Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

„Pėrse? Pėr kėnd tė votoj?!“ Kėtė pėrgjigje e dėgjon shpesh nga serbėt e Kosovės, kur bėhet fjalė pėr zgjedhjet. Dyshimi vazhdon tė jetė i pranishėm nė mesin e kėtij komuniteti qė ndodhet mes kundėrshtive. Ndėrkohė qė komunitetet e tjera tek pavarėsia e Kosovės shohin shpresėn e ardhmėrisė, pėr serbėt, me pavarėsinė e Kosovės pėrfundon ēdo gjė.

„Nėse Kosova bėhet e pavarur, s“na mbetet tjetėr veē se tė ikim, sepse… vie nė pyetje mbijetesa jonė! Pėr ēfarė tė votoj? Qė tė behet edhe mė keq?!”-thotė Bogosav Jovanoviē, nga Gorazhdevci, i  papunė cili bashkė me tė ėmėn merr ndihmė sociale nga Serbia.

Gorazhdevci ėshtė fshat multietnik rreth 7 kilometra larg nga Peja, nė tė cilin jetojnė komunitete tė ndryshme: „Kėtu ka nga tė gjitha kombėsitė dhe kalojmė shumė mirė. Nuk kemi probleme dhe secili shikon punėn e vet“- thotė Hidajete Bytyqi, ashkalij nga Gorazhdevci.

Javėn e kaluar, zėvendėskryeadministratori i Kosovės, Stiven Shuk vizitoi fshatin Gorazhdevc, pėr tė inkurajuar serbėt e kėtushėm tė dalin nė zgjedhje. Ndėrsa nė fundjavė, pėrfaqėsuesi i Listės Serbe pėr Kosovėn, Oliver Ivanoviē, iu bėri thirrje serbve tė dalin nė zgjedhje.

Leposava Kollashinac as ka votuar as nuk do tė votojė: “Nuk kam votuar pėr asnjėri, sepse pėr mua nuk ishin tė mire as tanėt. Bile, derisa sa tė shoh se po bėhet mirė, s“do tė votojė pėr njėrin as pėr tjetrin! Ndoshta do tė jetojė edhe pesė vjet apo dhjetė, ndoshta do tė vdes qė tani. Por, ta di se po jetoj. Ta kem lirinė, se pėr popullin me e mira ėshtė liria. Ndėrsa, kjo qė kemi tash nuk ėshtė e mirė pėr asnjėri!“ Leposava Kollashinac nuk do tė jetonte dot nė njė Kosove tė pavarur sepse, “asgjė nuk ėshtė siē ishte dikur”. Por, nuk do tė jetonte as nė Kosovėn e dikurshme!

„Se, asgjė nuk mė ka dhėnė kurrė! Asnje djalė imi nuk ka punuar kurrė nė Kosovė. Dikujt i jepnin kredi, ua ndėrtonin shtėpitė, u jepnin bagėti me nga pesė herė, ndėrsa unė asgjė nga kėto s“pashė asnjėherė me sy. Ajo qeveri nuk ishte nuk mė dha asgjė. As sot nuk ėshtė mirė. Dikush jeton siē nuk ka jetuar kurrė dhe ka tė holla si s“pati asnjėherė. E mua nuk ma dhanė as edhe njė pulė tė ēalė!” 

Sė shpejti pritet tė fillojnė bisedimet e reja pėr statusin e Kosovės. Ata kanė porosi pėr tė dyja qeveritė. „Qė tė merren vesh ndėr vete. Kur tė pajtohen ata, populli do tė pajtohet menjėherė. Se, tė varferit kėnaqen me pak gjė. Janė tė mėdhenjtė qė s“i ngop njeri. Sa mė shumė marrin aq mė shumė kėrkojnė!“-thotė Leposava Kollashinac.

“Qė tė bisedojnė bashkė ditė e natė, Ēeku dhe Koshtunica, Tadiēi dhe Sejdiu e tė merren vesh qė ne tė jemi tė sigurt dhe tė jetojmė nė fqinjėsi me shqiptarėt. Qė tė ikėn njė herė e pėrgjithmonė kjo stuhi frike. Tė fillojmė e tė jetojmė normalisht e nė paqe. Asnjeri nuk duhet tė largohet prej Kosovės. Kėtu jemi me shekuj tė tėrė dhe nuk duhet tė ketė largim!”-mendon Bogosav Ivanoviē.

Ndėrsa Bojana Stankoviē thotė: “Ata qė i kanė ngatėrruar gjėrat, le ta gjejnė fijen. Por, vetėm vrasje tė mos ketė mė! Sepse, nuk do tė shkojnė njerėzit kokė pėr kokė, por do tė pėsojnė tė pafajshmit e fėmijėt tanė“

Ndėrkohė, makina tė KFOR-it dhe tė SHPK-sė patrullojnė papushim nė rrugėn e kėtij fshati multietnik ku dominon pakica serbe. Njė grup burrash rri buzė rrugės nėn hije. Njė ashkalij i vogėl me njė vogėlush shqiptar nė shalė tė biēikletės, ēon para nesh re pluhuri. Nikoqiri serb, na pėrcjell me lutjen t“i gjejmė nuse shqiptare. Restorani pret mysafirė tė tė gjitha kombėsive. E ky imazh ngre pikėpyetje tė njėpasnjėshme: Kush bart pėrgjegjėsinė pėr paqartėsinė e vazhdueshme tė kėtyre njerėzve apo kur do tė zhduket mjegulla qė ka pėrfshirė kėtė pjesė tė Ballkanit?

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org