Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Administrata e UNMIK-ut, me anė tė kėsaj komunikate shpreh keqardhje pse autoritetet rumune nuk janė pajtuar me kėrkesėn e selisė qendrore tė Kombeve tė Bashkuara, qė 11 pjesėtarė tė Njėsisė Speciale tė mbeten nė Kosovė deri me 6 prill, pėr tė vazhduar, bashkėpunimin lidhur me hetimet. Tė 11 pjesėtarėt e Njėsisė Speciale rumune, po hetoheshin lidhur me ngjarjet e dhunshme tė 10 shkurtit, me c’rast vdiēėn dy persona dhe u lėnduan dhjetėra tė tjerė, si pasojė e pėrdorimit tė plumbave tė gomės nga policėt e Kombeve tė Bashkuara-thuhet nė komunikatėn e UNMIK-ut.

UNMIK-u prźt nga autoritete rumune qė t’iu pėrmbahen detyrimeve dhe tė vazhdojnė bashkepunimin me hetimet aktuale, pėrfshirė kėtu edhe garancitė qė cilido nga policėt rumunė tė sapolarguar nga Kosova, tė jetė nė dipsoziocion pėr qėllime hetuesie.

 Nderkohe, qeveria e Kosovės shpreh zhgėnjimin e thellė me largimin nga Kosova tė kontingjentit tė policisė sė Rumanisė duke I bere thirrje OKB-sė dhe Bashkimit Evropian qė tė kėrkojnė nga qeveria e Rumanisė vazhdimin e bashkėpunimit nė procesin hetimor, si dhe vėnien nė dispozicion tė zyrtarėve tė cilėt mund tė kontribuojnė nė ndriēimin e ngjarjes dramatike.

Qeveria e Kosovės e cila konsideron se askush nuk mund dhe nuk duhet tė qėndrojė mbi ligjin, kėrkon nga UNMIK qė tė vazhdojė hetimet dhe ta informojė qeverinė pėr rrjedhėn e kėtyre hetimeve. Nderkohe qe ekzekutivi kosovar do tė vazhdojė bashkėpunimin me UNMIK-un, do tė kontaktojė me autoritetet rumune dhe me instancat e tjera ndėrkombėtare, kėmbėngulėse pėr tė vendosur drejtėsi.

Ajete Beqiraj,Dojce vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org