Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Nė vitin 2001 u themelua Kėshilli I Asociacioneve tė Familjarėve tė tė Pagjeturve tė Kosovės, nen ombrellėn e tė cilit veprojnė 19 shoqata. Senzibilizimi I opinionit u bė nėpėrmes protestave, grevave tė urisė e nė forma tė tjera. Por, edhe pa tetė vjetėsh, fati I shumė prej tyre vazhdon tė mbetet mister. Kjo, sipas dr. Haki Kasumit, kryetar I ketij asociacioni, vjen si pasojė e mosorganizimit dhe mungesės sė bashkėpunimit mes institucioneve:

“Mungon koordinimi nė mes tė organizatave dhe institucioneve ndėrkombtare. Mungon strategjia dhe plani I zgjedhjes sė kėtij problemi tek ata qė kanė marrė kėtė pėrgjegjėsi, pėr tė cilėt kemi bindjėn se disa prej tyre nuk janė tė vetdishem pėr kompleksitetin dhe rėndėsinė qė ka kjo dukuri e cila ka goditur rėndė njė pjesė tė madhe tė qytetarėve tė Kosovės”!

Sipas Halit Berishės nga Shoqata pėr Persona tė Zhdukur ”Shpresimi”, e cila kėrkon edhe 152 nga tė 176 tė pagjeturit nė Suharekė, njė qėshtje e rėndėsishme nė tė cilėn duhet punuar ėshtė risocializimi I tė goditurve:

“Ėshtė vėshtirė tė risocializojme familjarin, sepse te ne ka ndodh gjenocid ndaj njė popullate”.

Halit Berisha, ka vėllaun e pagjetur nga tė 48 anėtarėt e familjes Berisha, nga masakra e 26 marsit tė vitit‘99, nė Suharekė.

Pėrderisa, 42 vjecarja Gjyle Haziri nga Mitrovica, e cila pėr njė kohė tė gjatė kishte bashkėshortin e pagjetur, tashmė jeton vetėm me djalin nė kushte tė rėnda ekonomike. 

“Me njė social jetoj prej 50 eurove. Qe tetė muj ma paten ndalė edhe socialin, si m’i pat bo djali pesė vjet. Ky tash nuk ėsahtė I aftė pėr punė!”  

 “Pėr jetimat s’kujdeset kurrkush as pėr familajret. Jemi anashkalu totalisht,si nė shkollim  si nė punėsim. Vec fjalė e kurrgjo. Fjalė jena mbush, por le tė shihet puna!”-thote Antigona Hasanit nga Mitrovica, vetėm nė vitin 2005 I janė kthyer mbetjet mortore tė vellait 32 vjecar, I cili ia la pas vetes njė djalė.

Ferdeze Efendia, nga shoqata “Thirrjet e nėnave” nė Gjakovė pas thirrjes se njė nėne me djalė tė pagjetur, sjell pėrgjigjen:

“Prit pėr momentin se nuk ėshtė koha. Tė marrim pavaresinė e mandej do tė shohim!”

Ndėrsa, Bajram Qerkini, nga Shoqata pėr Persona tė Pagjetur “Kujtimi”, nė Mitrovicė, sjell pėrvojėn e tij:

“ Ah po! Kem shumė ndihmė tė madhe qė si t’na shohin thonė: ”Qe kėta po na bajnė zhurmė dhe kthejnė kryet tjetėrkah. Shume tė madhe e kemi mbėshtetjen sidomos prej qeverie e prej kėtyre komisioneve qė ata I zgjedhin vet. Si t’na shohin thonė: ”Qe, erdhėn kėta e na prishin edhe muhabetin. Se, ky do tė flas pėr tė pagjeturit e na duhet tė flasim pėr tė ardhmen!”

Dr. Haki Kasumi, nga Kėshilli Koordinues i Asociacioneve tė Familjareve tė tė Pagjeturve tė Kosovės, flet pėr rolin e tyre nė tė ardhmen:

 “Qe 19 shoqata qė veprojnė aktualisht nė Kosovė, te bashkuara te bejne perkpjekje te koordinojne punen  e tyre dhe zėri I tyre tė dėgjohet mė lart. Tė ushtrojmė ndikimin tonė te pushtetarėt tanė dhe te organizatat ndėrkombtare tė cilat veprojnė nė Kosovė, qė tė kemi institucione profesionale tė cilat do t’I qasen nė mėnyrė serioze dhe do ta mbyllin kėtė faqe tė errėt tė historisė sonė”.

Ajete Beqiraj,Dojce vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org