirėsim tė rrjeteve tė ujėsjellėsve, qeveria gjermane deri mė tash ka investuar afro 33 milion euro, nė 17 komuna tė Kosovės. Ajete Beqiraj,DW |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |