Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Zyra pėr Informim e Komandės Qėndrore tė Shėrbimit Policor tė Kosoves, nė Prishtinė, me anė tė njė komunikate njofton pėr zbulimin e 92.6 kilogramėve eksploziv tė llojit TNT, 48.6 prej tė cilit nė fshatin Vitomirice si dhe 44 kilogram tė tjerė, nė fshatin Novo Sellė-qė tė dyja fshatra shumėetnike tė komunės sė Pejės. Lidhur me rastin janė arrestuar dy persona nėn akuzėn: “Shkaktim i rrezikut tė pėrgjithshėm dhe Posedim ilegal i Municionit”.

Ndėrkohė, Zyra e Shtypit e Komandės Rajonale tė SHPK-sė, nė Pejė, njofton se 6 vatra tė reja kanė shpėrthyer nė komunėn e Gjakovės, 3 vatra nė Pejė, 2 vatra nė Klinė si dhe 2 tė tjera, nė komunė tė Istogut. Njazi Gashi, shef i Njėsisė sė Zjarrfikėsve, nė Pejė, thotė se nė kėtė thatėsi, njė shkėndijė e vetme mjafton pėr tė shkaktuar zjarre me pėrmasa tė paparashikueshme.

“Nga thatėsia e madhe qė po mbretėron qe sa kohė, ėshtė tharė bari dhe njė shkėndijė e vogėl mjafton qė zjarri pėrhapet me tė madhe. Me shumė probleme na shkaktojnė zjarret fushore, tė cilat kapen nė mal. Prej datės 20 kemi pas 10 intervenime, nė fshatra pėrreth e nė qytet. Ndėrsa, vetėm nė 24 orėshin e fundit kemi pas diku 9 intervenime. Ndėrkohė qqė ekipi ynė po intervenon edhe nė Grykėn e Deēanit, pranė bazės sė Kfor-it te manastiri i Deēanit”.

Shpėrthimi i zjarrit nė pyjet halore tė Deēanit, ka krijuar situatė alarmante. Me gjithė mobilizimin e njėsisė sė zjarrėfikėsve dhe tė komponentės rezervė, nė Deēan, mbėshtetja e Njėsive Zjarrfikėse tė Gjakovės dhe tė Pejės, ka qėnė e domosdoshme pėr tė parandaluar pėrhapjen e zjarrit nė hektarė tė tėrė pyjesh me dru industrial. Bashkim Ramosaj, shef i Njėsitit tė Zjarrfikėsve, nė Deēan, njofton nga terreni.

“Jemi kėtu te Manastiri i Deēanit, duke shuar zjarrin qė po zbret prej Podit tė Gėshtenjave deri diku te manastiri i Deēanit dhe ėshtė shtri, diku deri nė 50 hektarė”.

Sipas Ramosajt, njėsitė zjarrfikėse tė tri qendrave tė Rajonit tė Pejės, nė orėt ė mbrėmjes kanė arritur tė lokalizojnė zjarrin, duke parandaluar dėme tė reja ekologjike. Ndėrkohė, ndėr komunat mė tė prekura nga vala e zjarreve qė kaploi Kosovėn pėr njė muaj, ka qenė ajo e Pejės, ku sipas Agjencisė Pyjore se Kosovės, zjarret nė kėtė rajon kanė bėrė shkrumb afro 1400 hektarė pyje. Sipas njė parallogaritjeje tė kėsaj agjencie, nė tėrė vendin janė djegur rreth 4 mijė hektarė pyje. Ndėrsa, komisioni pėr vlerėsimin e dėmeve i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, nė fillim tė shtatorit pritet te publikojė tė dhėnat pėr dėmet e shkaktuara nga zjarret nė tėrė Kosovėn.

Ajete Beqiraj,DW

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org