Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Zhvendosjen e qėshtjes sė statusit tė Kosovės nga Kėshilli i Sigurimit te Grupi i Kotnaktit, autoritetet kosovare e vlerėsuan si njė lėvizje e cila do tė nxjerr qėshtjen e statusit nga bllokada e deritashme. Presidenti I Kosovės, Fatmir Sejdiu: „Ėshtė njė alterantivė qė ne e kemi thėnė gjithmonė, sepse deshėm a s’dedhėm ne, ishte njė bllokim I vazhdueshėm nė nivelin e Kėshillit tė Sigurimit, ku njė vend mund tė ketė tė drejtėn e veto-s. Nė kėtė nivel nuk do tė ketė tė drejtė vetoje. Kėtu, Bashkimi Evropian ka pas njė qendrim korrekt nė mbėshtetje tė pėrbashkėt tė Propozimit tė presidentit Ahtisari, ndėrsa ShBA-tė qėndrojnė prapa qėndrimit tė tyre”. Kryeministri i Kosovės, Agim Qeku: „Ne e kemi paraparė kėtė. Ėshtė parė qartė se pėrpjekjet pėr tė kaluar njė rezolutė nė Kėshillin e Sigurimit me miratim edhe tė Rusise ishte e pamundur dhe thjesht, rruga pėrmes Kėshillit tė Sigurimit ėshtė bėrė e pamundur. Tani ėshtė koha qė tė kėrkojmė rrugė tė tjera, ndėr tė cilat ėshtė edhe Pavarėsia e Kosovės nė koordinim me Bashkėsinė ndėrkombtare”- Kryeministri kosovar, bindjen e tij se Kosova ėshtė e gatshme pėr t'u bėrė shtet dhe ua pėrcolli edhe tė dhjetė kongresistėve amerikanė, tė cilėt tė interesuar pėr vizionin e autoriteteve kosovare pėr tė ardhmen e Kosovės si shtet i pavarur, gjatė vizitės nė disa shtete tė rajonit, paraditėn e sė shtunės arriten edhe nė Kosovė. „Ne iu dhamė argumente tė mjaftueshme kongresistėve amerikanė. Pėr mė tepėr, atyre ua shpėrndamė materjalin „Kosova numėron ditėt e fundit drejt pavaresisė“. Besoj se ky takim ishte njė argument i fuqishėm se Kosova ėshtė e gatshme pėr pavarėsinė dhe nuk ka arsye tė pritet mė“-tha kryeministri i Kosovės, Agim Qeku. „Kosova ėshtė e gatshme qė tė ofrojė edhe argumente tjera, nė kuptimin e konsultave shtesė. Por, ėshtė shumė e vendosur se pavarėsia e saj ėshtė e panegociueshme dhe rrugėtimi ynė nė integrimet euoratlantike ėshtė vizion I qartė, poashtu”-tha presidenti, Fatmir Sejdiu. Takimi i javės sė ardhshme i Grupit tė Kontaktit dhe takimi i Ekipit tė Unitetit me sekretaren e shtetit, Condoliza Rice, pritet qė tė qartėsojė hapat e mėtejmė rreth zgjidhjes sė statusit-deklaruan krerėt kosovarė, tė shtunėn pasdite, para nisjes pėr nė SHBA. „Unė besoj se ne do tė kthehemi nga Uashintoni me qartėsi. Ne po shkojmė atje pėr tė koordinuar veprimet, sepse gjithė ēfarė kemi arritur deri mė tash, e kemi arrit nė partneritet me SHBA-tė dhe me Bashkėsinė Ndėrkombtare. Kete partneritet dėshirojmė ta ruajmė”-tha kryeministri I Kosovės, Agim Qeku, nė Aeroportin Ndėrkombtar tė Prishtinės. „Dihet qendrimi I SHBA-ve dhe angzhimet e saj qe procesi pėr pavarėsimin e Kosovės tė pėrfundojė sa me shpejt. Poashtu, kemi paraysh edhe pengesat e deritashme nė Kėshillin e Sigurimit. Mendoj se do tė procedohet shpejt me njė rrugė alterantive qė Kosova tė bėhet shtet I njohur ndėrkombtarisht. Por, ka rėndėsi angazhimi ynė I pėrbashkėt me SHBA-tė dhe me Bashkimin Evropian qė ky proces tė pėrfundojė shpejt“-tha presdineti Sejdiu. Ndėrkohė qė presidenti I Kosovės nuk dha njė kohė tė caktuar pėr zgjidhjen e statusit, kryeministri i Kosovės, Agim Qeku pranoi se kishte pasur kritika nga zyrat diplomatike, lidhur me deklaratat e tij pėr shpalljen e pavarėsisė me 28 nentor. „Unė kurrė nuk tėrhiqem nga deklaratat e mia. Ne jemi tė interesuar qė ta kemi mbėshtetjen e gjithė faktorit ndėrkombtar. Por, mbi tė gjitha ėshtė populli, janė qytetarėt e Kosovės, janė interesat e Kosovės“. Ndarja e Kosovės pėr kryeministrin Qeku ėshtė qėshtje qė nuk diskutohet. „Ndarja e Kosovės ėshtė opcion i poadiskutueshėm, opcion pamundur dhe nese ndodh kjo, atėherė hapet qėshtja e kufijve nė tėrė Ballkanin“ Por, janė tė mundura bisedimet me Serbinė! „Ka shumė qėshtje tė cilat duhet diskutuar me Serbinė. Kemi qėshtjen e tė zhdukurve, tė fondeve, tė dokumentacioneve, trashėgimisė sonė. Ndoshta kėto mund t’i shrytėzojmė pėr tė vėnė bazat e njė fqinjėsie tė mirė me Serbinė. Ndoshta…“ Me 23 korrik anėtarėt e Grupit tė Unitetit do tė priten nga sekretarja amerikane e shtetit, Condolisa Reis. Mendoj se ka shumė arsye qė me 28 nentor te shpallet pavaresia.Une si kreymsnitr i kushtoj me shuem vemendje popullit dhe jam kryemisntier i qytetareve te Ksoovesd. Ajete Beqiraj,DW |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |